Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mesjeta buzë kryeqytetit Empty Mesjeta buzë kryeqytetit

Mon 10 Dec 2012 - 22:10
Message reputation : 100% (1 vote)

Kaq afër dhe larg Tiranës, kaq afër dhe kaq larg rrugëve të shtruara të kryeqytetit, kaq afër dhe larg dritave, trafikut, lokaleve zhurmëmedha , jetohet, jetojnë njerëz që presin, që shpresojnë, jetojnë njerëz në një vend që duket si bote paralele e fshehur pas shpatullave të një kryeqyteti që pak ose aspak di për ta dhe jeten e tyre këtu mes maleve.

Ndryshe nga kilometrat që janë vetëm një grusht, udhëtimi i kamerave të reportazhit të “Shqipërisë Tjetër”, duket pafund mes gropave që e anojne makinën fortazi majtas e djathtas. Rrotullime të stërzgjatura që zbresin më pas në bregun tjetër të liqenit të Bovillës, nga ku merr uje një pjesë e mirë e kryeqytetit.

Shtëpitë e Bruzallës ngrihen lartë mes majash të gjelbërta, aq sa shpesh duket sikur po të zgjatesh edhe pak mund të shikosh pallatet e mëdha të kryeqytetit. E megjithatë, shtëpitë e këtushme janë krejtësisht ndryshe, të mplakura, të lodhura, me ngjyrën e hirtë që u rreh krahët.

Nuk është një udhëtim në kohë edhe pse duket i tille mes vështirësive që flasin me gjuhën e varfërisë, që lexohet qartazi kudo. Majtas, djathtas, gjithëanesh asgjë nuk ndryshon, asgjë nuk ka forme tjetër veç asaj të harruar që prej nuk dihet se kur.

“Fshati në përgjithësi është në kushte shumë të dobëta, është gati i barabartë. Nuk ka të bëj dallime që njëri është më lart ose më poshtë nga gjendja ekonomike, janë të gjithë njësoj. E vetmja e ardhur është një ndihmë ekonomike, edhe ajo nuk është e mjaftueshme”, shprehet një prej të moshuarve të fshatit.

Kush ka mundur është larguar nga fshati, çka dallohet edhe mes shtëpive të braktisura e të rëna mbi vete. Ndërsa pjesa tjeter që jetojnë ende këtu duken të dorezuar, ndoshta sepse asgjë nuk duket të ndryshoje, asgje nuk duket të levizë, asgjë nuk shkon, nuk ecën, nuk flet, veç halleve që stivosen ditë pas dite pambarim.

“ As i bije ndermend kujt, të gjithë shpërngulen, ketu nuk ka vrare mendjen kush, nuk na ka pyetur njehere kush si ndertoni, ku shkoni si rroni, ku shkoni”, shprehet një grua.

Per te ardhura nuk behet fjale. Per shkak te pozicionit, hapesirat per bujqesi jane minimale , ndersa banoret perpiqen te mbijetojne me se shumti me blegtorine nga e cila nuk vjen me shume sesa mbijetesa e veshtire qe duket ne kufijte e te pamundures.

“Kemi probleme, ne me perpara na paten thene me na shkul, nuk na shkulen, rruge nuk kemi, uje nuk kemi, dritat me probleme i kemi. Jemi afër Bovillës dhe nuk kemi ujë, pasi nuk ka burime. Na japin një ndihmë ekonomike prej 30 mijë lekësh të vjetra dhe edhe atë, një muaj na e japin një muaj jo, kështu që nuk e merr vesh”, thotë një i ri.

Largesia e shkolles, e mpleksur me varferine ka detyruar jo pak femije te braktisin bankat duke i dhene udhe ne kete menyre analfabetizmit mbytes qe ka shtrire rrenjet dhimbshem ne shume familje.

“Nuk ka shkollë në fshat dhe ne nuk kemi të ardhura ta dërgojmë vajzën diku tjetër. Vjet pa shkollë dhe sivjet gjithashtu pa shkollë, u bë gati dy vjet që vajza ri pa shkollë”, thotë një nënë për të bijën.

I njëjtë fati i Florit 11-vjeçar, qe jeton vetëm disa qindra metra me tej ne një realitet të njëjte të imponuar nga skamja.

“Duhet të isha në klasën e pestë, por nuk kam bërë shkollë. Nuk e di ta shkruaj emrin tim. Të gjithë shokët detyrohen të rinë pa shkollë”, thotë i mituri.

Rrugicat e fshatit kryqezohen njera-tjetres siç kryqezohen fatet e banoreve te lidhura pashmangshmerisht me njeri tjetrit.

Ata japin e marrin, me borxhe e derte qe nuk mbyllen kurre. Gjate dimrit nis edhe periudha me e veshtire pasi rruget e baltosura per muaj te tere behen thuajse te pakalueshme duke i lene banoret sa afer aq edhe larg kryeqytetit te tyre.

Bruzalla mbetet e vetmuar, ashtu sic mbeten banoret te vemtuar ne realitetin e tyre, ne te vertetat e tyre, ne tatepjeten e nje jete te stermundimshme qe shtrihet trishtem pas Tiranes se madhe.

Askush nuk eshte kujtuar per ta, askush nuk ka hedhur qofte edhe nje rreze shikimi, nje rreze shprese, nje rreze mundesie per te ndryshuar mesjeten e shtruar kembekryq kudo.

topchanel
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Mesjeta buzë kryeqytetit Empty Re: Mesjeta buzë kryeqytetit

Mon 10 Dec 2012 - 22:32
kjo eshte arritja ekonomike qe pretendon maskarai sali berishe
jemi te dytet mbas GJermanise . shikoni ?????
kjo eshte me vene duart ne koke Merzitur Mesjeta buzë kryeqytetit 4244291720
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi