Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Arka e Arsimit me 400 milione me pak Empty Arka e Arsimit me 400 milione me pak

Sat 8 Dec 2012 - 12:15
Arka e Arsimit me 400 milione me pak 1354702980-lek_me_poak

Buxheti i vitit 2013 për arsimin pëson rënie me 400 milionë lekë krahasuar me vitin e kaluar. Projektbuxheti për arsimin në vitin 2013 është parashikuar 38 miliardë e 899 milionë lekë. Kjo vlerë zë 2.7 për qind të GDP nga 2.8 për qind që ishte vitin e kaluar.

Duke iu referuar ndarjes së buxhetit, arsimi bazë merr pjesën kryesore të fondeve, ndërsa buxheti më i ulët i bie arsimit profesional. Arsimi i lartë është ai që ka pësuar rënie me 391 milionë në krahasim me vitin e kaluar. Në prezantimin që i bëri ndarjes së buxhetit në Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj u shpreh se arsimi është prioritet i qeverisë në krahasim me sektorët e tjerë. “Të dhënat e parashikuara në buxhetin e shtetit për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës arrijnë në shumën e mbi 38 miliardë lekëve për të gjitha zërat e shpenzimeve operative dhe kapitale. Në këtë shpërndarje, sektori i arsimit trajtohet sërish si sektor prioritar në raport me sektorë të tjerë.” Sipas këtyre llogarive, Ministrisë së Tafajt i del që në vitin 2013 të përgatitet për prioritete brenda për brenda sektorit të arsimit.

Premtimi i parë i madh i Tafajt është rritja e pagave të mësuesve. Pastaj investimet në shkolla të reja dhe rikonstruksione, shtim i fondit të ekselencës nga 1 milion dollarë në 1.5 milionë, shtim të numrit të bursave për nxënësit e studentët etj. Diskutimet për buxhetin nuk kanë kaluar pa debate nga anëtarët e PS në Komisionin e Medias, të cilët jo vetëm nuk i besojnë deklaratat e ministrit për një buxhet me rritje, përkundrazi. Ata i kërkuan ministrit Tafaj të pranojë që ka ulje të investimeve, dhe për këtë duhet që së pari “të pranojë si qeveri se jemi në krizë”. Kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj u shpreh se arsimi nuk është prioritet i qeverisë. Leskaj e argumentoi këtë me “emërimet në shkolla që bëhen mbi bazë klienteliste.

Ju keni hequr trajnimet e mësuesve. Fëmijët në fshatra nuk shkojnë dot në shkollë për shkak të largësisë dhe mungesës së transportit. Ju nuk jeni në gjendje të thoni se ku po e çoni arsimin profesional. Arsimi po rrënohet me këtë buxhet z. Ministër.” Leskaj u shpreh se investimet në arsim janë më të ulëta në 8 vitet të fundit. “Jo rastësisht pyeta që investimet zënë 8.8% siç thatë juve të buxhetit të arsimit. Por sa kanë qenë vitin e kaluar? Ju e thatë 9 deri në 10, por në fakt kanë qenë 10.5% në vitin 2005 dhe 20.5% në vitin 2009. Do të thotë janë më pak se gjysma e investimeve të vitit 2009. Ndërsa për sa i takon çështjes së fondeve për Shkencën dhe Inovacionin, e keni premtuar tek 6.5 për qind, e keni te gjysma”, u shpreh Leskaj

Buxheti për të papunët, diskutimi mbyllet me të qeshura

Seanca parashikonte diskutimet në parim për buxhetin, por ministri Ksera nuk u përgjigjet pyetjeve të deputetëve albina hoxha Në Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ministri Ksera prezantoi buxhetin e vitit 2013. Buxheti është 59.67 miliardë lekë dhe ka rritje 8.56% nga viti i kaluar. Prioritete të MPÇSSHB për vitin 2013 do të jenë ulja e varfërisë dhe rritja e të ardhurave për familje në masën 5.6%, ulja e papunësisë dhe punësimi vetëm nëpërmjet programeve aktive të zbatuara nga Ministria e 16 mijë të papunëve, rritja e të ardhurave të pensionistëve në masën 3-4% për pensionistët e qytetit dhe 5% për ata të fshatit, etj.

Ksera ishte shumë optimist tek ka bërë këtë prezantim gjë që u prit me të qeshura nga deputetët e Partisë Socialiste. I janë drejtuar shumë pyetje ministrit, lidhur me humbjet, hartën e varfërisë, ndihma sociale e cila rezulton të jetë e përqendruar në Kukës, Shkodër dhe Dibër, pra në veri të Shqipërisë. Mungesën e përgjigjeve deputetët e kanë kaluar me të qeshura dhe me shprehje si: Po ju vet zoti ministër i besoni këto që thoni? Ku e keni rritur punësimin sepse ne nuk e shohim?

Keni tre vite që raportoni në këto komision rikonstruksionin e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, e keni për detyrë ta bëni këtë gjë, vetëm detyrën keni bërë etj. Klodiana Spahiu i është drejtuar ministrit me fjalët: “Është turp dhe paaftësi nga ana juaj që nuk keni pranuar të masim minimumin jetik të një njeriu. Kështu do mund të kuptonim sa qëndrojnë këto që thoni. Tabelat që na paraqisni dhe arritjet që numëroni nuk i shohim në asnjë vend. Shqiptarët janë të lumtur thoni ju, por nuk dimë se ç’thonë ata...”

Në shenjë proteste nga mosmarrja e përgjigjeve Klodiana Spahiu është larguar nga komisioni. Ndërsa Tritan Shehu nuk ishte pjesë e debateve pasi kishte telefonata të rëndësishme. Për një kohë të gjatë ka qëndruar në vendin e tij duke folur në telefon. Disa herë Eglantina Gjermeni i kërkoi që ta lejonte të fliste por ai nuk ka dëgjuar deri në momentin që ka përfunduar telefonatat dhe vetëm pak çaste më pas seanca është mbyllur. Eltar Deda dhe Eglantina Gjermeni kanë kërkuar të dinë se përse është kaq entuziast ministri por si pyetjet e tjera edhe kjo mbeti pa përgjigje. Seancë është kthyer në shoë me protagonist ministrin Spiro Ksera.

Buxheti më i ulët se në vitin 2005

Buxheti më i ulët se në vitin 2005 Buxheti për arsimin ka ngjallur reagime te anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin e Medias. Sipas Ledi Shamku, specialiste për arsimin pranë PS-së, ky buxhet që prezantoi dje ministri Tafaj është më i ulët se në vitin 2005. Rënien e buxhetit Shamku e konstaton në çdo sektor, që nga arsimi profesional te investimet në shkolla.

Si është trajtuar sistemi arsimor në buxhetin e vitit 2013?

Buxheti për arsimin sivjet do të jetë 2.73% e PBB. Ky është niveli më i ulët që ka pasur ndonjëherë arsimi që prej vitit 1997. Buxheti që qeveria Berisha do lëjë (2.73), do të jetë më i vogël se buxheti që gjeti në vitin 2005 (2.81). Premtimi për 5% (a për 6) provohet tani që ka qenë një mashtrim. Qeveria duhet të ketë kurajën të dalë dhe të pranojë që ka dështuar në politikën e saj për financimin e arsimit.

A janë të mjaftueshme fondet e parashikuara për shpenzimet publike për arsimin?

Buxheti për arsimin zë sivjet gjithashtu peshën më të ulët si përqindje e buxhetit të shtetit. Çka do të thotë që për këtë qeveri arsimi është sivjet më pak prioritet se ç’ka qenë vjet, e kështu me çdo vit me radhë që nga viti 2005. 10.37% e buxhetit të shtetit i jepej arsimit kur e morën, 9.56% po e lënë. Këto duken presje dhjetore, dhe me siguri kështu i duken Saliut, Bodes, dhe Myqerem Tafajt. Por sikur kjo qeveri të alokonte po 10.37% të buxhetit (aq sa në 2005) buxheti për arsimin do të ishte 8.5% më i madh. E thënë në vlerë absolute do të shpenzoheshin rreth 30 milionë dollarë më shumë për arsimin në Shqipëri.

Po investimet për vitin e ardhshëm në sistemin arsimor, a janë të mjaftueshme?

Investimet në arsim në këtë buxhet gjithashtu arrijnë nivelin më të ulët historik. Këtë vit jo vetëm që kemi një ulje të investimeve për arsimin si peshë që zënë brenda buxhetit, por kemi dhe një ulje të investimeve dhe në vlerë nominale, me rreth 7 milionë dollarë. Kjo është një ulje e investimeve me një të pestën.

Si është trajtuar në buxhet arsimi profesional?

Sasia e financimit për arsimin profesional gjithashtu kap një rekord negativ. Është më e ulëta historike në raport me buxhetin për arsimin, (vetëm 5.38%), por dhe në vlerë nominale është më e vogël sesa buxheti i dhënë për këtë sektor jetik të arsimit në vitin 2007.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi