Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bep Shiroka Empty Bep Shiroka

Sat 24 Nov 2012 - 17:16
Bep Shiroka Bep_Shiroka

Bep Shiroka është një aktor shqiptar.
Bep Shiroka ka lindur në 25 Shtator të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës. I rritur në një familje me tradita artistike, i ati i tij Kolë Shiroka ishte organizuesi i karnavaleve në qytetin e Shkodrës, zgjedh rrugën e artit duke u diplomuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Pas disa vjet aktivizimi në trupat amatore në vitin 1960 thirret të punojë në Trupën Profesioniste të Teatrit “Migjeni” prej regjisorit Tefik Duka. Roli i tij i parë do të jetë një rol i dytë në dramën “Nora e Kelmendit” ku ai do të interpretojë shumë mirë duke bërë kështu që ky regjisor ti besojë rolin kryesor në dramën “Histori Irkutase”. Më tej do të vazhdonin shumë e shumë role të tjera plot 150 të cilat do ta bëjnë atë të dashur jo vetëm për publikun shkodran por edhe për atë mbarëshqiptar. Këtu mund të veçojmë interpretimet e tij në komedinë “Çifti i lumtur”, në dramën “Dasëm me Flamur” të dhënë para shqiptarëve në Maqedoni, dramën “Franku i V-të” e shumë të tjera. Në vitin 1998 pasi del në pension shkëputet nga teatri për tu rikthyer 10 vjet më vonë në vitin 2008 me rolin e Rezarit në dramën “Putargat e thata” të Stefan Çapalikut. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Ram Sokolit në vitin 1970 në filmin “Lugina e pushkatarëve”, por roli që do ta bëj atë të njohur para gjithë artdashësve do të jetë ai i babait fanatik në filmin “Çifti i Lumtur” në vitin 1975. Më tej do të vazhdonin edhe më se 30 role të tjera të interpretuar me shumë mjeshtëri. Këtu mund të përmendim rolin e xhandar Veselit në filmin “Koncert në vitin 1936” në vitin 1978, rolin e Bajraktarit në filmin “Besa e Kuqe” në vitin 1982, rolin e babait të Bardhylit në filmin “Kur hapen dyert e jetës” në vitin 1986 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Shefit të sigurimit në filmin shqiptaro-kanadez “Gruaja pa flatra/Women without wings”. Në karrierën e gjatë të tij nuk mund të lemë pa përmendur edhe rolin e tij si skenograf në Teatrin “Migjeni” e lidhur kjo me pasionin e tij për pikturën, duke realizuar për këtë teatër mbi 30 skenografi për shfaqje të ndryshme. Një nga shfaqjet që më shumë lidhet me profesionin e tij si skenograf është komedia “Çifti i lumtur. Për meritat e tij artistike Bep Shiroka është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Filmografia

*Women Without Wings - (2002) .... Sigurim Chief
*Historiani dhe kameleonët - (1989) Nenprefekti
*Kur hapen dyert e jetës - (1986) Babai i Bardhylit
*Fushë e blertë fushë e kuqe - (1984)
*Besa e kuqe - (1982)
*Kërcënimi - (1981)
*Si gjithë të tjerët - (1981)
*Koncert në vitin 1936 - (1979) Xhandar Veseli
*Ditët që sollën pranverën - (1979) (TV)
*Çifti i lumtur - (1975)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi