Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT Empty LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT

Thu 22 Nov 2012 - 14:08
Message reputation : 100% (1 vote)
LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT

Shkruan:Shaban Cakolli




Është ky nëntori i shejtë,i cili po përmbyllë një shekull veprimtarie,ku populli ynë liridashës bëri luftëra të mundimshme e të pandërprera,me shumë viktima e flijime,për të rifituar lirinë e humbur,të cilën pushtuesit
e etur për të gllabëruar Shqipërinë,me ndihmën e Fuqive të Mëdha,ia dilnin të na mbanin të pushtuar..Këto luftëra të pandërprera heroike shqiptare,ia dolën të kurorzojnë një gjysmë fitorje me 1912.
Kjo është një fitore e shejtë për shqiptarët,nga se ata e dijnë se po deshëm të jetojmë të lirë,të pavarur,pa të huajin mbi kokë,kjo rrugë e mundimshme duhet të vazhdojnë edhe më tej.
Saherë duam të njohim këtë realitet,duhet të shpalosim ngapak historinë,aty do të njohim ngjarëjet e mëdha të historisë sonë të përgjakshme.Megjithatë ishim në një kohë të ligë,të ndrydhur përtokë
nga një armik i ndyrë,i cili na diktonte në çdo porë të jetës,na diktonte edhe në shkrimin e historisë kombëtare!Një armik sllav i cili kishte filluar të kalbej në mëlqi nga të bëmat çnjerëzore,po mundohej
të gjente shërimin,me propagandën e bashkëjetesës,vëllazërim -bashkimit,mes të cilave na kufizonte çdo hap,na ndiqte,vriste dhe burgoste,me pretekstin se po shembnim vëllazërim-bashkimin.
Brenda këtij shekulli,nga gjiri i popullit tonë dolën strateg të shquar të cilët me luftën e mençurinë e tyre,i dhanë nderë Shqipërisë dhe madhështuan emrin shqiptar.Megjithatë,në ato rrethana,pasqyrimi
i këtyre strategëve në histori ishte i vonuar,madje të rrallë ishin historianët tanë të cilët kishin guximin të i pasqyronin.Shumë më herët para historisë,pasqyrimi i këtyre strategëve është bërë përmes këngës,ku
nëpër gurra këngësh u përjetësuan Gjergj Kastrioti,Ismajl Qemali,Luigj Gurakuqi,Isa Boletini,Azem e Shotë Galica,Bajram Curri,Mulla Idriz Gjilani,Shyt Mareci,Idriz Seferi,Ramiz Cërrnica,Adem Jashari,Zahir Pajaziti,
Agim Ramadani,e shumë të tjerë........Rrapsodët tanë nuk ua falën këngët,por gjetën prova të mëdha për këta prijës të famshëm,të cilët nuk ndryshonin nga të tjerët,që lindën nga i njejti gji i popullit,jetonin dhe
frymonin me popullin,por famën,pavdeksinë ua dha dashuria për atdheun,kombin dhe lirinë.Këngëtarët tanë një kohë nuk ishin të shkolluar,nuk dinin të shkruanin e kompononin tekste këngësh,po kishin
dashuri për atdhe e komb,i nxirrnin me zgjuarësi këto vargje,i këndonin pandërpre për të mos i harruar,apo i merrnin nga populli,por që i këndonin me shpirt dhe i ngulisnin në zemrat e brezave.Sido që ishte
këto figura në këngë të këtyre cikleve heroike me një brendi të dhimbshme,ndjenja mallëngjim,karakteri i tyre i theksuar mbetet epiko-lirik,motiv i cili është shumë i kërkuar dhe jeton në popull.
Shumë rrapsod tanë e kanë bërë me mjeshtri përjetësimin e heronjëve në këngë.Viteve të njëzeta,rrapsod të pashkolluar,duke u krenuar me heroizmin e trimave tanë,nxorën nga shpirti i tyre këngë të cilat
kanë jetuar dhe do të jetojnë nëpër shekuj.Në vitin 1913, një delegacion shqiptar i kryesuar nga Ismajl Qemajli dhe Isë Boletini shkuan në Londër për të protestuar kundër Fuqive të Mëdha që coptonin Shqipërinë.
Sa bukur i kanë kënduar rrapsod pas rrapsodi,trimërisë së tyre,ku Isa Boletinin nuk kishte Ministri që ia dilte të ia heq armët nga brezi.Kënga është kënduar:
Në Atë Lima,shkrepave të Shqipërisë,ku Isa Boletini i kundërshton kështu Lordit anglez:

Kemi ardhur ne këtu me halle
pse na i ndani tokat Shqiptare?
Se Shqipëria,është ai dhe
ku ka lindë trimi Skënderbe
le të e dijnë çdokush në botë
Komb më të vjetër se ne,ska në Evropë..
Për një qëndresë të tillë,është kënduar edhe kënga:Ministrit në Londër shkuan e i thanë,ku Lordi duke ndier vetin krenar,se kinse ishte i pari në Evropë,i cili paska arritur të ia heq armët Isës,merr këtë
përgjigjeje nga Isa:

Sa për rregulla i zbatova
njëren arme e dorëzova,
por këtë tjetrën,prej brezi se nxora
Mos besofsh po ta tregoj
te shtatë plumba i mbanë në gojë
Ismajl Qemajli vet mu ma dhuroj
Isa Begu si vetëtima
nxor koburen me dy brina
Lordi plak,u shtang në vend
ulu i thotë shqiptar,të bëjmë kuvend.

Rrapsodët tanë edhe pse nuk ishin të shkolluar atë kohë,me dashurinë e tyre shpirtërore u kanë kënduar,i kanë jetësuar dhe ngulitur në histori dhe zemër të popullit.
Të tillë ishin rrapsodët Riza Bllaca,Salih Krasniqi,Sefë Mleqani,Dërvish Shaqa,që me shumë dashuri i jetësuan mes këngëve qindra strateg të popullit tanë.Më vonë për fat të mirë,erdhi koha kur rinia jonë
mori hapa në arsim,i mësuan gjërat më drejt dhe më për së afërmi,u shkruan vet dhe komponuan këngë,i futën në poezi,këngë e histori.Këto këngë janë kënduar nga këngëtar të njohur si:
Demir Krasniqi,Rifat Berisha,Bajrush Doda,Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Sali Mani, Shaqir Cërvadiku, Violetë Kukaj, Manjolla Nallbani, Arif Vladi, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Dava Gjergji etj.,,,,,,,
Për atë që jemi ne dëshmitarë,kohën kur nga gjiri i popullit lindi UÇK-ja, janë kënduar gurra të pashterrshme këngësh si për Adem Jasharin,Zahir Pajazitin,Fehmi e Xhevë LLadrofcin,Agim Ramadanin
e shumë të tjerë,kurse më të rralla ishin këngët për të rënët e viteve të dyzeta.

Demir Krasniqi është njëri ndër këngëtarët më të paepur,i cili në krijimtarinë e tij ka më se katërmijë këngë të vetat dhe po aq të mbledhura nga hapësira shqiptare,ku pjesa më e madhe iu është kushtuar strategëve tanë.

Nuk ka dyshim se kënga e popullit ka luajtur dhe luan ende një rol të rëndësishëm në etapa të caktuara të historisë së kombeve, si në forcimin e vetëdijes patriotike ashtu edhe në mobilizimin
e masave të gjëra për t’u bërë ballë rreziqeve dhe katastrofave,Demiri dha tërë të munduren nga vetja,duke i vënë dëshmorët në qendër të krijimeve të veta, si këngëtarë
u kujdes që theksi kryesor të vihet mbi idenë patriotike si dhe mbi aspiratat shekullore të popullit shqiptar ndaj lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar.
Mesazhi i këngëve të këtij cikli edhe një herë prekte në ndërgjegjen e kombit të ndarë me dhunë:Demir Krasniqi,ka bërë dhe po bënë një punë të madhe,punë jo materialiste por kombëtare,për të ndritur
historinë kombëtare mes shkrimeve dhe këngëve,duke hedhur dritë mbi figurat kombëtare,për bijët e shqipeve të vendosur në kërkesat e tyre për liri e bashkim.Figura e strategut jetësohet vetëm kur të portretizohet
drejt,ky jetësim mes këngës.,kërkon mund,kujdes,vullnet,mjete materiale,intelegjenë,të cilat Demiri i posedon,nuk ka kursyar as mund,as djersë,as para,kur në pyetje ishte kombi.Në krijimtarinë e tij pesëdhjetë
vjeçare,nuk ka kursye asgjë nga vetja për të hedhur dritë reale,mbi figurat më të ndritshme të kombit,të cilat u shkrinë për diçka të lartë,të shenjët,të domosdoshme që koha na e shtronte dhe kërkonte prej nesh.

Ai këto figura i ka jetësuar në këngë,poezi,libra nga të cilat ka shkruar mbi njëzet,por që edhe dhjetëra të tilla nuk e kanë parë dritën e botimit,nga se Demiri nuk ka më mjete materiale për të derdhur mbi to,kurse për fat të keq
të rrallë janë sponzorët që ofrojnë mjete për libra!Demir Krasniqi ka një reportuar të gjërë këngësh,kushtuar figurave tona kombëtare,Ramiz Cërnicës,Mulla Idriz Gjilanit,Idriz Seferit,Isa Boletinit,Afrim Zhitisë e
Fahri Fazliut,Shyt Marecit e Kadri Zekës,Agim Ramadanit,Fazli Grajçefcit, e shumë figurave të shquara kombëtare,ku figurën e tyre e ngritë çiltër,drejt,pa hiperbolizime,duke kënduar veprat e tyre,frymëzon
brezat,i njofton ata me qëllimin e veprimtarëve tanë,të cilët në futjen në luftë për çlirim,ishin përcaktuar për liri ja vdekje,se në log të mejdanit nuk kishin vend frazat e thata,por veprat konkrete.
Demir Krasniqi,me këngët e tijë për veprimtarët kombëtarë, ndritë figurën e tyre,qëllimin e tyre të shejtë,të cilët rrugën e lirisë kombëtare nuk e kishin nisur rastësisht,se armët që i kishin ngritur mbi supe,nuk
do ua ulnin tytën e tyre,deri sa rrugën e lirisë kombëtare të e qojnë në vend,duke paguar ate me çmimin e gjakut,por duke bërë publik edhe amanetin e tyre për të vazhduar rrugën e lirisë.Si të tilla të ndërtuara.
këngët kombëtare të Demir Krasniqit,janë histori në vete,frymëzim brezash,të dashura për të i dëgjuar dhe nektar nëpër breza.Këtë muaj të shejtë të nëntorit,nga veprimtarë,krijues,këngëtar,poet,shkrimtar,
historian,po organizohen tubime të nduarduarshme për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,ku po kujtohen e nderohen figura të ndritura të kombit,ndër të cilat edhe Ramiz Cërnica e Shyt Mareci,
figura këto që deri më tani janë përmendur fare pak,apo nuk kanë guxuar të përmenden fare.Pasi këto ditë do të nderohet edhe figura e tribunit Shyt Mareci,për të cilën publikisht po flitet për herë të parë,e ku
mendohet se edhe nuk janë dhënë ndriçime të mjaftueshme për te,ne për lexuesit po sjellim një këngë për Shyt Marecin,ku Demir Krasniqi përshkruan ndritshëm figurën e tij.

Demir Krasniqi - Kenge Per Shyt Marevcin

-
SHYT MARECI –
(BISLIM ZEQIRI )
Shyt Mareci , ni trim si zana ,
Djalë për pushkë e kish lind nana .
Me Ymerin e Azizit –
Krah ju banë Mulla Idrizit .
Prej Zhegoci e der' n' Zajçec ,
Prej Tërpeze e në Tugjec ,
N' Hajkobillë e n' Dabishec ,
Prej Mareci e n' Gjyrishec...
Gjoksat plot me rrethatore ,
Strajcat plot me bomba dore ,
N' istikame e në llogore –
Anë e mbanë n' Kosovë Lindore...
Hije u kishin pushkët krahut –
Si dy yje të sabahut,
Në bunkerë bajshin konak ,
Pushkën kishin si jastak...
N' gjitha fshatrat në Gollak -
Për t' i mbrojt kufijtë me gjak !
Për t' i mbrojt tue luftue ,
Tokat tona me i çlirue !
Kanë dhanë besë, janë besatue –
Kurrë të gjallë , mos me u dorëzue !
Me i dalë hasmit n' mejdan për ballë –
Mos me i ra në dorë për t' gjallë !
Me u dalë zot, maleve kreshnike –
Me i dalë zot, Shqipnisë etnike !
N' ato male , nëpër Gollak –
Shumë kanë nxjerrë këta trima hak !
Kanë nxjerrë hak, veç për shqiptarë ,
Për do burra – trima t' parë !...
Shyt Mareci, shumë luftonte ,
Por tradhtarët , nuk i donte !
Kush iu bante argat shkaut ,
Kush ia thente krahun vëllaut...!

Be në Zotin, kishte ba :
"Ai që bahet krah me shka,
E nuk din as Zot që ka,
Vend për s' gjalli s' do t' i la –
S'e lëshoj t' gjallë, kurrë, pa e vra !
Do ta vras , si me e vra qenin –
Ta pastroj prej tyne, vendin !"...
Shumë familje nëpër Gollak –
I dhanë bukë, i banë konak .
Shyti, ishte trim i paqë,
Njeri t' gjallë nuk merrte n' qafë !
Gjithmonë , shokëve ju ka kallxue –
Kur kam dalë n' mal me luftue ,
Njiherë Zotit, ju kam betue-
Kurrë i gjallë, mos me u dorëzue !
-Do t' luftoj, sa t' më bajnë shneti,
Tej t' ë mjet i mramë fysheki,
Nja dy bomba i ruej për veti,
Kur t' ëm vjen dita e kiametit –
Këto dy bomba ia zbrazi vetit !
Në Hajnoc, OZNA e Serbisë –
Kish "stranicën" e milicisë ;
Bashkëpunëtorë kanë rekrutue ,
Shumë me pare i kanë pague!...
Shumëve , poste iu kanë premtue –
Me këqyrë , Shyti , ku asht strehue ,
Me e nxanë t' gjallë , me e arrestue ,
Ose n' kurthë me e likuidue !...
Bashkëpunëtorët , në gjah janë lëshue –
Me e gjetë Shytin, ku asht strehue !
Edhe n' rreth , gjahtarët e shtinë ,
E njoftuen milicinë:
"Banju gati, t' ia rrethojmë shpinë –
N' shpi t' Rexhë Vrapcës, ish n' Meshinë!"
Më 8 Shkurt, dyzet e shtatë ,
E rrethojnë Shytin e ngratë .
E rrethojnë OZNA me milici ,
Bashkë me ta, shkuen shumë hafi...
Prej Hajnocit, po shkojnë n' Meshinë –
Rexhë Sinanit, ia rrethojnë shpinë:
"Dil, bre Shyt, n' dash me u dorëzue ,
Se i gjallë, s' mundesh me pshtue !"
T' madhe, Shyti, ju ka ngërmue:
"O, tradhtarë, koki mashtrue,
Këta gjahtarë, ju kanë tradhtue,
Qysh me kohë, s' ju kanë kallxue -
Shyti, i gjallë, s' ka me u dorëzue!
N' fyshek t' fundit, për pa u kallë –
Nuk dorëzohet , Shyti, i gjallë !"
Luftë e rreptë kishte fillue ,
S' po mujnë , Shytin, me e zaptue !
Si vetimë e çau rrethimin –
Dhe u nis me e gjetë shpëtimin !...
N' luftë me OZNËN, dhamë për dhamë –
E kish marrë nji plagë të randë ,
Trupi , Shytit, ju kish ligshtue ,
Nuk ka mujtë ma ndej me shkue !
Zhdirgjej Shyti, teposhtë nji shpatit –
Ndër shtëpi t' Shaban Gubacit...
Mu ndër Bri të Kurtoviqe –
Në livadh asht ungjë "kambkryqe"...
S' mund t' i bante plagës ballë ,
As s' dorëzohej , dot, i gjallë !
Nxori dy bomba prej nji xhepi –
Që i ruente gjithmonë për veti !...
Këto dy bomba i ka kurdisë –
Ra me bark, mbi to, përmbys ;
Bombat, shpejt i aktivizoi –
Aty, vetin e likuidoi !...
Turren OZNA, si kasapë –
Për hakmarrje, t' kërkojnë jatakë !
Kush i bani , Shytit, konak –
Ia kanë mësy për me marrë hak ?!


Rexhë Sinanit, në Meshinë –
Menjiherë ia rrethojnë shpinë !
E vranë Rexhën, n' derë t' oborrit –
Veç pse i jepte bukë , dëshmorit ?!...
"Te Ymer Aziz Tugjeci –
Shumë ka nejtë, ai Shyt Mareci !
Te Ymeri, tash do t' shkojmë –
Edhe atë, ta pushkatojmë !
E ka majtë Shytin, me bukë t' vet –
Të dy bashkë , t' i çojmë "n' xhenet!"...
Shkojnë, Ymerin, e kanë thirrë –
N' derë t' oborrit e kanë lidhë !
Para syve t' robëve t' vet –
E kanë lidhë me të dy djemtë !...
Me Ramizin e Hajrullahin –
Babë e djemë, teposhtë po i marrin !
Po i çojnë para, nëpër Dibok :
"Asht mërzitë me t' pa nji shok!...
Asht mërzitë , nji shok i yti –
Qatje poshtë, asht tuj t' pritë Shyti !
Ish mërzitë, për ty, me t' pa –
Na erdh keq , prej tij, me t' nda !...
Në livadh, Shyti, po t' pret –
Bashkë me ty, me shkue n' xhenet !"...
Kaluen lumin, përpjetë po ngjiten –
Muharrem Vrapcës, po i aviten ...
N' Shtab të OZNËS, te Muharrem Vrapca –
Pak ma parë, ku kish ndodhë vrasja !...
Ku e vranë Rexhën, të mjerin –
Aty, tash , po e çojnë Ymerin !
Komandanti, ai barbar –
Po i kërkon dy "vullnetarë" !
Dy milicë, ju kanë lajmërue –
Komandanti i ka urdhënue :
"Merrne Ymerin, para me e çue ,
Drejt te Shyti, keni me e çue ,
Krye për krye me i bashkue
Dhe n' atë vend me e pushkatue !"
Qysh ju tha – qashtu vepruen
Dhe Ymerin e pushkatuen !
Para djemve , ia morën shpirtin ,
Veç pse e mbajti n' konak, Shytin !
Nip e dajë, i vranë në borë –
N' histori, mbetën dëshmorë !
Xhelatxhinjtë , po bisedojnë:
"Komandantët, nuk na besojnë !
Do t' na kapin neve për fyti –
Ku kanë mbetë Ymeri e Shyti?!"...
Njeni u tha:"Nuk keni faj,
Për këtë punë, ia bajmë kollaj ,
Po e ngarkojmë , Shytin, në saj,
Drejt n' Hajnoc, kemi me e çue ,
Komandantat me na besue ,
Shkije e shkina, kanë me u gëzua !
Shkije e shkina, do t' flejnë rehat –
S' e shohin n' andrra, Shytin, për çdo natë !"...
*****
OZNA – Serbisht: Odsek za narodnu odbranu = Seksioni për mbrojtje popullore.
Hafi- turqisht = Spiun, tradhtarë .

Demir KRASNIQI



I gjallë dhe nderuar për jetë e mot kujtimi për Shyt(Vakofci)Mareci.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT Empty Re: LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT

Sat 22 Dec 2012 - 17:34
LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT A-150-2018820-1305200532
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT Empty Re: LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT

Sat 22 Dec 2012 - 17:36
KRENARIA E GOLLAKUT"Demir Krasniqi

"KRENARIA E GOLLAKUT"Demir Krasniqi-Gjilan 2008

shkruan:Shaban Cakolli

Njëri ndër krijuesit tanë të shquar,poet,muzikolog,publicist është Demir Krasniqi,i cili me punën e tij të pa epur hyri në zemrat dhe dashuritë shpirtërore në mesin e çdo familjeje të sprovuar.Demir Krasniqi shkrou mijëra këngë të gjitha motiveve,poezi dhe histori kombëtare,nëpër kohë të vështira që i takuan edhe gjeneratës së tij,kohë të cilat pushtuesi me forcën e armëve,ndjekëjeve,vrasjeve dhe burgosëjeve,po mundohej të vëj rrënjet e pushtimit mbi trungun shqiptar të Dardanisë të dhuruar nga vet zoti,e të trashëguar gjysh e stërgjyshër nga iliria.Demir Krasniqi një këngëtar dhe krijues u frymëzua nga vegjëllia për të dashur atdheun dhe njerëzit e tij,për atdheun dhe popullin,këndoi e shkrou,gëzime dhe dhimbje,përkundraj sakrificave e sfidave nuk u ndal asnjë qast,por hodhi dritë mbi personazhet e historisë sonë kombëtare.Demir Krasniqi,emër i njohur i penës dhe këngës deri më tani shkrou gjashtëmbëdhjetë libra,por ne zgjodhëm të flasim për librin"KRENARIA E GOLLAKUT" libri i katrëmbëdhjetë i tij,i cili u botua me rastin e shënimit të dyzetvjetorit të krijimtarisë së tij.Pa hyrë më thell në analizën e këtij libri,desha me pak fjalë të ju njoh me jetën e autorit:
Shënime biografike për pedagogun, këngëtarin, kompozitorin, poetin, mbledhësin e folklorit, publicistin dhe gazetarin: DEMIR KRASNIQI

U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.
Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:
-Pedagog i kulturës muzikore me një përvojë rreth dyzet vjeçare në shumë shkolla fillore e të mesme të Kosovës.
-Këngëtar dhe rapsod popullor, i cili duke filluar që nga viti 1968, si këngëtar i rregullt i Radio Prishtinës, ka dhënë një bagazh shumë të madh inçizimesh me qindra këngë dhe albume të ndryshme muzikore, duke filluar nga shiritat e celuloidit, disqeve të gramafonit, audio kasetave, video kasetave, kompakt disqeve, DVD- ve etj.
Si këngëtar dhe rapsod popullor, përveç mijëra dasmave e gëzimeve familjare gjithandej trojeve etnike shqiptare, përveç shumë koncerteve e festivaleve vendore, ka qenë katër herë përfaqësues i këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare.
Më 1996, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në Koncertin festiv mbarëkombëtar me karakter fetar në Shkodër.
Me rastin e Jubileut të 100- vjetorit të Kongresit të Alfabetit, më 15 Nëntor 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues – kantautor nga Kosova.
-Kompozitor i më se 2000 këngëve dhe valleve në frymën e melosit tradicional popullor burimor. Është autori i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull:”Rroftë Ushtria Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal në të përditshmen “GAZETË E RE SHQIPTARE” në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16.
-Krijues poetik i mijëra poezive dhe vargjeve të dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore.
-Mbledhës i pasionuar i folklorit burimor muzikor shqiptar, i cili deri më tani ka mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi 4000 këngë të llojeve të ndryshme gjithandej trojeve etnike shqiptare.
-Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër shumë gazeta, revista dhe agjenci të ndryshme të internetit.
-Është radio-gazetar dhe gazetar hulumtues i diplomuar, profesion ky që e ka ushtruar në shumë mediume publike elektronike dhe të shkruara, e që edhe sot punon palodhshëm në këto lëmi .
Deri më tash, ka publikuar këto vepra autoriale:
1. “Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993,
2. “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi)-Prishtinë,1995,
3. “Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
4. “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
5. “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
6. “Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2003,
7. “Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003,
8. “Familja Kurti nga Tugjeci “ (monografi) – Prishtinë, 2004,
9. “Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë , 2005,
10. “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
11. “Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë ,2005,
12. “Kroi i këngës “- Gjilan, 2006,
13. “Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
14. “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
15. “Diell lirie” – Gjilan, 2008.

Librin voluminoz me titull:”LIRIKA POPULLORE E GOLLAKUT”, në të cilin ka punua plot 40 vjet dhe që përbëhet prej 1216 këngëve popullore të mbledhura nëpër fshatra të Malësisë së Gollakut, e ka të gatshëm për botim në CD, por që askush deri më tash nuk ia ka zgjatë dorën e ndihmave, për ta botuar këtë thesar kaq të çmueshëm popullor?!
Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.
Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij, është:
“Për emrin e Zotit,
Për nderin e kombit,
Për gjakun e dëshmorëve,
Për eshtrat e varreve”!

Po, madhështia e Demir Krasniqit, qëndron aty, se ai vet i shkruan tekstet, vet ua kompozon melodinë dhe vet i këndon për adhuruesit e muzikës shqipe!”...Tek libri i tij"KRENARIA E GOLLAKUT" këngët të cilat zënë vend në ciklin e parë të librit janë të atdhedashurisë.Përse?Kohët e kohës kur u botuar libri nuk ishin edhe të këngës,ishin kohë plagësh,kohë kur kapërdinte flaka,kur çdo gjë ishte pezull,kur pushtuesi po përdorte çdo mjet
për të gllabërua e zotuar tokat shqipe,duke u përpjekur të humbiste qdo identitet shqiptar,kurse trimat tanë të lirisë po bënin çmos për të mos i lënë uzurpuesit asgjë nga e jona,nga toka,drita dhe liria shqiptare.Demir Krasniqi nuk u ndal asnjë çast,ai nuk donte të i linte asgjë harresës,ai mblodhi gjurmë që u duhen gjeneratave të ardhshme,që ata kanë për të kuptuar se rruga e lirisë nuk ishte e lehtë për të cilën u desht shumë sakrificë e mund.Edhe pse kënga "KUSHTRIMI I SKËNDER BEUT"i prinë këtij libri si personaliteti më eminent i kohës,Lidhja e Prizrenit,Kur Shkova në Manastir,Dasmën e Flamurit,RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE,janë këto këngë,që autorin e kanë nxitur mes tyre të ua shënojnëpavdeksinë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit në emrin e të cilëve ne sot gëzojmë lirinë.Një cikël hynë edhe dëshmorët e kombit prej të cilëve disa dëshmorë nga malësia e Gollakut si Fatmir Ibishi,Rafet Isufi dhe Naser Ibrahimi,nga se Gollaku në historinë e vet ka pasur shumë vuajtëje por edhe figura të njohura qëndrese.Një nga këngët e tij si këngë himn,shquajmë FLAKA E JANARIT


Flaka e Janarit-flakë e yjësisë,
Kushtrim i shqiptarit-thirrje e lirisë!
Flaka e Janarit erdhi në Gjilan-e,
Seç i shporri mjegullat-diell mbi vatan-e,!


Refreni:
Jusufi,Bardhoshi,edhe Kadri Zeka,
Nuk i trembi plumbi,nuk i trembi vdekja
Bashkë me ta Zijahu,Rexhepi,Nuhiu,
Bora dhe acari-gjakun nuk ua ngriu!

. Gollaku si trevë shqiptare kufizohet me Llapin, me Rrafshin e Kosovës, me Anamoravën si dhe me Karadakun. Përreth Gollakut janë 9 qytete (qyteza; komuna) shqiptare, dhe vetëm Novobërda dhe Medvegja janë brenda kësaj malësie.Pavarësisht që libri është i titulluar Krenaria e Gollakut,vendi i lindjes dhe rritjes së autorit,autori nuk ka lënë vend pa shetitur në viset shqiptare,të cilat i deshi e u shkrou me zemër ,i këndoi Vlorë,Krujë e Manastir,Preshevëe Jabllanicë,Tivar e deri Triestë,ishte me popullin,me këngën,gëzimin dhe dhimbjen e përbashkët,Tematika tjetër e librit të Demir Krasniqit me zemërgjërësi dhe çiltërsi kujton krijimtarinë e tij të pregatitur me shokët prej të cilëve disa nuk janë më,e të cilët i përkujton me vargje dhembshurie të nxjerrura nga thellësia e shpirtit,dhembjen të cilën e hasim në këngën"TRUP I VDEKUR-ZË I GJALLË"kushtuar bashkëveprimtarit të tij me dhjetëra vite Shaip Berishës.Veq tyre gjejmë tematikat sociale të dhimbshme me të cilat është përballur një pjesë e popullatës,si dhe plagën e shekullit të ri,plagën e kurbetit që për shkaqe të njohura nëpër kohë
kërkon shërim,por shkaqet mbeten tëpa evituara ende,dhe plaga dhemb,psh:

ZEMRA KA FUQI
Zemra ka fuqi t´coptohet
Dhe përsëri të bashkohet!
Kur familja ikë nëpër botë,
kur e kaplon malli i kotë!

Refreni:
Vaj,vaj,vaj aman,
Mu dogj shpirt e mu dogj xhan!
Vaj,vaj,vaj,vaj medet
Ç´më përvloi ky i ziu gurbet!
Dhe kot se kot këndon,
Dhe kot,së kot shpreson!

Si askush më mirë Demir Krasniqi këndon parodi të cilat me mjeshtri i hodhi në vargje tek libri i tij"KRENARIA E GOLLAKUT"disa prej tyre dalin poezi edukative si psh"O DUHAN MORE DUSHMAN"

Kujtoj vitet kur u mahita
kujtoj ditët kur të ngjita
mu duk vetja se u rrita
me të ndezë ty,menzi prita.
Refreni

o,duhan more dushman
a po e din se qka po m´banë?
Më shkatrrove më qite vrerin,
m´prishe shëndetin,m´prishe zërin.....
Më tej gjejmë paroditë:Jam zotëri,Jam këngëtar;Jam shkrimtar e jam poet,Liber Locja po vajton,parodi këto të ngjeshura mirë me vlera poetike,që edhe kur janë thumbuese janë të veshura fund e krye me realitetin.

Libri"KRENARIA E GOLLAKUT" iDemir Krasniqit është një libër i ngjeshur me vlera,i përbërë me dyzet këngë,nisur me "Kushtrimin e Skënderbeut",e kënduar në 500 vjetorin e vdekjes së kryeheroit kombëtar,këngë me të cilen Demiri ka nisur karieren e vet,pastaj përshkon dhimbjet e historisë kombëtare shqiptare ënd e kënd trojeve shqiptare,qëndresën heroike shqiptare e cila u përball me shekuj me pushtuesin,por kurrë nuk u përul deri në realizimin e synimit kombëtar që ishte liria e trojeve të tyre nga pushtuesi,aty prek dhimbjet dhe krenarinë e qëndresës,shtresat e ulëta sociale,jetimët,kurbetin si plagë,rrëpatjet për dritën e diturisë që i gjejmë në këngën FESTA E LULEVE

Festa e luleve-festa e shkronjave,
Hidhet vallja e shqiponjave
Që nga Korça e Manastiri-
N´ballë iu prinë Pandeli Sotiri.


Po ashtu qëndresa heroike e trimave të lirisë,e nxitë autorin të krijoj këngë,cilat veq dhimbjes i japin burim shpirtëror,krenari,drejt një perspektive të ndritur të atdheut,gjurmëve të pashlyara të krenarisë tonë duke u thirrur në legjendat e kullës së Jasharajve të cilën rrapsodi dhe poeti ynë Demir Krasniqi e quan Meka shqiptare.Demiri kendon edhe këngë të dhimbshme të pjesëve të trojeve tona të coptuara në katrahurat serbe nisur nga ajo"MIRË SE U GJEJË PLAVË E GUSI";KU MBETI PRESHEVA;MBAHU MEDVEGJË etj....Demiri mund të shquhet edhe këngëtari i guximshëm dhe poet i cili kohën kur veprimtarëve tanë nuk guxonin të iu përmendeshin emrat,ai thuri vargje për ta,i këndoi dhe i shpërndau në popull,vargje që u bënë të ëmbla e të dashura për të gjithë shqiptarët.Demiri pati fatin të hecën nëpër dhimbjet që shkaktuan katrahurat serbe,por edhe priti fatin të i buzëqesh e këndoi gëzimit të pavarësisë së Kosovës,tinguj dhe vargje që u bënë të dashura për gjithë popullatën.Libri i Demir Krasniqit"KRENARIA E GOLLAKUT",është një libër domethënës i cili nuk mund të përfundoi me një përshkrim kaq të shkurtër,ne deshëm të njoftojmë lexuesin tonë me këtë rrugë të krenarisë së Gollakut,por vetëm kur lexuesi të e lexoi tërësisht mund të njoh punën e ndritur të Demir Krasniqit në këtë libër ku me mjeshtri artistike dhe plot vlera përshkruan ecëjen e shoqërisë sonë nëpër katrahurën e egër serbe,sakrificat dhe qëndresat për të dalur prej saj,rrugën e mundimshme të mbrojtëjes së arsimit dhe kulturës sonë kombëtare,historinë e mundimshme kombëtare të veshur plot krenari e qëndresë,dhimbjen e përndjekjeve shqiptare,plagën e kurbetit,si dhe horizontin e ndritshëm të krenarisë kombëtare,pas daljes nga hallkat e pushtimit serb.Lexuesit i urojmë një lexim të këndëshëm të kësaj krenarie,kurse autorit shëndet dhe suksese në jetë botimin e shumë librave tjerë si dhe këngë gëzimi e krenarie kombëtare tërë jetën e tij.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT Empty Re: LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT

Sat 22 Dec 2012 - 17:42
PARODI

Nana e rrenave - Parodi humoristike rapsodike - Demir Krasniqi



Parodi humoristike rapsodike :
NANA E RRENAVE
Oh, nana e rrenëve , o, na u çue n’ kamë ,
Demir Krasniqi

Eh, more, llaf me shokë, o, nisi e po ban – e ,
Flet gjithnji e shkumon për goje ,
Shokët e vet, o, nuk po i len me fol – e ,
Paraqitet kudo superior – e ,
Herë si hoxhë, o, herë si profesor – e ,
Herë si trim , o, qi del n’ mejdan – e ,
Herë Sherif, o, herë si Tarzan- e ,
Herë si plak, o, herë si kadi –e ,
Herë si Agë, o, hej, herë si Zotni – e ,
Llokopendra gjithë tue na kallxue ,
Se ç’ka pa, o, hej, se ç’ ka ka ndigjue ,
Se ç’ ka ba, o, hej , se ç’ ka punue ,
N’ mendje t’ vet , o, aj çka ka trillue ,
Tue na rrejtë e tue na përvëlue ,

O, me këto rrena krejt na ka shkrumue !
O, trillon rrena, o, more , ditë e natë ,
Eh, more , s’ na len gjumin , o, me e ba rahat –e !
Kur po i dalin , o, rrenat për fush –e –
Thotë – qashtu , o, më ka thanë dikush – e !
Paraqitet , besa , njeri i mbërrim- e ,
Se çdo gja , ai, kinse e din – e !
Sikur t’ ishte ndonji evlija – e,
Se ç’ ka ndodhë , o në krejt dynja – e !
E di mirë , se besë nuk i nxan- e ,
Se kamtë t’ shkurta këto rrena i kan – e !
Njimi be , o, n’ ditët po i ban – e -
Pasha diell edhe pasha han –e ,
Pasha dekë edhe dinë e iman- e ,
Pasha Krisht , o, hej, pasha Kur’an – e ,
Pasha Pashke , o, pasha Bajram – e ,
Pash Kishë, o, pasha Xhami – e ,
T’ gjallë e t’ dekun edhe grue e thmi – e ,
Me vesh t’ mi, unë, kështu e kam ndie ,
E kam pa vet me sytë e mi – e ,
Pasha babë edhe pasha nan- e ,
O, çka kam folë , o, rrena s’ janë kan – e !
Gjilan, më 1992. Demir KRASNIQI
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT Empty Re: LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT

Wed 9 Jan 2013 - 4:01
Demir KRASNIQI:
MOS NA E PREK DAÇIQ – PRESHEVËN !
Mos na e prek , Daçiq – Preshevën ,
Se s’ do t’ mbetesh pa Kralevën !...
Mos na e prek ,Daçiq – Bujanocin ,
Se shqiptarët ta djegin kocin !
Mos na e prek, Daçiq – Medvegjën ,
Se shqiptarët ta sjellin dergjen !
Mos na e prek , Daçiq – Flamurin ,
Se shqiptarët ta derdhin trurin !
Mos na i prekni , ju , përmendoret ,
Se shqiptarët ua hapin vorret !
Mos na i prekni , ju , lapidarët ,
Se ju presin në qafë litarët !
Mos na e prek , Daçiq – kulturën ,
Se shqiptarët ta rrjepin lëkurën !
Mos na e prek , Daçiq – traditën ,
Se shqiptarët ta ndalin rritën !
Mos ëndërro Kosovën – “Djep” ,
Se do t’ mbetesh hendikep !
Mos ëndërro Kosovën – t’ “Shenjtë “,
Se vet vetën je tu e rrejtë !
Mos Daçiq, mos luaj me kokë ,
Se nuk t’ falet kurrë kjo tokë !
Mos Daçiq, mos luaj me zjarret ,
Se s’ durojnë gjithmonë shqiptarët !
Mos Daçiq, mos ndiz barot ,
Se shqiptarët nuk janë pa Zot!
Sponsored content

LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT Empty Re: LUFTËTARËT E LIRISË NËPËR KËNGËT E POPULLIT

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi