Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Demir Hyskja Empty Demir Hyskja

Sat 24 Nov 2012 - 17:34
Demir Hyskja 250px-Demir_hyskja

Demir Hyskja është një aktor i mirënjohur shqiptar. U lind më 1 janar 1937 në Elbasan.
Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Filmografia

*Dhe vjen një ditë - (1986)... Baki Branica
*Kronikë e atyre netëve - (1986) (TV)
*Hije që mbeten pas - (1985)... Babai i Agronit
*Fushë e blertë fushë e kuqe - (1984)
*Kohë e largët - (1983)... Kolin Stringari
*Një emër midis njerëzve - (1983)
*Nëntori i dytë - (1982)
*Shokët - (1982)... Drejtori i uzinës
*Dëshmorët e monumenteve - (1980)... Andrea
*Një ndodhi në port - (1980)
*Me hapin e shokëve - (1979) (TV)
*Një natë nëntori - (1979) (TV)
*Përtej mureve të gurta - (1979)... Kasemi
*Gjyshi partizan - (1978)... Gjyshi
*Dollia e dasmës sime - (1978)
*Një udhëtim i vështirë - (1977)
*Fije që priten - (1976)... I shoqi i Besës
*Pylli i lirisë - (1976)... Beu
*Në fillim të verës - (1975)... Shoku Mali
*Rrugicat që kërkonin diell - (1975)... Halimi
*Shpërthimi - (1974)
*Kur zbardhi një ditë - (1971)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi