Share
Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Shqiperi NJË SHEKULL DRITË RRUGËTON PËR NË VLORË

prej Thu 22 Nov 2012 - 13:39



Shkruan;Shaban Cakolli

Populli shqiptar në këtë nëntor të madh ka ndie krenarinë më tepër se kurrë më parë.Përveç veprimtarive të tjera.kujdesi më i veçantë iu është kushtuar shënimit,përkujtimit dhe festimit të ngjarjeve,figurave

datave dhe përvjetorëve të mëdhenj kombëtar.Shënimi i 28 Nëntorit-ditës së flamurit kombëtar,të çlirimit të shtetit shqiptar nga hordhitë nazi-fashiste,traditë kjo e mbarë shoqërive shqiptare,është pasuruar

nga -viti në vit,por nuk mbahet mend të ishte ndonjëherë më madhështor se këtë herë.Jo vetëm Shqipëria dhe Kosova,po edhe gjitha viset ku jetojnë shqiptarët në atdhe e mërgatë,janë veshur me petkun kombëtarë

Ata me vullnetin dhe mençurinë e tyre po i bëjnë nderë Shqipërisë dhe vetes krenarinë me emrin shqiptar.Kjo ka rëndësinë e veçantë në vete,nga se kaluan vite e vite,kur ky popull liridashës,i ndarë padrejtësisht,

festuan këtë shenjëtri të madhe fizikisht të ndarë me forcë,por shpirtërisht gjëthnjë të bashkuar.Ky nëntor i shenjtë për shqiptarët është me rëndësinë më të madhe historiko -kombëtare,sepse është arritur

me gjak e sakrifica,me përpjekëje shekullore,me luftën e drejtë e të vështirë të popullit të pamposhtur shqiptar kundër pushtuesve deri më 1912,kur u kurorëzua me fitore.Qeveria e Vlorës në plan të parë

kishte interesin gjithëkombëtar dhe se bëri përpjekjet maksimale të krijonte shtetin etnik e të pavarur shqiptar,me një pavarësi të plotë shqiptare me kufijt historik ,etnik dhe gjeografik të Shqipërisë.

Tjetër gjë ishin pabesitë,padrejtësitë që na i bënin pushtuesit si Sërbia,Mali i Zi,Bullgaria e Greqia,të cilat me ndihmën e Fuqive të Mëdha na e rrëmbyan pjesën më të madhe të teritorit të sapoçliruar të

Shqipërisë.Shqiptarët kurrë nuk u pajtuan me këto padrejtësi,nuk u pajtuan sepse në gjirin e vet kishin atdhetarë të shquar,të cilët duke parë rrezikun që i kanosej atdheut të tyre prej monarkive shoviniste,

përcaktuan masat që duhej marrur për shpëtimin kombëtarë.Krahas veprimeve mbrenda vendit,gjëthnjë rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe atdhetarët shqiptar që ndodheshin jashtë vendit.



U desh shumë mund,sakrifica,luftë e gjak nëpër këtë shekull,kur shqiptarët e pushtuar u mblodhën të bashkuar rreth një Lëvizje dhe kushtrimin e Lirisë e çuan në çdo shtëpi shqiptare.

UÇK-ja ia doli të tuboj në gjirin e vet popullin e etur për liri,me veprimtarinë,përpjekëjet,flijimet,qëndresën dhe tërë qenien e tyre,ia dolën që edhe Kosovën të e lirojnë nga thembra pushtuese.

Dëbimi i Sërbisë fashiste nga trojet tona,hapi ura e autostrada,mundësi që shqiptarët të bashkohen jo më vetëm shpirtërisht,por fizikisht pranë njëri tjetrit,në veprimtari kombëtare,festa e gëzime e çështje

të mëdha.Shqiptarët edhe më tej janë të zgjuar,në përpjekëje të madhe drejt rrugës të qëndresës e të nderit kombëtar deri në çlirimin e plotë të tokave tona të zaptuara nga shovinistët fqinj.Meodomos

do të vij dita kur shqiptarët në mes vete nuk do të kenë mure e kufij,do të jenë të fortë e të bashkuar,të lumtur e të pandikuar nga të tjerët.Kjo do të kërkoj edhe më mund e sakrifica,por për çështjen madhore

nuk ka munguar e nuk do të mungoj gatishmëria,sepse foleja shqiptare gjithnë rritë njerëz të guximshëm për çështjen tonë,të preokupuar për te,vigjilentë e të zjarrtë,gjithnjë të fortë e të papërkulur,që u rrahë

zemra për çlirimin e bashkimin kombëtar,siç i rrihte zemra e madhe e birit të madh Ismajl Qemajlit dhe veprimtarëvbe që e rrethonin nga të gjitha viset shqiptare.Sidoqoftë sot më tepër se kurrë shqiptarët

po ia dalin të bashkohen në shumë veprimtari,por bashkimi më masiv po ndodhë në këtë muaj të shejtë të nëntorit.Ky Nëntor i shenjët po përmbyllë njëqindvjetorin e kurorëzimit të fitores së shqiptarëve,ditës

së çlirimit të Shqipërisë dhe ngritëjes së Flamurit kombëtarë në Vlorë nga i madhi Ismajl Qemajli,i cili në këtë ngjarëje madhore rrethohej nga burra të guximshëm e vigjilent të mbarë hapësirave shqiptare.

Për nderë të kësaj çështjeje madhore në Shqipëri,Kosovë dhe gjitha trojet shqiptare dhe në mërgatë kudo që jetojnë shqiptarët,janë ushtruar shumë veprimtari me rëndësi të mëdha kombëtare.

Veprimtarët tanë kombëtar,akademik,shkrimtar e poet,artist e piktor,këngëtar e sportist kanë përfaqësuar me libra,poezi,këngë,filma,sport me petkun e tyre shtetin e tyre shqiptar në njëqindvjetorin e

pavarësisë.Veprimtarët tanë kanë përkujtuar strategët e tyre të shquar,u kanë ngritur shtatore fytyrave të ndritshme të cilat bënë historinë tonë,u kanë kënduar këngë atyre dhe Shqipërisë,kanë bërë filma për historinë

shqiptare,kanë shkruar libra për çështjen madhore dhe kanë ndier krenarinë e tyre që janë shqiptar.Nuk ka dyshim se shpirtin e kombit e ka në mbajtur gjallë veprimtarët kombëtarë dhe krijuesit.



Në jetën e shqiptarëve pushka dhe pena kanë qenë armët më të forta të kombit dhe asnjëherë nuk kanë qenë të ndara njëra nga tjetra.Megjithëate pushka ka garantuar lirinë e penës dhe të shkollës,kurse pena

ka frymëzuar dhe ushqyar luftëtarët dhe kombin me dashuri për atdheun,kombin dhe shkollën.Këtë e kanë dëshmuar Rilindas të shquar kombëtar dhe strateg të cilët asgjë më të shejtë se atdheun dhe kombin

nuk kishin.Në Gjermani prej vitesh vepron Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar(LSHAKSH),Lidhje kjo e cila ka shënuar mbarësi dhe të arritura të një rëndësie të dorës së parë në forcimin e unit-

etit shpirtëror kombëtar,në kultivimin dhe pasurimin e gjuhës,konsolidimit të identitetit tonë kombëtarë,përparimit shoqëror-shpirtëror,e cila në mesin e vet bashkon shqiptarët e të gjitha trevave.

Më se njëqind shkrimtar e poet,në këto vite të veprimtarisë në mërgim,kanë botuar e promovuar qindra libra në prozë e poezi,kanë promovuar qindra vepra të tyre,janë futur në shumë antologji me rëndësi

kombëtare si Asht e Gjak Arbërie,Trinomi i Lirisë,përkushtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës,e shumë të tjera.Për nderë të këtij njëqind vjetori të Pavarësisë LSHAKSH nga Gjermania,rrugëton

me një antologji historiko-kombëtare "NJË SHEKULL DRITË" drejt Vlorës heroike.


Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe Shtetit të Ri Shqiptar, shtëpia botuese “ADA”, nxjerr në qarkullim albumin poetik “Një shekull dritë“, përgatitur nga Hasan Qyqalla tani kryetar i LSHAKSH

me redaktim nga Demir Gjergji. Njëqind poetë nga diaspora me 100 poezi plot ndjenja krenarie për atdheun e tyre, Shqipërinë dhe shqiptarinë, kudo që ndodhet nëpër botë.

Të shtunën, me datë 24 nëntor, ora 18, në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, organizohet paraqitja e këtij libri, me pjesëmarrjen e personaliteteve shtetërore

nga Shqipëria dhe Kosova, poetë autorë të librit dhe miq të tjerë.Kjo antologji historiko-kombëtare,vjen nga mendimtarë që dalin nga gjiri i kombit,që punojnë e veprojnë për të mirën e tij,që asnjë çast

nuk e kanë rreshtur punën e tyre për ngritjen e vetdijes kombëtare,për kultivimin dhe pasurimin e letërsisë kombëtare.Shkrimtarët dhe poetët në mërgim,nuk janë ata krijues që banojnë në kopshtin e parajsës

si mendojnë disa.Krijuesit në mërgim,përveq punës të mundimshme,të nxjerrur nga muskujt dhe djersa,të frymëzuar nga idetë e reja të lirisë kombëtare,nga dashuria për një komb të lirë e të bashkuar,gjumin

nuk e bëjnë gjumë,duke u përpjekur me veprimtarinë e tyre duke synuar ngritjen e vetdijës kombëtare tek çdo shqiptar,krijimin e një uniteti të brendshëm kombëtar,krijimin e gjeneratave të reja që nesër do të

i shërbejnë çështjes madhore,me punë e dëshmi botojnë libra duke nda kafshatën e familjes për të botuar libra,duke përhapur arsimin shqip tek fëmijët tanë që jetojnë në mërgatë,etj......Këta janë atdhetarët

intelektual të kohës,që thellohen në kërkimin e pasurimit të gjuhës sonë amtare,për të e folur e shkruar drejt,për të mbrojtur fëmijët tanë në mërgim nga asimilimi,për të pasqyruar drejt kulturën tonë kombëtare

para popujve ku janë të strehuar.Po,është detyrë e shkrimtarit e poetit të mirëfillt nga se populli ynë në rrethana e kushte dramatike e ka ndjerë gjuhën amtare si diçka e pandarë nga qenia e vet,me te ka shprehur

,personalitetin e tij,mendimin,vullnetin e veprën e tij,gëzimin,dhimbjet,ëndrrat,dashurinë,poeti dhe dijetari ynë në mërgim nuk ia lejon vetit të flasin gjuhën amtare me zemër të ftohët.Detyrë e jona kombëtare

e krijuesve,veprimtarëve,intelektualëve e fëmijëve në mërgim është të jemi pjesë e pandarë e jetës shqiptare,datave dhe ngjarjeve të shënuara,përkujtimi i figurave të shquara të kombit dhe për të gjitha

këto duhet të shkruhet e këndohet.Ne mërgimtarët veprimtar e krijues,jemi shumë krenar që këtë vit do të festojmë me të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe viset tjera shqiptare,njëqindvjetorin e pavarësisë

së Shqipërisë,të cilin pak vite më parë një bashkim të tillë e mendonim vetëm si një ëndërr.Jemi krenarë që si LSHAKSH nga Gjermania,antologjia jonë poetike,historiko-kombëtare"NJË SHEKULL DRITË",po rrugëton

në Shqipëri dhe hapësirat shqiptare.Pena jonë në këtë njëqindvjetor do të prezantoj para vëllezërve e motrave shqiptare,mesazhet e krijuesve të mërguar,frymëzimet dhe ushqimet me dashuri për atdheun,

kombin e shkollën.Veprimtaria e mërgimtarëve tanë,përpjekjet,flijimet,qëndresa dhe tërë përkushtimi dhe jeta e tyre është e lidhur ngusht me themelet e atdheut dhe kombit.



Mërgimtarët tanë krijues me veprën e tyre"NJË SHEKULL DRITË" do të rrugëtojnë krenar drejt vendeve të shqipeve,do të kenë mundësinë të shtrëngojnë duart,të i hudhën në përqafim vëllezërve e motrave,të thonë

atë që nuk kanë mundur të e thonë për një shekull,patjetër do të kenë emocione,përmallime e rrjedhëje lotësh,por nga krenaria,gëzimi e çmallja.Nuk do e kenë rastin të rrugëtojnë drejt atij vendi të shenjët

të gjithë krijuesit mërgimtarë,disa do të i pengon gjendja shëndetsore,disa puna,disa gjendja materiale,por dhjetëra mërgimtarë do të jenë atje,si Hasan Qyqalla,Dibran Demaku,Sevëme Fetiqi,Sadik Krasniqi,

Mentor Thaqi,Fran Tanushi e shumë të tjerë....Ata do të përfaqësojnë LSHAKSH,mesazhet e fuqishme shpirtërore të krijuesve në mërgatë dhe ne jemi krenar për rrugëtimin e tyre në këtë ditë të shenjët

historiko-kombëtare.Atje mërgimtarët tanë krijues do të shpalosin botën e tyre shpirtërore mes vargjeve,para vëllezërve në atdhe.Ky libër i bukur historiko-kombëtar,i cili ndritë në shiqimin e kopertinave

të tij,ka një brendi të pasur në njëqind poezitë kombëtare,ku ngritën figura të ndritshme kombëtare të cilat me punën e palodhshme për çlirimin e atdheut morën pavdeksinë.Temë qenësore e antologjisë

prekë veprimtarinë,përpjekjet,flijimet,qëndresa e njerëzve madhor të çlirimit të tokave të Shqipërisë.Njëqindvjetori i pavarësisë,pasurohet me këtë libër historiko-kombëtarë"NJË SHEKULL DRITË",ku

pasqyrohen vargje që frymëzojnë atdhedashuri,bashkim,vëllazëri,krenari dhe njerëzi.Nga ky libër do të dalin mesazhe të fuqishme,por të ua lëmë shpalosëjen dhe deklamimin,atyre që kanë marrë këtë

rrugëtim për të promovuar"NJË SHEKULL DRITË",në Shqipëri,Kosovë ,e gjetiu ku jetojnë shqiptarët.Shqiptarët e bashkuar në këtë festë madhore na bëjnë të ndihemi krenarë që jemi shqiptarë.Jemi të vetdijshëm,

që populli ynë edhe më tej mbetet i coptëzuar,nën themrat e të huajve,se ne shqiptarët kemi edhe shumë për të bërë për çështjen tonë dhe asnjë moment nuk duhet shmangur nga rruga e nderit dhe qëndresës

deri në çlirimin e plotë të tokave tona të zaptuara nga shovinistët fqinj.Ky çlirim dhe bashkim kombëtar patjetër do të ndodhë,por për këtë duhet kushtrimin e lirisë të e çojmë në çdo shtëpi shqiptare.

Atëhere do të jemi të bashkuar,të fortë,të pavarur nga të tjerët dhe nuk ka forcë që do të na ndajë.




Gëzuar festat e Nëntorit Nënë Shqipëri dhe populli ynë i dashur e i mrekullueshëm kudo që jetoni dhe veproni.


shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Shqiperi Re: NJË SHEKULL DRITË RRUGËTON PËR NË VLORË

prej Thu 22 Nov 2012 - 14:12
LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR NË GJERMANI(LSHAKSH)

Shkruan: SHABAN CAKOLLI




Nëse vetë jeta sociale, politike, kulturore kërkon disa modele të mira për t’u ndjekur, janë pikërisht shkrimtarët ata që duhet të shihen si modelet më të mira të përdorimit të gjuhës. Sot e dje. Sot e nesër
. Ne kemi shumë përvojë të mirë të një aradhe shkrimtarësh e poetësh që e kanë bërë mirë këtë gjë. Noli, Konica, Kuteli.
Kadareja, Agolli, Shkreli,Podrimja,mbeten modele ,përfat, për të më të rinjtë krijues,sot me një vullnet të pashoq po ndjekin rrugën e tyre,për të dhënë shkëndija në gjuhë,art dhe kulturën kombëtare.


Të jesh shkrimtar është diçka e shejtë,dhunti e dhuruar nga natyra dhe ushtruar nga intelegjenca.
Shkrimtarët nuk janë ndryshe nga të tjerët,por kanë një kureshtje të hyjnë në botën e të tjerëve, kurse lexuesit e vemendshëm kanë qëllim që mes leximit të njohin botën e shkrimtarit.
Shkrimtar do të thotë;të ushtrosh analizë në botën e arteve,rrugë e dëshiruar por edhe e vështirë, sepse në këtë rrugë mund të hapëroi deri në majë,por jo rrallë dikush nuk ngjitet por dështon në mes të rrugës.
Synimi i shkrimtarit është të kapë botën letrare në hap me kohën ,në këtë rast krahas me letrarët modern europian.Për të arritur këtu çdo hap është një provë,nevojiten fusha kërkimore,hulumtime të mundimshme në këto fusha,por hulumtimet e vemendshme
të peshuara mirë japin fryte të shëndosha arti,që për çdo krijues që kapë këto fryta,mundi i tij shpërblehet.
Aspirata,ëndërra e lakmi,për një autor të kërkuara me ngulm,të arritura me mund,por të ndërtuara me themele të forta që nuk rrënohen,janë mrekullitë e punës të një krijuesi të fuqishëm.
Kryeveprat më të rëndësishme të krijuesve shqiptar,vijnë kryesisht në kohë të vështira,kohë vëlimesh e diktaturash,ku nga përvojat e dhembshme dalin derdhëje të intelektualitetit të fuqishëm.
Kohë të tilla të vështira thuajse më së tepërmi kanë përjetuar krijuesit dhe artistët tanë të të gjitha fushave të arteve.Eh,duke krahasuar ato kohë të hidhëta,nevojë e autorëve e domosdoshme ishte
të bashkëpunoi me vetveten,që asnjëherë të mos lë në harresë gjërat që duhen të rikthehen.
Neve dashamirëve të fjalës së shkruar,që fati i keq na përplasi rrugëve të mërgimit,shpesh na mungojnë na mungojnë tituj ve
prash nga autorët e vendlindjeve tona,tituj që do të duhej të i lexoj çdo lexues i vemendshëm dhe i etur për të lexuar libra vlerash.
Eh,po nga dëshira për të lexuar,ne lexojmë dhe shpesh kapërdijmë çfardo tituj që na bien në dorë,fundja më mirë të lexojmë,sesa të mos lexojmë fare
.Çdo rrugë ka fshehtësitë e veta,por poezia është fshehtësia e çdo rruge,por interesimi i lexuesit arrinë të zbuloi këto fshehtësi!Për këtë unë them se komunikimi mes lexuesëve shpesh të sjell te vlerat
edhe kur nuk të shkon mendja fare,se do të gjejshë ate që e dëshiron.Pikërisht më se e nevojshme për të pasur në mesin e tyre një Lidhje Shkrimtarësh,kishte mërgata shqiptare e shkapërderdhur rrugëve të Evropës,nga dhuna që i shkaktoj pushtuesi shekullor
i cili kishte po këtë qëllim:të na humbë gjuhë,kulturë dhe identitet.Para gjashtë vitesh,shqiptarët që jetojnë në Gjermani,me iniciativën e një veprimtari të kombit,mjeshtrit të penës,veprimtarit të çështjes kombëtare,të burgosurit politik,luftëtarit të lirisë,
i cili me penë,pushkë e burgje mbrojti gjithçka shqiptare z.Martin çuni,filloi nisma për themelimin e një Lidhje Shkrimtarësh në Gjermani.Rreth Martin Çunit u bashkuan krijues,intelektual,njerëz të penës,arsimit dhe kulturës.Qëllimi ishte i qartë:Fillimisht
të punohet me rininë,të kontribojnë te ata ruajtëjen e ndjenjave kombëtare,përvetësimin dhe pasurimin e gjuhës amtare tek të rinjët,mbrojtëjen e kulturës dhe traditës kombëtare tek të rinjët,të cilët në filizat e parë të rinisë kishin nisur jetën e tyre në
dhena të huaja.Fillimisht kjo nismë u muar në kushte mjaft të vështira,por me vullnetin e pashuar dhe përkushtim gjithçka funksionoj.U emërtua Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar(LSHAKSH) nga se kishte qëllim bashkimin jo vetëm
të shkrimtarëve,por edhe të artistëve të të gjitha arteve,si:piktorë,aktorë,muzikolog,gazetar,por duke mbajtur gjëthnjë pranë vetes nxënësit e shkollave shqipe,duke punuar me ta,duke i aftësuar ata për gjithçka shqip,çka edhe ishte qëllimi ynë kryesor.
LSHAKSH,u regjistrua tek organet gjermane dhe nisi punët e saja me shumë vështërsi:pa lokal të vetin,duke udhëtuar prej një landi në landin tjetër,shumëkush duke udhëtuar me qindra kilometra për një takim,por vullneti dhe puna e mirëfilltë kaloj
çdo vështërsi.LSHAKSH,punon me një fond mjaft të ulët,i tërë fondi vjen nga antarësia,por asnjëherë nuk ishte në pyetje paraja,mbase shumë nga krijuesit paguajnë nga gjepi i tyre,vetëm puna të ecën me sukses.Megjithatë krijuesit ndihmojnë njëri-tjetrin
për të përmbushur detyrat e caktuara,por duhet vequar dy krijues të cilët Martin Çuni i kishte krah në aktivitetet e tij,janë këta Hasan Qyqalla dhe Pal Sokoli.Para pak muajsh u zgjodh udhëheqja e re e LSHAKSH,ku si kryetar i lidhjes u zgjodh Hasan Qyqalla.
Hasan Qyqalla shquhet ndër krijuesit aktivi cili veq intelegjencës që ka,ka dëshmuar me vepër në organizimet e LSHAKSH,se është gjithmonë aty ku e kërkon gjuha,kultura,arsimi,miqësia,ku e kërkon nderi i kombit dhe atdheut,andaj u zgjodh me pëlqimin
njëzëri të mbarë LSHAKSH.LSHAKSH,përveq që ka shtruar sofrën kombëtare të dijes,kulturës,traditës e artit,në mes trojeve të Europës,ka mbajtur gjallë dhe sukseshëm bashkëpunimin edhe me krijuesit e hapësirës mbarëshqiptare në Kosovë,Shqipëri e gjetiu.






Hasan QYQALLA u lind më 8 janar 1961 në Bardh të Madh, komuna e Fushë Kosovës.Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë
. Me shkrime merret që nga viti 1976, kur botoi poezin e parë në revistën "Shëndeti"!
Ka botuar në shumë gazeta e revista të kohës. Herë pas here ka bashkëpunuar edhe me mediat vizuale. Që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani. Gjer më tani ka botuar
dhjetëra vepra,"Dua të vdes shqip" botuar nga "Spektri" , Prishtinë 2004; "Robi i Lirisë" botuar nga "Mërgimi A&B", Biblioteka "Salloni poetik" Tiranë-Prishtinë-Gjenevë 2007,; "Prekja e ëndrrës" botuar në "Globus R",
Tiranë 2009,etj::::: si dhe ka dy përmbledhje në shtyp, dhe një roman.







veprimtaria e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani është mjaft e ngjeshur dhe e begatë. Organizuam shumë promovime Titujsh e autorë të rinjë letrar, pastaj organizuam hapje ekspozitash nëpër qytete të ndryshme
Manifestime poetike që u bënë tradicionale, si p.sh. Takimet ”Azem Shkreli”, ”Pavarësia e Kosovës”, pa harruar ”100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës”, nxjerrjen në dritë të revistës ”Muza Shqiptare”, botime të përbashkëta me krijues, etj… gjer tek Antologjia ”Trinom i Lirisë”,
që botuam në 30-vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gervallës dhe Kadri Zekës… Projekti ynë për t’ardhmen është bërë, ndërkaq e para është Regjistrimi i Shtëpisë sonë botuese, karshi kërkesave të nevojshme dhe ristrukturimi i krijuesve në nivel të mërgatës shqiptare për Europë…
S’do harruar edhe punën që jemi duke bërë aktualisht për nxjerrjen e një Antologjie “NJË SHEKULL DRITË”, në vigjilje të 100-vjetorit të Shpalljes së Mvetësisë së Shqipërisë,…Të gjithë shqiptarët që duan me zemër kulturën si dhe ata që e kultivojnë kulturën tonë kombëtare
ndihen të kënaqur me këto shkëndija që ndriti LSHAKSH në mqrgim,kurse Hasan Qyqallën e shohin si një yll kulture,i cili në mendëjet e tij ka hartuar edhe shumë projekte të cilat do i shpalos dhe i vë në jetë me krijuesit e LSHAKSH në Gjermani.Mërgimtarët që në zemër kanë
atdheun,kombin,gjuhën,kulturën,historinë kombëtare,pamarrë parasyshë në çfarë vende të botës jetojnë,ata jetojnë shqip dhe veq saj i sjellin nderë dhe krenari,atdheut dhe kombit të vet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi