Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bujar Lako Empty Bujar Lako

Tue 27 Nov 2012 - 9:47
Bujar Lako Bujar_Lako

Bujar Lako lindi në Tiranë më vitin 1948. Është një aktor i mirënjohur shqiptar.
Karierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave "Në fillim të verës" i G. Erebarës dhe "Perballimi" i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: "Gjeneral gramafoni" V. Gjika, "Udha e shkronjave" V. Prifti, "Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, "Kthimi i ushtrisë se vdekur" dhe "Gurët e shtëpisë sime" Dh. Anagnosti, "Amiko" Cizia Zyke, produksion francez.
Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: "Vizita e inspektorit" Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati" E. Robles (P. Mani), "Vdekja e një komisioneri" A. Miler (F. Haxhiraj), "Vdekja e Dantonit" Byhner (V. Milçin), "Ditë vere" Mrozhek, (B. Lako), "Ariu" Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin "Varrtarët" .
Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin "Përballimi". Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin "Ballë per ballë". Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin "Gjeneral gramafoni". Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, per filmat "Gjeneral grarnafoni" dhe "Ballë per ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin "Naim Frashëri" klasi i pare, per interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë per interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin "Kthimi i ushtrisë se vdekur". Në vitin 1985 fiton titullin "Artist i Merituar".

Filmografia

*Syri magjik - (2005) .... Petro
*Lule të kuqe, lule të zeza - (2003)......
*Kthimi i ushtrisë së vdekur - (1989)....Gjenerali Italian
*Binarët - (1987)......
*Telefoni i një mëngjesi - (1987)......Drejtori i fermës
*Vrasje ne gjueti - (1987)......
*Gabimi - (1986)......
*Gurët e shtëpisë sime - (1985)......Tenente Moruçi
*Vendimi - (1984)......Këshilltari
*Dora e ngrohtë - (1983)......Spahiu
*Nëntori i dytë - (1982).....Luigj Gurakuqi
*Ballë për ballë - (1979)......Komandanti shqiptar, Mujo Bermema
*Gjeneral gramafoni - (1978)......Halit Berati
*Udha e shkronjave - (1978) (TV)......Tunxhi
*Përballimi - (1976)......Shoku Martin
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi