Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Siri, rebelët synojnë aeroportin e Damaskut

prej Sat 8 Dec 2012 - 1:44
Siri, rebelët synojnë aeroportin e Damaskut Damask

Luftëtarët rebelë në Siri deklarojnë se synojnë të marrin nën kontroll aeroportin e Damaskut, duke e cilësuar atë si një “objektiv të arritshëm”.

Zëdhënësi i rebelëve tha se aeroporti po përdoret nga ushtria siriane dhe duhet të shmanget nga civilët. Në javët e fundit në rrethinat e Damaskut, kryesisht në zonën e njohur si Gouta, janë zhvilluar luftime të ashpra.

Aktivitetet në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit sirian kanë qenë të pezulluara për civilët në dy javët e fundit.

Për shkak të vazhdimit të luftimeve atje, zëdhënësi i fraksionit rebel Këshilli Ushtarak i Damaskut, Nabil al
Siria
Siri, luftime në Damask
Ki-moon në Turqi, mesazh kundër Assad
Armet kimike në Siri, reagon Paneta
Amir paralajmëroi civilët se janë të rrezikuar nëse afrohen.

“Brigadat rebele që kanë rrethuar aeroportin arritën të enjten në përfundimin se ai është një objektiv i arritshëm. Aktualisht aeroporti është i mbushur me autoblinda dhe ushtarë”, deklaroi Al Amir.

Ushtria siriane ka përforcuar pozicionet jashtë dy periferive jug-perëndimore të Damaskut, nga frika e një sulmi të mundshëm tokësor të rebelëve.

Gjatë ditës së premte ushtria siriane ka bombarduar zonën periferike të Darajasë, që kontrollohet nga rebelët e armatosur, raportoi redaktori i BBC për Lindjen e Mesme, Jeremy Bowen nga Damasku.

Raketa dhe bomba janë qëlluar dhe në Maudhamija, një tjetër zonë periferike kjo që ndodhet pranë aeroportit ushtarak të Mezehut.

Rebelët kanë avancuar së fundmi në zonat qendrore të kryeqytetit, ndërkohë që forcat qeveritare kanë ndërmarrë një seri operacionesh për të rimarrë nën kontroll territorin.



*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Siri, rebelët synojnë aeroportin e Damaskut N
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi