Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Katalunjë, votë për pavarësinë? Empty Katalunjë, votë për pavarësinë?

Sun 25 Nov 2012 - 13:16
Krahina spanjolle e Katalunjës është duke zhvilluar këtë të dielë zgjedhjet rajonale, të cilat janë përqendruar tërësisht në çështjen e pavarësisë.
Katalunjë, votë për pavarësinë? 2r53vxw
Nacionalistët katalanas janë të vendosur që të mbajnë së shpejti një referendum, me sondazhet që tregojnë se në krahinën me kryeqendër Barcelonën ka një mbështetje të fuqishme pro-pavarësisë.

Sondazhet paraprake gjithashtu tregojnë se partitë që mbështesin pavarësinë do të fitojnë me diferencë.
Një referendum nuk do të siguronte automatikisht shpalljen shtet sovran dhe i pavarur pa një marrëveshje të mëparshme me Spanjën, por besohet se katalanasit mund të përdorin precedentin e Kosovës për të shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë.

Këto zgjedhje mbahen në mënyrë të parakohshme, pasi kryeministri i autoritet autonom të Katalunjës, Artur Mas, shpërbëu qeverinë për shkak të pamundësisë për të miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm.

Kriza ekonomike, e cila ka goditur veçanërisht Spanjën, duket se ka forcuar në muajt e fundit gjithmonë më shumë tendencat separatiste të disa krahinave spanjolle, të cilat kërkojnë t’i shpëtojnë taksave të rënda dhe papunësisë së lartë të vendit.

Megjithatë, për Madrin zyrtar, kriza ekonomike po përdoret vetëm si një justifikim nga nacionalistët katalanas, një formë presioni për të fituar lëshime dhe financime të mëtejshme nga shteti spanjoll.

Një shtet i përbërë nga 18 krahina, Spanja duhet të përballojë disa lëvizje separatiste në vend, me më të fuqishmet prej tyre ato në Katalunjës dhe krahinën baske, por gjithashtu në Galaci, Andaluzi apo kranën valenciane./Tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi