Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Autoritetet vjeneze inkurajojnë ndërtimin e xhamive

prej Mon 10 Dec 2012 - 19:38

Kryeqyteti i Austrisë planifikon që deri në vitin 2015 në Universitetin e Vjenës të inkorporon studimet e teologjisë islame për trajnimin e imamëve në Austri

Përveç kësaj planifikon edhe hapjen e vendit të Ombudspersonit për “rininë radikale” si dhe përgatitjen e një manuali për ndërtimin e xhamive, që do t’ia dorëzoj bashkiakut të Vjenës.

Studentëve me përfundimin e studimeve master do t’ju lejohet të ligjërojnë pedagogjinë religjioze islame në arsimin e lartë.

Vitin e ardhshëm Universiteti do të fillojë planifikimin e planit të studimeve, dhe në fillim të vitit 2014 do të shpall konkurs për pedagogë dhe profesorë. Përparësi do të kenë “personat profesionalisht të kualifikuar”, gjë e cila nuk është detyrë e lehtë, nëse merret parasysh se gjeneratat e reja, që e zotërojnë gjuhën gjermane në këtë fushë janë në fazën e formimit.

Bashkësia fetare turke në Vjenë mbështet projektin e kualifikimit teologjik në Austri sepse ka vite që është shqyrtuar dhe kërkuar arsimimi i identitetit islam i evropës së mesme. Megjithatë, Vjenës aktualisht i mungon një numër i mjaftueshëm i dijetarëve të diplomuar islam.

Qyteti i Vjenës, te projektet e tilla, do të ketë kujdes rreth diversitetit brenda islamit, përpunimit të teksteve shkollore për nxënësit, si dhe rregullimit të ligjit austriak për Islamin, i cili nuk ka ndryshuar në 100 vitet e fundit./islamgjakova/


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
Autoritetet vjeneze inkurajojnë ndërtimin e xhamive J5zhxd
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi