Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Margarita Xhepa ! Empty Margarita Xhepa !

Fri 19 Nov 2010 - 17:03
Margarita Xhepa ! U1_MargaritaXhepa

Margarita Xhepa është një aktore shqiptare, lindi më 2 prill 1932 në Lushnjë, Shqipëri. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për te shkelqyer ne dramen "Streha e te harruarve", nje tjeter sukses ne karrieren e saj 50-vjecare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njekohesisht studioi ne Liceun Artistik, Dega e Drames.
Ka krijuar mbi 150 role ne teater, midis te cileve mund te permendim: Majlinden tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velça i romanit me te njejtin titull te J. Xoxes), Filja tek "Cuca e maleve" (L. Papa), Zonja Meme tek "Kush e solli Doruntinen" (dramatizim nga E. Budina e P. Mani i romanit me te njejtin titull te I. Kadarese), Nena "Perballe vetes" (R. Pulaha) etj.
Ka qene njesoj e suksesshme ne rolet e dramaturgjise boterore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dyte tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta" Mbreteresha Margaret tek "Rikardi i III", te Shekspirit.
Ne rolet e tjera nga dramaturgjia boterore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushte" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Çehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e nje komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), ShejIa tek "Morali i zonjes Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nen drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, ne Teatrin Kombetar te Greqise, ne Athine.
Veç roleve ne teater, ka realizuor edhe 32 role ne kinema, duke punuar me shumicen e regjisoreve shqiptare. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmët", me I. Muçajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Tokë e përgjakur", "Një djalë edhe një vajzë" dhe "Apasionata", me V. Gjiken "Gjeneral gramafoni", me E. Musliun "Rrethi i kujtesës" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me K. Çashkun "Dora e ngrohtë", me Dhe. Anagnostin "Gurët e shtëpisë sime", me P. Milkanin "Pranvera s'erdhi vetëm", me S. Kumbaron "Koncert në vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik".
Ne vitin .... interpretoi ne filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh ne Festivalin Nderkombetar te Filmit Mesdhetar ne Selanik, ndersa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Filmografia



1.Kronikë provinciale - (2009)

2.Ne dhe Lenini - (2008)

3.I dashur armik - (2004)

4.Mirupafshim - (1997)

5.E diela e fundit - (1993)

6.Një djalë edhe një vajzë - (1990)

7.Vitet e pritjes - (1990)

8.Kush e solli Doruntinën (1989) teater-drama, nena e Kostandinit dhe Doruntines

9.Pranvera s'erdhi vetëm - (1988)

10.Misioni përtej detit - (1988)

11.Rrethi i kujtesës - (1987)

12.Fillim i vështirë - (1986)

13.Gabimi - (1986)

14.Gurët e shtëpisë sime - (1985)

15.Militanti - (1984)

16.Apasionata - (1983)

17.Dora e ngrohtë - (1983)

18.Shokët - (1982)

19.Dita e parë e emrimit - (1981)

20.Me hapin e shokëve - (1979) (TV)

21.Dollia e dasmës sime - (1978)

22.Gjeneral gramafoni - (1978)

23.Koncert në vitin 1936 (1978)

24.Dimri i fundit - (1976)

25.Pylli i lirisë - (1976)

26.Tokë e përgjakur - (1976)

27.Vitet e para - (1965) si Zyraka

.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi