Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Lideri i Hamas, në Gaza pas 45 vjetësh

prej Sat 8 Dec 2012 - 1:47
Lideri i Hamas, në Gaza pas 45 vjetësh  Khaled-mashaal-hamas

Kreu në mërgim i lëvizjes islamike të Hamasit, Khaled Mashaal ka mbërritur të premten në Rripin e Gazës, ku është pritur si një triumfator.

Bëhet fjalë për vizitën e parë të kryer nga Mashaal në Territoret palestineze që prej vitit 1967. Ai do të qëndrojë në Gaza për tre ditë.

Mashaal, 56 vjeç, është pritur në terminalin e Rafahut, prej nga ka hyrë në Rripin e Gazës, nga kryeministri i Hamasit, Ismail Haniyeh.

Menjëherë më pas ai është drejtuar për në qytetin e goditur rëndë nga sulmet e fundit izraelite në operacionin “Kolona e Reve”.
Lindja e Mesme
Peres: Abas, partneri ynë për paqen
Shtohet presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit
OKB kritika Izraelit

Numri 1 i lëvizjes islamike shoqërohet në këtë vizitë nga zëvendësi i tij, Moussa Abu Marzuk dhe në momentin e mbërritjes tha se, “shpreson që Zoti t’i mundësojë martirizimin në Gaza”.

Vizita e tij vjen pak ditë pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara votoi për njohjen e Palestinës si një anëtar me statusin e vëzhguesit, një lëvizje e kundërshtuar fuqishëm nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në votimin e mbajtur në orët e para të së premtes, SHBA nuk mundi të ushtronte të drejtën e vetos, pasi votimi u realizua në Asamble dhe jo në Këshillin e Sigurimit.

Ashtu siç ishte parashikuar, edhe votimet treguan se Palestina gëzonte mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare, duke fituar anëtarësimin pa të drejtë votimi.

Shqipëria ishte një prej 41 vendeve që abstenuan, por 138 shtete votuan pro njohjes së Palestinës, mjaftueshëm për të siguruar njohjen. Vendet që votuan kundër njohjes ishin nëntë.


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Lideri i Hamas, në Gaza pas 45 vjetësh  N
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi