Share
Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Tue 27 Nov 2012 - 14:01
GONXHE LETMI BEGISHOLLI
PAVDEKESI
Jusufit,Kadriut e Bardhoshit-pishtarë kombëtar

veprat tuaja
ndezën shandane
lajmëtar të lirisë
në rrjet merimange

flijim i pavdekësisë...

poet në vargje përsiatje

zëbilbili n`tel kitarë
ja zogu lajmëtarë
folen ka në kalan e diturisë
me kodin e gjakut gazetarë
këngë n`altarë...

...e sot po sot

dhe çdo përvetor janari
kujton kënga
ligjëron kanjushë Shqiponje
pa tel...medet pa tel n`kitarë

lotin në syrin e vrarë

T`fala nga vatra e Dibres së madhe
Nipëri Kastrioti
për Lokëmadhen
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Tue 27 Nov 2012 - 14:02
ME BEN TE FLUTUROJ

Ti erdhe në zemrën time papritur
në heshtje,ngadalë pa fjalë
aty mbete zure vend
të struka si qengjin manarë

Edhe unë këte dua
të katër stinët e vitit
dua t´i kalojmë bashkë
mitin e Sizifit...!

Me ty jam e fortë
freski ndjej në shpirt
krahë më fal
Diellit i bëjë pritë!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Tue 27 Nov 2012 - 14:02
NOSTALGJI ZERI
-nënës-

Nostalgji kam për ngjyrën e zërit
Si notë n`pentagram
Si tingull mitik

Do -rë e përkëdheljes
Re -ze e dritës
Mi -rësi e urtisë
Fa -ti ynë amësi
So -liste harmoni
La -lushe nderi
Si -mfoni shtëpie
Do -ktrinë breznie

Nostalgji për tët zë
Veç kurrë mos thuaj
se dëgjoj dot më!
lidhë BESE Zoti

prej moti...

Amanetin tuaj
ngjyrosën retë
me pushkë e pendë
lindje flijim i qetë

Ju jeni stolisë
me kurorë pavdekësie.PAQE PER FEMIJET

Kam një dëshirë,një uratë
në botë mos t`ketë fëmijë të ngratë

Për paqë uroj
jetë,hare të lirë
si engjuj të vegjël
të thithin nektar për rritë
me krahë magjik
të prekin retë
të mbushen dritë...

Uroj mos t`ketë fëmijë të uritur
as fëmijë bonjak
as epidemi në lak
lodra buzëqeshje sa më shumë
paqa të derdhet si lum!





Dibra trime e zemër bujare,
Në kohë të pakohë Kosove,
Hape portat,ndezë oxhaqet
krahë hapur si ç´doher
përdore urtin Dibrane,
"ajdeni vllezër, mirë se keni ardhe"
Ballë vatre,me këmbë të bardhë!
Teuta e Blerimi,çift i sapomartuar,
me vello e plis,ikën nga Prishtina,
në kasollën tonë strehuan.
Turmat e njerzve vinin pandalë,
të braktisur nga shtëpitë me padashje,
burra të ndershëm,njerzë puntorë,
nder ta xha Sabriu, bilbili këngëtarë,
tok kaluam këtë sfidë të rëndë.
Loti lotin s´e ndalë,
Kosova digjet ,ne vdesim për të gjallë...
Krenohem me ty o Dibra e Madhe,
Me kulla guri ,Besë bujare...
Kem një damar,një gjak shqiptare.
Janar 2000
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Tue 27 Nov 2012 - 14:03
SHIU

Shiu i kësaj nate
ç`më rrëmbeu shqim
ra si rrebesh
në këtë dhe të huaj
mallëngjehem e hesht

Nga ky shi
toka përpëlitet
qielli çoroditet
e lumenjtë shpërthejnë nga shtrati
rrugët nbushen llym e baltë
ndjenjë e paqartë
mall shiu
brum malli flak

Vrapi im s`ndalet
vazhdon pas shiut këtë natë
kërkon shtegun e shuarjes
e qulltë lagë
mes shiut përlot
zhuritjen flakë
flakë...
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Tue 27 Nov 2012 - 14:03
TË DUA

Të dua kthjellët
si ujë burimi që gurgullon,
si qielli i pastër në ditën e bukur të verës,
ngadalë në heshtje pa bërtimë,
pa lot e dhembje.
Vërtet si e çmendur të dua,
pa dyshim e pa hile.
Thjesht të dua ashtu siç je o njeri.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Tue 27 Nov 2012 - 14:06
DAUT MALIQI

DAUT MALIQI
NUK MË DOLI ËNDRRA


VETMIA

Eca nëpër teh të shpatës,
U ndala te Ura e Shenjtë.
Nga gurgullima e lumit
Gjumi më joshte pranë.

Dëgjova një zë si në ëndërr:
-Zgjohu kalorës
Barka po të pret,
Mos rri buzë lumit në vetmi,
Shko ngadalë,
Atje në Sarandë,
Guri i oxhakut të ngrohtë
Të përshëndet...!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Tue 27 Nov 2012 - 14:06
URIME PËR DINJITETIN
(Isa Kastratit)

Bjeshkët e Marecit
Kumbuan dhimbshëm

Anembanë:
"Evranë,
o,e vranë
Isën tonë legjendar!"

Në Betejën e Marecit
Plisat e Lisat
Gjunjëzuan armikun
-Urime për dinjitet!

Në përvjetorin
E rënies heroike
Të përkujtojmë përjetësisht,
Ty,o dëshmor i Kosovës.

Bjeshkët e Marecit,
Kumbuan dhimbshëm,
Anembanë:
-"E vranë,
O,e vranë
Isën tonë lapidar!"
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Tue 27 Nov 2012 - 14:07
ANKTH

Kohë e zymtë,
Askush nuk flet,
As qentë nuk lehin
Çdo gjëje era vdekje i vjen.

Ankth.....
Toka u bë shkrumb,
-Ecni përpara,
O bijtë e kësaj toke.

Fati u priftë,
Zoti u shpëtoftë
Dardania Antike
Në lulishte u shëndrroftë!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Tue 27 Nov 2012 - 14:07
QYTETI IM
(Gjilanit)

Te kroi në Balec Mahallë
Pinim ujë të ftohtë.

Në ëmbëltoret e qytetit
Hanim bukë me salep.

Shkonim në shkollë
Të zbathur e të zdeshur.

Mësonim me zell
E donim njëri-tjetrin.

U rrite e lëshove shtat
Qyteti im i lashtë.

U mbushe me fabrika.
Me shkolla e universitet.

Sfidove dhunën
U ngrite në legjendë.
Lapidari i Agim Ramadanit
Na fton për unitet.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Tue 27 Nov 2012 - 14:08
PAK DRITË

Bukë.
Pak bukë,
O vëlla.

Ujë,
Një gotë ujë,
Lum motra.

Dritë,
Pak dritë,
T´i shpëtoj fëmijët,
Të më ngrohet vatra.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Tue 27 Nov 2012 - 14:08
DAUT MALIQI

NUK MË DOLI ËNDRRA



Daut Maliqi,është një figurë e shquar,e njohur,e ndritshme dhe mendjendritur,me një krenari njerëzore,plot dinjitet,i cili nga fëmijëria e viteve të dyzeta,në Komunën e Dardanës u dallua në mesin shoqëror,si njeri i cili mbajti ndezur
zjarrin e dashurisë,për të dhënë tërë çka mundej për arsimin dhe fjalën e bukur shqipe.
Daut Asllan Maliqi, u lind më 25 nëntor të vitit 1939 në fshatin Busovatë të Dardanës.E ngjezi Busovata kjo trevë liridashëse me njerëz të dashur e të mençur,të cilët Dautit i dhanë frymëzim,i dhanë zjarr dashurie për të dashur atdheun
,për të dhënë kontributin ndaj tij,andaj Dauti këtë frymëzim e mori nga fëmijëria,ku u shqua ndër nxënësit më të mirë të shkollës,kurse pas mbarimit të shkollimit një kohë punoi mësimdhënës në disa shkolla fillore dhe të mesme të Dardanës,
ku u shqua si pedagog i mirëfilltë,dha kontribut të çmueshëm në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë.Më pas Dauti filloi punën me mision fisnik të gazetarit në të përditshmën"Rilindja" na viti 1975 e deri në mbylljen e saj në vitin 2002.
Si gazetar i njohur,kontributin e tij e njeh ,jo vetëm Dardana por edhe mbarë hapësira shqiptare.Veq gazetarisë Daut Maliqi,ka pasur vullnet shpirtëror,por edhe dhunti në krijimtarinë letrare në poezi dhe prozë.Daut Maliqi,shkruan për fëmijë
dhe të rritur.Ka botuar këto vepra letrare:

Rrjedhë Lumi
Gjuhën ma patën prerë që në fëmijëri
Nuk më doli ëndrra
Daut Maliqi është përfshi edhe nëpër antologji,ku tani jeton dhe vepron në Dardanë.
Të jesh krijues duhesh fillimisht të kesh dhunti,dashuri për lexim,vullnet dhe qëndresë në punë,aftësi e guxim për të kapur dhe shprehur mendimet,cilësi të cilat baca Daut gjëthnjë i ka zotuar.
Daut Maliqi,është një njeri i mbushur plot aspirata dhe ëndërra të mëdha,me aftësi për të shprehur botën e tij shpirtërore përmes rreshtave dhe vargjeve.Çdo hap i hapëruar në prozë dhe poezi kërkon kujdes,kërkon fusha të hulumtimit,
porse baca Daut ka syqeltësi e përvojë prej kohësh si një analist me thellësi të gjërë analitike,një vizion të qartë kombëtarë,një përvojë në derdhëjen e intelektualitetit të fuqishëm,nga se vepronte dhe vargëronte në kohë të
vështira,kohë diktature,kryesisht në këto kohë shpërthenin edhe kryevepra të mëdha.këtë e dëshmon edhe përmbledhja e tij poetike"Gjuhën ma patën prerë që nëfëmijëri"!Një veçori tjetër te këto poezi të Daut Maliqit,është se karakteri me kuptimin e thellë të tyre nuk bie ndesh me
pjesën tjetër të poezive të kohës , , por në të vërtetë ato kanë karakter të fuqishëm.E vetmja gjë që shton dukshëm kuptim këtyre rrymave, do të ishte përdorimi i gjuhës së çiltër dhe përshkrimi i qartë i ngjarjeve, të cilat do të kuptoheshin më lehtë nga të apasionuarit e letërsisë
. Në fakt, gjetja e ndjenjës, e bashkimit shpirtëror, dhe shpjegimi i mirë i ngjarjeve nga ana e poetit , eksperiencat e moralit, të cilat do të ishin me shumë shije e parë kjo nga këndvështrimi poetik.
Te Daut Maliqi,nëpoezinë e re përvojat poetike kanë treguar se ka patur një njohuri të mirë nga ana e lexuesve, e cila edhe në këtë rast përdoret në një gjuhë të unisuar dhe pa kompleksitete. Të gjitha këto shprehen me fjalë që kanë kuptim të ngushtë me rrënjët gjuhësore dhe
kështu dalim në konkluzionin se ky zhaner poetik është i afërt edhe me poezinë lirike për nga mënyra e përshkrimit. Këtë lloj poezie, lexuesi i thjeshtë mund ta kuptojë llogjikisht dhe për rrjedhojë ta pëlqejë shumë,si e tillë poezia e Daut Maliqit është e kërkuar dhe mirëpritur nga
lexuesit tanë.Nuk e kam ndërmend të bëjë ndonjë recension nga librat e Daut Maliqit,jo për tjetër,por do të ishte jo e mirë të hyjë në kompetencat e recensionistëve të cilët me aq pedantëri kanë shkruar për te,por ajo që më nxiti të mos rri duarkryq ishte koha kur këtij tetori
isha në Dardanë,takova këtë mik e krijues të dashur,i cili me plot ngrohtësi më dhuroi krijimtarinë e tij.Për këtë po zgjedh një cikël poetik nga përmbledhja e tij"NUK MË DOLI ËNDRRA"
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Sun 25 Aug 2013 - 12:02
Shqiptar! (A. Z. Çajupi)

Shqipërin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipëtar, mos rri, po duku,
shqiptar!

Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lerë
dhe tek heq.

Të ka bërë perëndia
luftëtar,
si s'të lodhi robëria,
shqiptar!

Erdhi dita të ngresh kokë,
të kërkosh
lirinë, bashkë me shokë
të lëftosh!

Mos bëni si keni bërë
gjer më dje,
por të lëftoni të tërë
për Atdhe.

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë me këmn' e duar
me zinxhir! ...

Myslyman' e të krishterë
jemi keq!
Të ngrihemi që të tërë,
djem e pleq!

Të ngrihemi të dëftojmë
trimëri;
ja të vdesim ja të rrojmë
për liri!

O moj Shqipëriz' e dashur,
mëmëdhe,
Të shoh me buzë të plasur,
si më sheh.

U shkretove anembanë,
Shqipëri,
se shqiptarët s'kanë
dashuri.

Gjithë djemtë që ke qarë
dhe mban zi,
për Morenë janë vrarë,
për Turqi!

Zhvish rrobat e robërisë,
mëmëdhe,
vish armët e trimërisë
se ke ne!


... nuk ka cfare te shtohet! Nje poezi qe na ky ushqyer shpirtin ne femijeri dhe na ngjall po te njejtin emocion sa here e rilexojme!
Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj 968928_258084924316828_1486589991_n


Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Thu 26 Sep 2013 - 23:29
Eshte e ndaluar - Pablo Neruda


Eshte e ndaluar:
te qash pa nxjerre nje mesim,
te çohesh nje dite pa ditur çfare te besh,
te kesh frike nga kujtimet...

Eshte e ndaluar:
te mos u buzeqeshesh problemeve,
te mos luftosh per ate çfare do,
te braktisesh gjithçka nga frika,
te mos realizosh endrrat...

Eshte e ndaluar:
te mos tregosh dashurine,
te besh dike te paguaje
per dyshimet dhe humorin tend te keq...

Eshte e ndaluar:
te mos jesh vetvetja para njerezve,
te pretendosh nga njerez qe nuk te interesojne,
te besh qesharakun me qellim qe te te kujtojne,
te harrosh te gjithe njerezit qe te duan...

Eshte e ndaluar:
te mos besh gjerat per veten tende,
te mos kesh besim ne vetvete,
te mos plotesosh fatin tend,
te kesh frike nga jeta dhe angazhimet e saj...

TE MOS JETOSH CDO DITE
SIKUR TE JETE FRYMEMARRJA E FUNDIT...

Eshte e ndaluar:
t'i japesh dikujt me pak nga sa mundesh,
te mos ndiesh lumturine,
te harrosh syte,buzeqeshjen e tij,gjithçka
sepse rruget tuaja nuk kryqezohen me,
te harrosh te kaluaren
dhe ta besh te paguaje me te tashmen...

Eshte e ndaluar:
te mos perpiqesh te kuptosh njerezit,
te mendosh se jeta jote vlen me shume se e tyre,
te mos kuptosh se gjithkush ka rrugen dhe fatin e tij...

Eshte e ndaluar:
te mos besosh historine tende,
te mos kesh kohe per njerezit qe kane nevoje per ty,
te mos kuptosh se jeta ate qe te jep
mund dhe te ta marre mbrapa...

Eshte e ndaluar:
te mos kerkosh lumturine,
te mos jetosh jeten
duke patur nje qendrim pozitiv ndaj saj,
te mos mendojme se mund te permiresohemi...

ESHTE E NDALUAR
TE MOS MENDOSH SE KJO BOTE
DO MUND TE ISHTE E NJEJTA PA TY...


Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Mon 30 Sep 2013 - 23:26
Kjo grua - Dritero Agolli

Kjo grua qe bie ere cokollate,
Me mua ra dikur ne dashuri,
Tani jeton me burrin ne pallatet,
Qe ngritem vjet ne bulevard te ri.

Dhe nuk e di, e lumtur eshte valle ,
me burrin zemerbardhe e shtatelarte,
Qendroj ta pershendes , ti them ca fjale,
Si kalimtar, si mik e shok i larget.

Por koken nuk e kthen ajo nga une,
Trak- trukun e sandaleve le pas,
Ate ne djaleri e desha shume,
Betoheshim te ishim perhere bashke...

Por bashke s'patem fat te lidhnim jeten,
Se donte apartament te ri e telefona,
Une beja vec artikuj per gazeten,
Dhe flija redaksive ne poltrona..

Por une e di, akoma naten ne enderr,
I shfaqem, e hap deren boje hiri,
I shfaqem dhe i futem drejt ne zemer,
Megjithse prane saj fle zemermiri.

Kjo grua qe bie era cokollate,
Qe desh nga une apartament te ri,
Tani jeton me burrin zemerbardhe,
Jeton e lumtur ?
Nuk e di !


Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

prej Mon 14 Oct 2013 - 0:06
E preferuara ime e Dritero-s ! Superlative sipas mendimit tim [smile_1] 

I Perndjekuri I Dashurise

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.


_D. Agolli.


Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Sponsored content

default Re: Poezi nga poete te ndryshem Shqiptare dhe te huaj

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi