Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Trojka, e shqetësuar për Greqinë

prej Sat 1 Dec 2012 - 11:35
Trojka, e shqetësuar për Greqinë TROJKA-GREQIA-

Ekspertët e FMN, BQE dhe BE, të ashtuquajtura trojka, janë akoma të shqetësuar për qëndrueshmërinë e borxhit grek dhe presin nga Athina të zbatojë pikë për pikë marrëveshjen me kreditorët.

Sipas një raporti të ri të tyre theksohet se qëndrueshmëria e borxhit grek, që pritet të ulet në 124% të PBB në vitin 2020, nga 190% që do të jetë pas një viti, varet shumë sidomos nga programi i riblerjes së bonove greke të thesarit.

FMN ka mirëpritur njoftimin e Athinës, për të filluar javën e ardhshme këtë proces.

“Ne e kemi mirëpritur këtë, por natyrisht suksesi kërkon që si Greqia, ashtu edhe partnerët europianë, të zbatojnë plotësisht angazhimet e tyre dhe ne e shohim këtë si një paketë të rëndësishme dhe konkrete për Greqinë”, tha Gerry Rice, nga Departamenti i Marrëdhënieve të Jashtme, FMN.

Por, sipas agjencive botërore financiare, cështja e borxhit grek nuk është e vetmja, që duhet të shqetësojë eurozonën për të rishqyrtuar një reduktim të ri të tij, pasi tri shtete anëtare të saj do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë me borxhin e tyre, brenda vitit të ardhshëm dhe katër të tjera deri në 2017.

Madje, sipas Citi Group, Greqia në një të ardhme jo shumë të largët do të shkëputet nga eurozona, duke shkaktuar në gjithë vendet e tjera anëtare një recension të përgjithshem të ekonomisë europiane prej 4.5%.

Edhe 46% e shtetasve gjermanë janë shprehur, në sondazhin e fundit, pro falimentimit të Greqisë, pasi mendojnë se Berlini po humb paratë e taksapaguesve me ndihmën ndaj Athinës. Por, parlamenti gjerman, nga ana tjetër, ka votuar në mesditën e së premtes, me 473 vota pro dhe 100 kundër, për paketën financiare, që do t’i jepet Greqisë prej kreditorëve.

“Sigurisht, janë kostot e tyre të përfshira në ristrukturimin e ekonomisë greke. Por pa mbështetjen tonë, jo vetëm e ardhmja e Greqisë do të jetë në rrezik, por edhe e ardhmja e gjithë eurozonës. Kjo ka të bëjë me ekzistencën e Europës, me prosperitetin tonë”, tha Volfgang Shchauble, ministri gjerman i Financave.

Madje ministri gjerman i Financave e ka krahasur një falimentim të mundshëm të Athinës, me shembjen e Bashkimit Sovjetik, për sa i përket pasojave që do të sjellë në gjithë familjen europiane.

Nga ana e tij, në intervistën e fundit për “FT”, kreu i Eurogrupit, Jean Clode Juncker, është shprehur i bindur se Greqia do të jetë pjesë e pandarë e eurozonës, duke theksuar optimizmin e tij për programin e riblerjes së bonove greke, si një prej pikave kryesore, që do t’i sigurojë Athinës likuiditetin e parave të ndihmës financiare.



*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Trojka, e shqetësuar për Greqinë N
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi