Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Njoh 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë Empty Njoh 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë

Tue 11 Dec 2012 - 12:57
Të shoqëruar nga mësuesja e tyre dhe forcat e policisë, fëmijë të ngujuar folën me anë të vizatimeve. Mësuese Liljana: Duhet ndërhyrë sa më shpejt të jetë e mundur. Ka prej atyre që nuk kanë kacidhen për bukën e gojës dhe të tjerë që nuk kanë batanije për t’u mbuluar natën
Njoh 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë Femijet%202
“Ka fëmijë që si në kohën e Migjenit flenë në një dhomë me lopën, ka fëmijë që duan të shkojnë në shkollë, por nuk munden. Ka fëmijë që kanë dalë për të shkuar në shkollë dhe nuk janë kthyer më. Duhet patjetër ta parandalojmë këtë fenomen. Më mirë të hapim një shkollë, së të hapim dyert e burgut.” Më këto fjalë na fut në bisedë zonja Liljana. Ajo është mësuese jo si të tjerat. Përveç orarit zyrtar ku jep mësim në shkollën “Pashko Vasa” në Shkodër, fundjavave, klasa e saj bëhen fëmijët e ngujuar në rrethin e Shkodrës. Dita a djeshme me diell, e ka sjell atë dhe 12 fëmijë nga qarku i qytetit verior në Institucionin e Avokatit të Popullit. Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, edhe pse në situata “tragjike”, ata kanë udhëtuar në një rrugë që nuk i ndodh asnjëherë ta bëjnë vetë. Ne e shkëputëm për pak zonjën Liljana dhe folëm me të për situatën, fëmijët dhe kushtet në të cilat ata jetojnë.

Zonja Liljana, juve jeni nga njerëzit e afërt të këtyre fëmijëve. Si është pamja që shikoni ju së brendshmi?

Është e dhimbshme. Do të doja t’u qëndroja pranë në rrethana të tjera. Por nga ana tjetër me vjen mirë që jam pranë tyre dhe i ndihmoj sado pak në mungesë të lirisë që kanë. Problemet që i shoqërojnë këta fëmijë janë të paimagjinueshme. Nëse nuk shihen nga afër është tepër e vështirë t’i kuptosh se me çfarë frike dhe tmerri jetojnë. I gjithë problemi është i familjes dhe i fëmijëve në veçanti.

Ju bisedoni me ta dhe dini më shumë për ta, si është gjendja e tyre psikologjike?

I shihni vetë, pohuese të gjithë janë përlotur sot. Është një vajzë këtu pranë meje nga një fshat i Shkodrës që familja e saj është në pesë gjaqe. Është jetime. Vajza është tetët vjeç, jeton me nënën, me motrat dhe me vëllezërit, në një banesë me ta mbajnë edhe një lopë. Ata jetojnë së bashku me lopën dhe nuk kanë asnjë të ardhur. Jetojnë me shumë vështirësi, si kjo familje ka edhe shumë të tjera.

Sipas jush, a ka zgjidhje për këta fëmijë dhe situatën në të cilën ndodhen?

Patjetër që ka zgjidhje. Me dëshirën e mirë i gjen rrugët e zgjidhjes. Duhet forcimi i shtetit ligjor. Puna serioze për edukimin dhe arsimimin e këtyre fëmijëve që nesër pasnesër të rrisim njerëz të edukuar. Duhet të ndërhyjnë politikat e shëndosha dhe politikat e dobëta... sociale. Duhet të ndërhyjnë sepse këta janë në një varfëri të tejskajshme. Duhet ndërhyrë sa më shpejt të jetë e mundur. Ka prej atyre që nuk kanë një kacidhe për bukën e gojës, ka prej atyre që nuk kanë batanije që të mbulohen natën. Unë që shkoj derë më derë i shoh nga afër vuajtjet e tyre.

Si është e ardhmja e tyre?

E ardhmja e tyre shihet dita ditës. Rreziku është i madh. Pak ditë më parë kemi dëgjuar të gjithë për djalin e vogël që vrau tri vetë në Shkodër. Të gjithë shoqërinë dhe të gjithëve ne duhet të na vrasë ndërgjegjja për atë djalë, sepse nuk kemi punuar aq sa duhet. Ai ishte në vit të parë në gjimnaz, u rrit jetim, pa nënë, pa baba. Nëse do të kishte punuar shteti dhe shoqëria me të, ai do të ishte në shkollë, në bankat e gjimnazit si fëmijët e tjerë. Ai sa më shumë rritej aq më tepër i shtohej urrejtja. Për mua janë viktima të dy palët, si ata që presin të vrasin dhe ata që vriten.

Këtu janë vetëm një pjesë e vogël e fëmijëve të ngujuar, apo jo?

Absolutisht. Janë një pjesë shumë e vogël. Problemi më i madh është se me rritjen e moshës, rritet dhe urrejtja, inati dhe kjo na çon konflikt pas konflikti.

A ka statistika?

Statistika krejtësisht të plota nuk ka. Një familje pajtohet dhe tre apo katër raste gjakmarrjeje të tjera shtohen. Vërtet mund të arrihet një pajtim po bien shumë të tjerë në gjak sërish. Duhet vepruar në mënyrë ligjore, jo me fjalë dhe me konferenca.

Zonja Liljana, ju shohim këtu pranë fëmijëve dhe dimë që jeni mësuesja e tyre personale. Çfarë ju shtyn ta bëni këtë punë?

Unë në plot kuptimin e fjalës jam mësuese prej 35 vjetësh, jam nënë dhe jam bij Dukagjini, për të tre këta komponentë së bashku e bëj këtë punë. Dua t’i shërbej komunitetit tim. Këta fëmijë duan vëmendje me seriozitet të plot.

Fëmijët janë nga zona të ndryshme të Shkodrës. Si shkoni deri tek ata?

Lëviz me mjete të ndryshme, me furgon, që bëjnë linjat e fshatrave. Përdor dhe varkën deri në Mazrek. Lëviz edhe në këmbë në Currajn e Epërm, e Dukagjin. Aktualisht janë rreth 30 fëmijë në fshatrat Mazrek, Grudë, Vrakë e Curraj i Epërm. Shkoj shtëpi më shtëpi për të dhënë mësim. Çdo ditë e më shumë kuptoj që plagët e këtij fenomeni po bëhen shumë të thella. Ka 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë, pasi kanë15 vjet që rrinë ngujuar. Rriten me frikë dhe urrejtje.

A respektohet Kanuni ashtu siç duhet në Shkodër dhe rrethinat e saj?

Referimi te Kanuni është i pashmangshëm në këto marrëdhënie. Kanuni duhet parë si diçka pozitive në drejtim të besës dhe të burrërisë. Sipas tij, nuk të vret kush pas shpine. Njëherë m’u desh të shkoja në një zonë të thellë malore, mora djalin me vete. Ndërsa ecja me këmbë për të shkuar te një banesë me fëmijë të ngujuar, një banor më tregon një kullë të bardhë që ndodhej para nesh dhe më thotë se aty jetojnë ato që janë në hasmëri me familjen ku po shkon. Instinktivisht eca para djalit tim dhe e mbulova me trup...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Njoh 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë Empty Re: Njoh 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë

Tue 11 Dec 2012 - 13:49
Përralla dyorëshe e 12 fëmijëve në gjak

Njoh 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë Femije
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut sjell në institucionin e Avokatit të Popullit 12 fëmijë të ngujuar nga Shkodra
Të shoqëruar nga forcat e policisë, 12 fëmijë erdhën dje nga Shkodra. Policia e kishte një arsye që ishte pranë tyre. Ata fëmijë vijnë nga familje të ngujuara të rrethit verior. Në hollin e institucionit të Avokatit të Popullit ku u zhvillua edhe takimi, në mure qëndronin vizatimet e fëmijëve. Vizatime që në 100 për qind të tyren kishin për tematikë historitë e jetës dhe atë çka ata përjetojnë në gjendjen ku ndodhen. Para se të fillonte ceremonia zyrtare, Avokati Igli Totozani, i ftoi ata që në shenjë simbolike të ngrinin flamurin në institucionin që drejton. Me ngritjen e flamurit, me zë të dridhur kënduan dhe Himnin Kombëtar. Në fjalën e tij, Totozani u shpreh se institucioni që ai drejton këtë vitin e fundit është munduar të reflektojë për mjetet që çojnë në zbutjen dhe zhdukjen e fenomenit të gjakmarrjes. “Më vjen në mendje shprehja e një filozofi italian, i cili thoshte: ‘Njeriu duhet të ketë pesimizmin e arsyes dhe optimizmin e aksionit.’ Ndaj mendoj që të gjithë ne, sidomos institucioni i Avokatit të Popullit ka detyrimin për të qenë në krye të aksionit për shërimin e kësaj plage.” Fëmijët dëgjonin të ulur në radhë njëri pas tjetrit në atë qoshe të institucionit. Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj tha se problemi i gjakmarrjes nuk është problemi i fëmijëve, por i të rriturve, pavarësisht se ata që e vuajnë më shumë janë vogëlushët. Duke iu drejtuar fëmijëve, ajo premtoi realizimin e një projekti që mundëson dhënien e mësimit me “Skype” për të gjithë ata të ngujuar... Se si do e çojë zonja Malaj internetin në kullat e ngujimit vetëm ajo e di!

Ç’kishin për të thënë të 12 fëmijët, e kishin thënë me vizatimet, pikturat dhe pamjen e tyre të trishtë që u përcillnin të gjithëve me një shuplakë mesazhin e një shteti që nuk mund të mbrojë e të kujdeset as për fëmijët. Të ndrojtur, me kokën ulur, në ankth, disa prej tyre të skuqur nga emocionet, dëgjonin ndoshta vetëm jehonën e fjalëve që u thanë. Për ta ndoshta ishte hera e parë që preknin qytetin e madh, preknin lirinë. Ata nuk mundet të dalin në televizion apo gazetë. Këta artistë të vegjël e kanë të prerë ëndrrën që në filiz, sepse jeta e tyre është e rrezikuar. Një turp. E përpos gjendjes me vështrimin e krisur, sytë e tyre shohin dritë, ashtu si edhe buzëqeshja që përcjellin. “Këta njerëz po mendojnë për ne? Duan të na ndihmojnë?” Është kjo vallë ajo që bluajnë në mendje? Ndoshta.

Aty përjetuan momentet më të bukura, në qendër të vëmendjes, me shumë ‘xhaxha e teta’ që kujdeseshin për ta. Të mund të ikësh për disa orë nga ai kafaz guri, i ftohtë, diku i strukur në Malësinë e Dukagjinit, ku di se ke vetëm anëtarë të familjes që jetojnë me frikë. Befas dolën nga makina panë një qytet të madh, me diell, me shumë njerëz... Dje ata përjetuan lirinë, pa pasur frikë se diku, i fshehur gjakësi me pushkën e mbushur, është gati të të largojë nga kjo botë për një krim që s’e ke bërë kurrë.

Precedent \Atentati nga 16-vjeçari, do merrte hakun e nënës e vëllait

Më 20 nëntor të këtij viti, ndodhi një vrasje për gjakmarrje. Atë ditë të marte u vra Aleksandër Qarri dhe u plagos Lekë Marku e Augustin Bega. Një djalë 16 vjeç, A. Vukaj, kreu krimin për shkak të një hasmërie të vjetër dhe vrasjeve të njëpasnjëshme ndër vite mes familjes së tij dhe të shënjestrës, Lekë Marku.

Në vitin 1994, Gjergj dhe Kol Luli (dajat e Lek Markut), kishin vrarë vëllanë e 16-vjeçarit, Simon Vukën. Për këtë ngjarje, Gjergj Luli u dënua me 25 vjet burg, ndërsa Kol Luli me 22 vjet. Në vitin ’97, seriali vijoi me vrasjen e Tom Markut, nipi i autorëve. Një vit më pas u vra për gjakmarrje Pashke Vukaj, nëna e 16-vjeçarit Alfred, i cili i atëherë ishte vetëm 2 vjeç. Një vit më vonë u vra edhe një tjetër pjesëtar i familjes Vuka, Albert Vuka, dhe në vitin 2000, Pjetër Kin Vuka. Në vitin 2008, gazetarë të “Nju Jork Tajmsit” erdhën në Shkodër për të shkruar për gjakmarrjen. Ata kanë marrë si rast në gazetë familjen Luli, dajat e lekë Markut, që ishte shënjestër tri ditë më parë në Shkodër.

Raporti i Ministrisë së Brenshme

Kemi siguruar disa të dhëna nga Ministria e Brendshme në lidhje me vrasjet për gjakmarrje, familjet dhe fëmijët e ngujuar

Persona të ngujuar

Persona me vetkufizim lirie (të ngujuar), janë gjithsej 155 persona

Në Qarkun e Shkodrës rezultojnë me vetkufizim lirie 93 (nëntëdhjetetre) meshkuj, 21(njëzetenjë) fëmijë dhe 2 (dy) studentë.

Në Qarkun e Lezhës rezultojnë 4 (katër) meshkuj me kufizim lirie.

Në Qarkun e Kukësit rezultojnë 16 (gjashtëmbëdhjetë) meshkuj, 6 (gjashtë) femra dhe 7 (shtatë) fëmijë me vetkufizim lirie.

Në Qarkun e Durrësit rezultojnë l (një) mashkull, l (një) femër dhe 3 (tre) fëmijë me vetkufizim lirie në rrethin e Krujës.

Në Qarkun e Tiranës ka vetëm l (një) mashkull me vetkufizim lirie.

Fëmijë të ngujuar

Fëmijë të ngujuar për shkak të fenomenit të gjakmarrjes, nga statistikat rezultojnë 33 fëmijë që nuk frekuentojnë shkollën si pasojë e gjakmarrjes, nga të cilat 23 raste janë të evidentuara në Qarkun e Shkodrës.

Vrasjet për gjakmarrje në vite

Nga viti 1998 e deri në muajin shtator 2012 kanë ndodhur 225 vrasje për gjakmarrje ose 7,9% e numrit të vrasjeve të ndodhura.?

Sipas viteve, rastet e vrasjeve për gjakmarrje

• Në vitin 1998 - 45 vrasje

• Në vitin 1999 - 41vrasje

• Në vitin 2000 - 41 vrasje

• Në vitin 2001 - 32 vrasje

• Në vitin 2002 - 13 vrasje

• Në vitin 2003 - 12 vrasje

• Në vitin 2004 - 11 vrasje

• Në vitin 2005 - 5 vrasje

• Në vitin 2006 - 4 vrasje

• Në vitin 2007 nuk ka pasur asnjë vrasje për gjakmarrje

• Gjatë vitit 2008 - 5 vrasje

• Gjatë vitit 2009 - 1 vrasje me motiv gjakmarrje.

• Gjate vitit 2010 - 5 vrasje

• Gjatë vitit 2011 - 5 vrasje

• Gjatë 9-mujorit të parë të vitit 2012 - 100 vrasje dhe janë zbuluar 85 ose 85% e tyre, nga të cilat 5 me motive gjakmarrje të zbuluara.





Entela Resuli
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Njoh 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë Empty Re: Njoh 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë

Tue 11 Dec 2012 - 19:10
tmerr
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Njoh 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë Empty Re: Njoh 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë

Tue 8 Jan 2013 - 14:04
as nuk po marrim,as nuk po japim,keq ne kete kohe analfabetizmi
Sponsored content

Njoh 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë Empty Re: Njoh 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi