Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bakterët e zbuluar ne Antarktide “nxisin” skenaret per alienë  Empty Bakterët e zbuluar ne Antarktide “nxisin” skenaret per alienë

Wed 28 Nov 2012 - 14:24
Bakterët e zbuluar ne Antarktide “nxisin” skenaret per alienë  Images

Këto mikrorganizma do të ndihmojnë të kuptohet sesi është zhvilluar jeta në ambientet më ekstreme të Tokës dhe më gjerë.
Një komunitet bakterësh të vjetër, që jetojnë të izoluar prej thuajse 3000 vjetësh është zbuluar në Antarktidë, nën akullin e liqenit Vida. Të aftë për të jetuar në gjendje ekstreme, me një temperaturë prej 13 gradësh nën zero, këto mikrorganizma do të ndihmojnë të kuptohet sesi është zhvilluar jeta në ambientet më ekstreme të Tokës. Pë më tepër, ky ekosistem mund të bëhet një model i rëndësishëm për të studiuar habitatet alienë, që mund të jenë të pranishme nëpër botë të tjera të akullta të Universit.
E gjitha është përshkruar me detaje në një studim të publikuar në revistën e Akademisë PNAS, pasi izolimi mijëvjeçar i mikrobeve polare u thye nga kërkuesit amerikanë të "Desert Research Institute", nën udhëheqjen e Alison Murray. Kërkimet e mëparshme kishin treguar sesi uji i liqenit kishte mbetur i izoluar nga ambienti në sipërfaqe për thuajse 2800 vjet. Megjithëse ekosistemi është jo vetëm plotësisht i izoluar, por edhe i errët, i ftohtë dhe i kripëzuar, rezultoi se ishte i populluar nga një mori bakteresh metabolikisht aktivë. Për më tepër, kushtet në të cilat jetojnë janë ekstreme: ambienti është pa oksigjen, lehtësisht acidik dhe përmban nivele të larta të karbonit organik, hidrogjen molekular dhe një sër përbërësish të tjerë vërtet të pazakontë, nëse konsiderohet që uji ka mbetur i izolar nga burime të jashtme energjie për mijëvjeçarë të tërë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi