Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

default Vetëvritet ambasadori serb në NATO

prej Wed 5 Dec 2012 - 21:52
Ambasadori i Serbisë në selinë e NATO-s i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga tarraca e një parkingu shumë-katësh në aeroportin e Brukselit.

Lajmi njoftohet nga burimet diplomatike serbe në Beograd dhe konfirmohet edhe nga zyrtarët e NATO-s.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së e martës. Hetimet për vetëvrasjen e diplomatit serb nisën si në Beograd ashtu dhe nga autoritetet belge. Por këtyre të fundit, u mjaftuan pak orë për të arritur në përfundimin se bëhej fjalë për një rast vetëvrasjeje të pastër që nuk lë shteg për dyshime të tjera.

“Janë elemente dhe prova të pakundërshtueshme që tregojnë se kemi të bëjmë me një rast të pastër të vetëvrasjes, ndaj hetimi deklarohet i mbyllur”, deklaroi Prokuroria e Brukselit.

Milinkovic ishte 52 vjeç dhe një diplomat karrierë. Detyra e tij e fundit përqendrohej në koordinimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe NATO-s, pavarësisht se Beogradi ruan statusin e neutralitetit karshi Aleancës, që pas bombardimeve gjatë luftës së Kosovës.


Gabojmë
gjithmonë. Gabojmë nga inati, nga dashuria, nga xhelozia. Gabojmë për
të mësuar. Mësojmë që të mos përsërisim kurrë disa gabime. Gabojmë për
të kërkuar falje, për të pranuar që kemi gabuar. Gabojmë për tu rritur,
për t’u pjekur. Gabojmë sepse nuk jemi perfekt!

Meshkujt janë si macet. Kur i ushqen të gërvishtin. Kur i nxjerr jashtë, qajnë pas dere.

Vetëvritet ambasadori serb në NATO  Image
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi