Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Austri, dënohet përjetë vrasësja e “akulloreve” Empty Austri, dënohet përjetë vrasësja e “akulloreve”

Fri 23 Nov 2012 - 10:07
Austri, dënohet përjetë vrasësja e “akulloreve” Austri-IceKiller

Estibaliz Carranza, e cila ka shtetësi të përbashkët meksikano-spanjolle, do të futet tashmë në një institucion psikik.

34-vjeçarja qëlloi për vdekje ish-burrin e saj në 2008, si dhe vrau të dashurin e saj, ndërkohë që flinte, 2 vite më pas. Ajo i preu trupat me një sharrë elektrike me zinxhir si dhe i varrosi në betonin e bodrumit të dyqanit të saj në kryeqytetin austriak.

Duke bërë të ditur vendimin gjatë së enjtes, kryeprokurorja Petra Freh i përshkroi vrasjet si “të llahtarshme”. Ajo tha se Carranza ishte “një grua tepër e rrezikshme, e gatshme për të bërë gjithçka”.

Në deklaratën e saj të fundit, Carranza tha: “Nuk mund të them gjë tjetër, veçse më vjen keq”.

Trupat e ish-bashkëshortit të saj, Holger Holz, dhe të dashurit, Manfred Hinterberger, u gjetën gjatë punëve për mirëmbajtjen rutinë të dyqanit, vitin e kaluar.

Carranza u largua më pas nga vendi, për të udhëtuar me taksi drejt Italisë, por u kap dhe u ekstradua vetëm pak ditë më vonë. Gjatë gjyqit, Carranza u deklarua fajtore për të gjitha akuzat. Mbrojtja argumentoi se ajo ishte keqtrajtuar nga dy burrat dhe se kjo duhej të merrej parasysh.

Një psikiatër në gjyq përcaktoi se Carranza vuante nga një çrregullim personaliteti, si dhe nga anomali të tjera serioze mendore. Gjyqi tërhoqi vëmendjen e gjerë të mediave në Austri, teksa e akuzuara ishte “pagëzuar” në media si “Ice Killer” (vrasësja e akulloreve).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi