Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default SHBA: Në 2030 Turqia aktor i rëndësishëm ekonomik

prej Tue 11 Dec 2012 - 17:10
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgatitur një skenar të mundshëm për Turqinë e vitit 2030.

Sipas këtij skenari në vitin 2030 Turqia do të jetë një aktor i rëndësishëm në ekonominë globale.

Është publikuar raporti që përgatitet një herë në 5 vjet nga Drejtoria e Shërbimit Informativ Kombëtar të Amerikës, e cila mbledh në gjirin e saj agjencitë e shërbimeve informative që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që trajton e parashikon skenarë të ndryshëm në lidhje me të ardhmen e botës.

Raporti mban emrin “Prirjet Globale 2030: Botët Alternative” dhe një vend të veçantë i kushton edhe Turqisë.

Sipas Këshilltarit të Këshillit Informativ Kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe autorit kryesor të raportit, Metju Burrous (Mathew Burrows) ky nuk është një skenar i mundshëm, por nuk duhet të jemi të bindur se ai nuk do të realizohet.

Raporti thotë se deri në vitin 2030 Turqia pritet të shndërrohet në një vend të rëndësishëm për ekonominë globale si një aktor rajonal.

Sipas Burrous në këtë kontekst Turqia do të ketë një ndikim edhe më të gjerë në sistemin ndërkombëtar.

Raporti nënvizon rënien e mprehtë në raportin e lindshmërisë në Turqi dhe thotë se në qoftë se vazhdohet kështu në vitin 2030 popullsia e re në Turqi do të pësojë një rënie të vogël dhe Turqia do të thithë emigrantë të rinj nga rajone si Afrika Nënsahariane dhe Azia Juglindore.

Një parashikim tjetër global që bën raporti në fjalë është se në vitin 2030 Kina do të lërë prapa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të jetë ekonomia më e madhe e botës.

Këshilli Informativ Kombëtar amerikan si skenarin më të mirë u rekomandon Shteteve të Bashkuara të Amerikës të bashkëpunojnë me Kinën për të sfiduar problemet globale.

Sipas raportit në vitin 2030 nevojat për ushqim, ujë dhe energji do të rriten në raportin 35-50%, dhe në rajone të tilla si Afrikë dhe Lindje e Mesme në veçanti kjo mund të shkaktojë edhe konflikte./trtshqip/


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
SHBA: Në 2030 Turqia aktor i rëndësishëm ekonomik J5zhxd
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi