Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:12
Vangjush Ziko


NJERIU, NJË LEGJENDË
(Poezi)

ÇUDI!


Çudi!
Përse çuditesh,o njeri!
T'i s'e kupton atë që di.
Atë që di,nuk e njeh ti.
Nga nata lind dita e ndritshme,
Nga dit'e ndritur,nata pisë.
A ka në botë më të mahnitshme
Se sa e fsheht'e fshehtësisë!?
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:12
PSE SYTË RRJEDHIN LOTË


Pse sytë rrjedhin lotë kur dhemb shpirti?
Pse sytë rrjedhin lotë kur qesh zemra?
Dhe gazi edhe dhimbja, që i cfiliti,
Bashkohen që të dyja në një emër,
Bashkohen që të dyja në një fill
Si drita edhe terri në agim.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:13
DIALEKTIKË


Ti urren.
Patjetër,ke dashuruar.
Pa dashuri,urrejtje s'ka.
Zemra mban më një anë gjakun e kulluar,
Gjysma tjetër të ndoturin shpëlan
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:13
BRENGA


Çdo gjë shuhet e zhuket përfare.
Vetëm brenga nuk humbet asnjëherë.
Porsi gjëmbi i tharë mes arës
Që gërvisht edhe vellon
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:13
FJALËT E PATHËNA


Sa fjalë të pathëna vdesin pa u thënë.
Fjalë që në zemër çelin trëndafilë.
Fjalë që tërë jetën plagë mund të lenë...

Fjalë që në jetë më nuk vijnë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:13
VETMIA


Vetmia s'qenka vetëm heshtje.
Vetmia s'qenka zbrazësirë,
Por një tufan ku ti përleshesh
Me veten tënde dhe hapësirën.
Ku vetëtimat e kujtimeve
Ty syt'e shpirtit t'i verbojnë,
Ku bubullimat e rënkimeve
E bëjnë zemrën të sëmbojë.
Ku ti dhe çmendesh dhe urtohesh.
Ku ti humbet e kthehesh prapë.
Ku ti përmendesh dhe harrohesh.
Ku ti dhe vdes dhe je i gjallë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:14
PROTAGONISTI


Njeriu bëhet protagonist në jetë
Kur lind e klith që ta dëgjojnë.
Pastaj me saze,klarinetë
Kur fton në dasmë ta urojnë.
Dhe kur...kur roli arrin kulmin,
Mbi varr të gjithë i përulen.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:14
DËSHIRË


Ka këmbësorë.
Ka rrëshqanorë.
Ka kozmonautë.
Flitet se ka dhe ufo.
E,mbi të gjithë,një Zot.

Ti,
Ku do deshe të futesh?

Do desha t'isha veç zog.
Të çukisja mbi dhe'.
Të këndoja në qiell.
Të tretesha në Tokë.

Në këtë tonin mauzole.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:14
PAVDEKËSI


E ç'duhet mbi dhe' pavdekësia!

Mikrobi me shekuj rri
Ndrydhur në dherat e ngrira.
Jetoje jetën që ke,
Mos ler'asnjë çast të vdekur.
Pa ç'ka,përmendore në s'ngre,
Me sup mbaj dhe ti këtë shekull.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:14
RRUGA E SË VËRTETËS


Ja,më në fund,ajo që kërkoja!
Ku është gëzimi i madh!?
Sa vjete me rradh'e ëndërroja
Të zbriste në zemër ky gaz.

Njeriun s'e lodhin sëmundjet dhe jeta.
As lufta që iku,as kjo që vjen pas.
Të lodhka më shum'e vërteta,
Rruga e gjatë e saj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:14
ROSINANTI


Qyshmot.
Gjer sot.
Po kullot
Mbi varr'e tët zot
I lidhur pas ushte t'rrëxhosur...

Sa Don Kishotë
Ke varrosur?
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:14
DUSHKU


Dushku thinjet,por s'e humb hijen.
I zverdhen gjethet,por nuk i bien.
E pret dëborën.
Duron stuhinë.
Dhe pret pranverën prapë t'i vijë.
E rrëzon ndryshkun e vet të vjetër
Kur gjth'e re e rinis jetën.

Dudhk e Njeri,një legjendë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

prej Mon 15 Nov 2010 - 18:15
EVERESTI


Çdo dhomë e ka një tavan.
Qielli ka kuben'e tij.
Njeriu lind,bëhet i madh.
Çdo pemë ka një lartësi.

Veç lartësinë fara s'e di.
Fëmija shtatin dot s'e mat.
Qielli tretet në kaltërsi.
Çatia ngrihet përmbi tavan.

Mjerë,kush thotë:gjer këtu!
Mjerë kush kokën e përkul.
Dhe Everesti do ishte xhuxh
Po mos e ngrinte qiellin me sup.
Sponsored content

default Re: NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi