Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Koha e burgosur e brezit të ri Empty Koha e burgosur e brezit të ri

Thu 6 Dec 2012 - 22:08
Koha e burgosur e brezit të ri Facebook

Oralda Lahe/gazetare

Facebook kjo botë virtuale sa vjen dhe më shumë na bën të jemi të varur prej tij. Të shumtë janë personat që kanë një apo më shumë llogari në virtualitetin e tyre. Një botë që i përngjan një rrethi vicioz sa vjen dhe bëhet më e ngurtë. Vërtet mund të shprehësh shumë në statusin tënd se çfarë mendon, të postosh foto por asnjëherë nuk shpreh ndenjën e vërtetë, atë që do të thuash me shpirt. Megjithatë, ky rrjet social si për ironi të fatit, të gozhdon, të bën robot. Fillimisht të hyn në gjak si cigarja që fik e shuan pa kuptim apo si një varësi e cila nuk ka një kufi të përcaktuar. Në facebook mund të tregosh fotot e ditëlindjes, dasmës pse jo dhe shoqërisë që ke. Ndoshta duke shëtitur apo pirë kafe. Madje, nuk mungon as vendndodhja ku tregon se ti po pi kafen me shoqërinë. Një tjetër hallkë ku do të doja të ndalesha është gjuha e facebook pasi gjithmonë e më shumë më bën përshtypje mënyrën sesi komunikohet në facebook. Nuk mungon as shprehja e një fjalori të veçantë, me një tjetër mënyrë komunikimi, as fjalë që shumë qartë formojnë një fjalor të vërtetë. Bëji ‘like’ kësaj faqes që të kam sugjeruar unë apo të bëra ‘like’ në foton e postuar. Sa ‘like’ që ka marrë kjo foto apo sa ‘like’ ka marrë statusi i vendosur herët në mëngjes supozojmë apo orë të ndryshme të ditës. Përdoren shkurtime fjalësh madje, themi navigim për lundrim, shkurt duket si një mbretëri e mbetshme. Facebook mbetet dhe një mënyrë e mirë për Vipat të cilët janë të pranishëm në këtë rrjet social. Një fjalë më mbetet për të thënë për rrjetin social Facebook, e cila gjithsesi nuk anashkalon mjaft elementë të tjerë: Faleminderit që nuk na diskriminon, të paktën ti na pranon me dy apo më tepër llogari së bashku me mendimet tona të vërteta, apo jo të tilla. Madje dhe paksa snob kur ne na duhet të hiqemi si dikush tjetër krahasur me atë realisht jemi. Sikundër një gjë nuk mund t’ia falim vetes e që është se në këtë rrjet virtual falim kohën më të bukur duke na mbështjellë në guackën e vetmisë sonë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi