Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

 Shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të shtetit të tyre amë  Empty Shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të shtetit të tyre amë

Wed 28 Nov 2012 - 22:17
Shkruan: Dr.Shefqet Krasniqi





Sot, më 28 nëntor 2012, shqiptarët shënojnë jubileun e artë të shtetit të tyre. Ka kaluar plot një shekuj që nga koha kur burra nga të gjitha trojet tona u bashkuan për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Ka kaluar një shekull me histori nga më të dhimbshmet, por dhe më krenaret. Nuk janë vetëm pushtimet dhe okupimet pjesë e historisë sonë, apo thënë më mirë, ato, në të vërtetë janë vetëm pjesa e dhimbshme e saj, ndryshe, shqiptarët kanë dhe krenarinë, qëndresën dhe rezistencën, si pjesë për të cilën xhelozohen nga popujt tjerë.

Shqiptarët u xhelozuan për shumë gjëra. Bota iu mori lakmi dhe historia shkroi për to. U xhelozuan, gjithnjë në kuptimin pozitiv, për atë se elementi fetar islam ka qenë me një rol vendimtar, jo vetëm në këtë proces të shpalljes së pavarësisë, por edhe përgjatë gjithë historisë së mëtejme. “Ka njerëz të mirë në botë (e ka fjalën për shqiptarët). Ky është një manifestim i njerëzve të mirë. Dhe ata ndodhën të jenë muslimanë. Është tregim i cili duhet treguar. Ideja se të gjithë muslimanët janë terroristë – kjo paranojë po gjithpërfshinë perëndimin. Kjo është çmenduri.”[1] Hafidh Ibrahim Dalliu thoshte: “Ne shqiptarët, të cilit do religjion, jemi të gjithë vëllezër në shtetin tonë. Ne gjithmonë do të jetojmë mirë dhe në paqe me njëri tjetrin, siç jemi duke jetuar, ne do të punojmë së bashku për përparimin e kombit tonë , dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë .”

Ky është një tregues i qartë i edukatës fetare dhe rolit të saj në ruajtjen e unitetit kombëtar.
Shqiptarët u lëvduan për nderin dhe bujarinë e tyre. H. Charles Woods-i për nderin tonë thoshte: “Shqiptarët kanë kodin e vetë të nderit dhe janë të besueshëm deri në vdekje.” Ndërsa Stu Huck për bujarinë thotë këto fjalë: “Është kulturë e tyre (e shqiptarëve). Ndokush që paraqitet para derës së tyre, i strehojnë nga rreziku. Qoftë edhe armiku i tyre vdekjeprurës.”[2]

Shqiptarët ishin madhështorë dhe për të arritur ne këtu ku jemi, dhanë çdo gjë. Por, sikur fati nuk ishte në anën e tyre. Ata dhanë shumë, bënë shumë, por, siç do të konstatonte Tunmani[3], “Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët.”

Të dashurit e mi!

E dini pse ishim kaq shumë të panjohur? Pse ishim të mëdhenj dhe nuk dukeshim gjëkundi?

Ngase ishim të pushtuar dhe ata që nuk do të duhej për hire të së vërtetës të gabonin, historianët, gabuan dhe ishin të padrejtë ndaj nesh, ngase na lanë në margjinat e kohës. Na lanë të harruar...

Këtu nuk mbaron artikulli. Në fakt, këtu fillon. Këtu janë fjalët më të rëndësishme, që duhet të trokasin në ndërgjegjen e të gjithë neve, e sidomos elitës sonë politike. Me rastin e këtij festimi të madh, të përkujtojmë vlerën e lirisë, t’iu flasim njerëzve për rëndësinë që ka pavarësia e vendit në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare dhe fetare, t’iu shpalosim atyre mesazhin e vërtetë të lirisë, t’i thërrasim ata që sot kur kanë këtë liri, që nuk do të thosha se është njëqindvjeçare, ngase kombi ynë historinë më të dhimbshme do ta ketë më pas, kur në shënjestër do të jetë nga egërsirat sllave, të punojnë për të dëshmuar vlerat. Le të punojmë që të jemi vetvetja jonë. Një shtet i lirë dhe sovran është ai që punon për popullin e vet dhe e ruan atë, andaj le të jetë moto e këtij kremtimi bashkimi dhe uniteti i faktorit politik, le të jenë nisma të tij avancimi arsimor dhe shkencor, le të jenë projekte të tij zhvillimi ekonomik dhe industrial, le të jenë të drejtat dhe realizimi i tyre për qytetarët preokupimi kryesor.

Kremtimi i shpalljes së pavarësisë, shtetin amë e gjen të copëtuar, ende nuk i janë bashkuar gjymtyrët, andaj, nëse janë dashur njëqind vjet për të mbërri këtu ku jemi, le të shërbejë ky shekull jubilar për të vënë strategjitë dhe vizionet e bashkimit të trojeve tona. Është ky amaneti më i madh që na e kanë lënë të parët.

Allahu na udhëzoftë në rrugën e drejt!

Allahu i begatoftë me Xhennet gjithë shehidët tanë!

Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

 Shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të shtetit të tyre amë  Empty Re: Shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të shtetit të tyre amë

Wed 28 Nov 2012 - 22:21
Dëshiroj shumë, që populli im të mos kishte politikanë por prijës, udhëheqës të devotshëm, të tillë që para popullit do të ishin të turpshëm e para armiqve krenarë, para të keqes mendjemprehtë e të guximshëm, ndërsa para Zotit të përulur e të nënshtruar. Sikur të ishin të tillë!!!
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

 Shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të shtetit të tyre amë  Empty Re: Shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të shtetit të tyre amë

Wed 28 Nov 2012 - 22:41
shiptaret sot ne vlore u bashkuan festuan vesten e madhe 100 vjetrorin e pavarsis dasht zoti te bashkohen ne nje shtet te gjith shiptart
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

 Shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të shtetit të tyre amë  Empty Re: Shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të shtetit të tyre amë

Wed 28 Nov 2012 - 23:43
Dashte All-llahu qe per nje kohe sa me te shkurte te kemi bashkimin e trojeve shqiptare ne nje shtet qe ka qene pra Shqiperine natyrale e jo te coptuar
dalinda
dalinda
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 9
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 07/12/2012
http://merrjep.al

 Shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të shtetit të tyre amë  Empty Re: Shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të shtetit të tyre amë

Tue 8 Jan 2013 - 10:17
http://merrjep.al/
Sponsored content

 Shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të shtetit të tyre amë  Empty Re: Shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të shtetit të tyre amë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi