Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

NASA zbulon galaksine me te larget qe eshte gjetur ndonjehere Empty NASA zbulon galaksine me te larget qe eshte gjetur ndonjehere

Mon 26 Nov 2012 - 18:06
NASA zbulon galaksine me te larget qe eshte gjetur ndonjehere 45321_535846169760142_2048871881_n

Teleskopi i hapesires Hubble ka regjistruar ate qe besohet te jete objekti me i larget i observuar ndonjehere, nje grumbull yjesh 13.3 bilion vite drite larg.
Shkencetaret mendojne qe galaksia, me emin MACSO647-JD mund te jete nje prej ‘ndertesave’ te kozmosit te hershem.
Daton qe ne kohen kur universi ishte vetem ne 3% te moshes se tij aktuale prej 13.7 bilion vite.
Drita nga galaksia e vogel filloi udhetimine saj per tek Toka 420 milion vjet pas Big Bang-ut qe krijoi universin.
Graviteti nga nje grumbull i madh galaksish ndermjet Tokes dhe MACSO647-JD i palosi rrezet e drites nga objekti ne nje menyre qe u arrit nje zmadhim i jashtezakonshem i imazhit te tij.
Efekti i ‘kenteve gravitacionale’ i lejoi astronomet te fotografonin galaksine duke perdorur Hubble.
Dr Marc Postman, nga Space Telescope Science Institute ne Shtetet e Bashkuara, ishte drejtuesi i ekipit Cluster Lensing And Supernova survey with Hubble (Clash).
Ai tha: “Grumbulli ben ate qe asnje prej teleskopeve te ndertuar nga dora e njeriut mund te beje. Pa zmadhimin, do te ishte e nevojshme nje perpjekje Herkuliane per te vezhguar kete galaksi.”
Eshte hera e dyte kete vit qe eshte thyer rekordi per objektin me te larget.
Ne prill astronomet e Clash shpallen zbulimin e nje galaksie qe ekzistonte kur universi ishte rreth 490 milion vjecar, duk ee bere ate me te larget se cdo gje e pare me pare.
Galaksia e re eshte 70 milion vjet me e vjeter se ky objekt.
MACSO637-JD eshte me pak se 600 vite drite permes, duke qene keshtu nje mikrob galaktik.
Ne krahasim me te, Rruga e qumeshtit eshte e gjere 150,000 vite drite. Galaksia bebe ka nje mase ekuivalente ndermjet 0.1 dhe 1 % te te gjithe yjeve ne Rrugen e Qumeshtit.
Dr Dan Coe, qe vjen gjithashtu nga Space Telescope Science Institute, tha: “Ky objekt mund te jete nje prej shume blloqeve te ndertesave te nje galaksie.”
“Pergjate 13 bilion viteve te ardhshm, mund te kete dhjetera, qindra, apo edhe mijera ngjarje bashkimi me galaksi te tjera dhe fragmente galaksish. ”
Ekipi kaloi muaj te tere per te konfirmuar qe objekti ishte vertet nje galaksi e larget.
Disa objekte te aferta si yjet e kuq, etj, mund te imitojne pamjen e nje galaksie shume te larget.
Teleskopi Hubble eshte perdorur per te vezhguar tre imazhe te zmadhuara te MACS0637-JD te prodhura nga lentet gravitacionale.
Per te kontrolluar rezultatet, astronomet gjithashtu studiuan imazhe nga Teleksopi i hapesires Spitzer i NASA-s.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi