Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Sao Paulo, “kryeqyteti” botëror i vrasjeve Empty Sao Paulo, “kryeqyteti” botëror i vrasjeve

Fri 23 Nov 2012 - 10:08
Sao Paulo, “kryeqyteti” botëror i vrasjeve Brazil2211

Qyteti i dytë më i madh i Brazilit, Sao Paulo, është duke përjetuar një rritje drastike të numrit të vrasjeve dhe krimeve të tjera të dhunshme, duke bërë që të etikohet nga mediat si “kryeqyteti” botëror i krimit.

Vetëm gjatë muajit tetor, qyteti regjistroi një mesatare prej gjashtë vrasjesh në ditë, për një total prej 176 vrasjesh, më shumë se gjysma e shifrës së një viti më parë.

Vrasjet e mbetura në tentativë dhe plagosjet llogariten gjithashtu me qindra.

Të dhënat u bënë shkas që drejtuesi më i lartë i policisë së qytetit me 11,3 milionë banorë, Antonio Ferreira Pinto, të paraqiste dorëheqjen e tij të parevokueshme.

Sipas analistëve vendas, ndonëse autoritetet braziliane nuk e deklarojnë, policia është e përfshirë në një luftë të vërtetë me krimin e organizuar, i cili po sulmon policinë në të njëjtën mënyrë si kjo e fundit sulmon lagjet problematike.

Deri tani, gjatë 2012-s, janë vrarë 95 policë, krahasuar me 47 në 2011-n.

Në të gjithë shtetin e Sao Paulos, vrasjet gjatë tetorit ishin 571, me një rritje prej 48% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Besohet se shumë prej vrasjeve urdhërohen nga anëtarët e burgosur të bandave të ndryshme kriminale në vend që nga brenda qelive të tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi