Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Demolohet skena e “Kosovo 2.0” Empty Demolohet skena e “Kosovo 2.0”

Fri 14 Dec 2012 - 20:26
Demolohet skena e “Kosovo 2.0” Kushtrim_Ternava_Kosovo_2_(1)_194618
(E plotësuar) Skena ku ishin paraparë të mbahen një mori aktivitetesh që kishin për bazë diskutimet për seksin nga Revista Kosovo 2.0 në Pallatin e Rinisë, është shkatërruar nga persona të paidentifikuar për momentin.

Besa Luci, e cila është edhe kryeredaktore e revistës “Kosovo 2.0”, ka thënë për Express Online se persona të paidentifikuar e kanë demoluar tërë skenën dhe kanë thyer dekorimet në sallë.

“Policia është këtu dhe nuk e dimë se kush i ka kryer këtë akt”, tha Luci për Express Online.

Pavarësisht kësaj ata nuk do të ndalin festen dhe ajo do të mbahet sipas planit të paraparë.

“Njerëzit janë duke pritur dhe ne do ta mbajmë këtë eveniment ashtu sikurse e kemi paraparë. Nuk do të prekim asgjë madje as demolimin dhe do të lejojmë që të tjerët të shikojnë se çfarë kanë bërë këta njerëz”, tha Luci.

Në mëngjesin e së premtes një organizatë studentore me emrin “Paqja Studentore” publikisht kishin dalë me deklarata kundër kësaj party duke aluduar se mbajtja e saj është amorale dhe e shkatërron rininë kosovare.

Pavarësisht se ata kishin keqkuptuar shumëçka për këtë ngjarje, megjithatë ende nuk dihet kush qëndron prapa këtij akti.

Edicioni i katërt i kësaj reviste i dedikohej debatëve për seksin në Kosovë dhe doli në treg të premten.

Në këtë numër, po ashtu i ishte kushtuar hapësirë e veçantë komunitetin LGBT, duke u fokusuar në situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ky numër shtjellonte se sa të informuar janë të rinjtë në Kosovë, në përgjithësi, për sa i përket seksit, çfarë lloj informata ka, çfarë pikëpamje mbretërojnë dhe cilat janë stereotipet dhe presionet e ndryshme me të cilat shoqëria jonë ballafaqohet sa i përket kësaj teme.

“Dita e seksit” keqkuptohet nga “Paqja studentore

Organizata “Paqja Studentore”, ka shprehur shqetësim në lidhje me organizimin e të ashtuquajturës “Dita kushtuar seksit” nga “Kosovo 2.0”, e cila është paraparë të manifestohet me disa aktivitete, ku ndër të tjera në “Pallatin e Rinisë”, pas orës 23:00, do të ketë një organizim të turpshëm, i cili aspak nuk korrespondon me traditën tonë familjare dhe shoqërore.

“Ne konsiderojmë se shoqëria kosovare ka nevojë për organizime që i shërbejnë ngritjes morale dhe akademike, e jo organizime të tilla ç’ njerëzore që i kontribuojnë së keqes dhe degradimit të kësaj shoqërie. Ne si organizatë studentore mbetemi të përkushtuar që të marrim traditën e punës së shteteve të perëndimit, por kurrsesi t’i pasojmë në ato cilësi të cilat ne mendojmë se janë virus i një shoqërie të shëndoshë”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga “Paqja Studentore”.

Edhe pse e kundërshtojnë organizimin në fjalë, kjo organizatë studentore, megjithatë thotë se nuk janë kundër informatave, të cilat janë në interes të shëndetit seksual, por janë kundër stimulimit të homoseksualizmit dhe dukurive të ngjashme, të cilat janë sinonim i degjenerimit dhe i shkatërrimit të shoqërisë.

Sipas tyre, “Pallati i Rinisë”, i cili ndër të tjera shërben edhe si bibliotekë për një numër të madh të studentëve, të mos shndërrohet për një moment nga “Boro Ramizi” në “Porno Ramizi”, dhe me këtë rast i kanë bërë thirrje menaxhmentit të këtij pallati që ta anulojë menjëherë këtë organizim të çoroditur. Po ashtu, ata u bëjnë thirrje edhe protagonistëve të kësaj mbrëmjeje që të merren me gjera që reflektojnë pozitivisht në rininë tonë dhe të heqin dorë nga degjenerimi i tyre., ka transmetuar agjencia Kosovapress një reagim të “Paqes studentore”

Mirëpo, në një shkrim të ditës së mërkurë të Gazetës Express mund të shihni që “Paqja studentore e ka keqkuptuar synimin e revistës e cila me tepër ka për qëllim një diskutim publik për seksin në Kosovë.

Më poshtë po sjellim tekstin e plotë të botuar nga Express të mërkurën.

Kosova e seksit

Revista ‘Kosovo 2.0’ ka vendosur të thyejë tabutë. Edicioni i ri, që pritet të dalë të premten, do t’i kushtohet tërësisht seksit.

Alfred Beka

Në fillim ishte imazhi. Pas imazhit erdhi korrupsioni. Pas korrupsionit religjioni. E tani radha i ka ardhur seksit. Revista ‘Kosovo 2.0’, e cila pritet të dalë në shitje të premten, edicionin e saj të katërt do t’ia kushtojë tërësisht seksit. Në këtë numër i është kushtuar hapësirë e veçantë komunitetin LGBT, duke u fokusuar në situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky numër shtjellon se sa të informuar janë të rinjtë në Kosovë, në përgjithësi, për sa i përket seksit, çfarë lloj informata ka, çfarë pikëpamje mbretërojnë dhe cilat janë stereotipet dhe presionet e ndryshme me të cilat shoqëria jonë ballafaqohet sa i përket kësaj teme.

Besa Luci, kryeredaktore e revistës, thotë për Express se asnjëherë në Kosovë mediat nuk kanë iniciuar vërtet dhe haptas një diskutim publik për seksin dhe për seksualizmin. Sipas saj, në Kosovë seksi po vazhdon të jetë tabu, pasi që tema mbi seksin nuk shtjellohet në diskursin publik. Ajo thotë se në shoqërinë tonë, për seksin flitet duke mos folur për të.

“Që nga fillimi i revistës ‘Kosovo 2.0’, kemi qenë gjithmonë të vendosur për t’i paraqitur gjërat ashtu siç janë, qoftë imazhin, qoftë korrupsionin, qoftë fenë (numrat tanë të mëparshëm). Prandaj, na është dukur e udhës të shkruajmë edhe për seksin”, shprehet Luci. Ajo tregon se edhe ne sistemin arsimor seksi nuk trajtohet aq sa duhet.

Në fakt, sipas saj, seksi mbetet ndër temat më të keqinterpretuara dhe më të papranueshme, pre e pikëpamjeve kundërthënëse se çka do të thotë liria seksuale, si e përcaktojmë ne prapambetjen apo emancipimin në lidhje me seksin, ç’do të thotë të joshesh nga personat e gjinisë së njëjtë apo si e kupton njeriu trupin e vet.

Duke folur për temën e edicionit të kaluar, që ka qenë religjioni, Besa thotë se te edicioni i religjionit, qëllimi i tyre ka qenë që të sjellin një koleksion artikujsh dhe tregimesh që pasqyrojnë përvojat dhe ndodhitë që formojnë sistemet e besimit, por njëkohësisht edhe shqyrtojnë kompleksitetin e jetëve politike, ekonomike dhe sociale që më nuk mund ta mohojnë ndikimin e fesë ndaj tyre. “Duke shqyrtuar se sa është feja e pranishme dhe se si funksionon ajo në sferën publike dhe private, se si bashkëvepron apo ndeshet ajo me shtetin, se si propagandohet dhe se si komunikon me mediet, se si feja vazhdon t’u japë karakter identiteteve të njerëzve, veçanërisht në politikë, kemi treguar kompleksitetin e religjionit në sferë publike dhe kemi tentuar të zgjerojmë diskutimin e përditshëm mbi fenë”, shprehet Luci.

Ndërsa ky publikim mbi seksin, sipas saj, do të jetë i pari i këtij lloji jo vetëm në Kosove por edhe në rajon. Ky numër flet mbi pengesat shumështresore, që paraqiten në forma të ndryshme të trysnisë dhe të represionit. Shkrimet në këtë numër flasin për ekzistencën e tyre dhe japin një shpjegim të detajuar të raportit ndërmjet jetës së lesbikeve, homoseksualëve, heteroseksualëve, biseksualëve, transvestitëve dhe hermafroditëve, dhe identitetit, gjinisë, familjes dhe komunitetit të tyre – dhe të vështirësive të tyre si rezultat i mungesës së mbështetjes nga shoqëria dhe homofobisë së kudondodhur. Luci thotë se këtë numër e shohin si një thirrje për të gjithë që ta pranojnë publikisht dhe lirshëm orientimin e tyre seksual. “Ky numër është një thirrje për t’u dhënë fund barrierave shoqërore dhe ligjore që ua pamundësojnë njerëzve të shprehin lirshëm seksualizmin e tyre, të gëzojnë lirinë seksuale, dhe të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në formësimin e sferës publike”, thotë ajo.

Lidhur me çështjen e komunitetit LGBT, ajo thotë se janë përfshi artikuj që shtjellojnë jetën e personave LGBT në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Luci thotë se homofobia është e pranishme mjaft në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, komuniteti LGBT përballet me vështirësi që të jetojnë një jetë shoqërore të plotë, për disa është e vështirë të dalin haptazi me orientimin e tyre seksual mbase nuk ka shume përkrahje shoqërore. “Edhe pse në disa vende, legjislacioni anti-diskriminues është modern, ka problem në implementim, shumica prej tyre edhe frikësohen për sigurinë e tyre personale dhe shpesh nuk gjejnë përkrahjen e duhur në institucionet përkatëse, si për shembull te policia, etj.”, thekson Luci.

Duke folur për vështirësitë me të cilat përballet ky komunitet në Kosovë por edhe në rajon, Luci thotë se ka sjellje dhe gjuhë diskriminuese, si dhe incidente të dhunës. “Jo më larg se disa vjet më parë, mediat e mëdha kanë lejuar botimin e shkrimeve urrejtëse ndaj personave LGBT, e madje edhe i kanë mbështetur qëndrimet urrejtëse. Personat LGBT dhe mbështetësit e tyre në rajonin e gjerë nuk po ia dalin që të organizojnë parada, për arsye të sigurisë, pasi nuk është garantuar siguria personale e pjesëmarrësve. Institucionet shtetërore vazhdojnë të shpërfillin reformat legjislative dhe edukative që do të mundësonin pjesëmarrje dhe përfaqësim të barabartë dhe të drejtë për të gjitha gjinitë”, shprehet Luci.

Lansimi i revistës do të bëhet të premten, me ngjarje të ndryshme të organizuara që nga ora 14:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe në ora 19:00 do të ketë lexim të disa artikujve nga revista, duke përfshirë letra personale që Lepa Mladenovic (Women in Black) dhe Igballe Rogova i kanë shkruar njëra tjetrës. Gjatë gjithë ditës, do të shfaqen një seri e videove me intervista, filma dhe shfaqje lidhur me seksin dhe gjininë në Kosovë.

Do të shfaqet filmi ‘Tre minuta vetmi’ nga Visar Krusha, që ofron një paraqitje të shkurtë të jetës së një homoseksuali nga Kosova. Pastaj do të jepet shfaqja ‘Monologët e Vaginës’, produksion kosovar me regji të Ilir Bokshit dhe Florent Mehmetit. ‘Monologët e Vaginës’ është i përbërë nga një numër i ndryshëm i monologëve të lexuara nga një numër i ndryshëm i grave. Secili nga monologët ka të bëjë me një aspekt të eksperiencës feministe, duke prekur çështje si : seksi, dashuria, dhunimi, cikli menstrual, gjymtimi gjenital femëror, masturbimi, lindja, orgazma dhe emra të ndryshëm në lidhje me vaginën, ose thjeshtë si një aspekt fizik i trupit.

Gjithashtu do të ketë edhe lexime dhe diskutime të shumta nga autorë të ndryshëm.

Sipas Lucit, ajo çka e bën të veçantë edicionin mbi seksin është se gjatë procesit të përgatitjes së revistës, redaksia ka pranuar shumë letra dhe përkrahje nga lexuesit dhe publiku, duke shfaqur padurimin e tyre për të lexuar këtë numër. Kjo i ka nxitur autorët dhe stafin e revistës që t’i qasen temës guximshëm, por edhe e ka bërë të qartë se ekziston një interes që kjo temë të shtjellohet me shumë në publik.

Revista del në gjuhën angleze 2000 kopje, në gjuhën shqipe 1500 kopje dhe në gjuhën serbe 500 kopje. Çmimi i saj është 3 euro. Luci beson se pas lansimit të revistës do të nisë një diskutim më i gjerë lidhur me këtë çështje.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Demolohet skena e “Kosovo 2.0” Empty Re: Demolohet skena e “Kosovo 2.0”

Fri 14 Dec 2012 - 20:38
Plisat sot ndermorren nje aksion kunder pederrave ku demoluan sallen e kuqe ku planifikohej te mbahej organizimi .E kaluara dhe kultura jone nuk na lejon qe ne mesin tone te promovohen keto ''kultura'' degjeneruese dhe anti-familjare.

Plisat do te nderrmarin aksione ndaj ketyre vetive degjeneruese edhe ne te ardhmen .

Plisat Prishtine
Demolohet skena e “Kosovo 2.0” 14486_512641238757478_308317623_n
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi