Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Loti im"Vehbi Klaiqi

prej Sat 20 Nov 2010 - 12:21
First topic message reminder :

PIKË UJI

Që na ndanë
A bashkon

Pikë uji
E madhe sa oqeani
E domosdoshme
Si spango gërshete
E largët sa venera
E afërt sa marsi

Në një pikë
Sa lot
Aq gëzime

Vetëm një pikë
Si të notosh

Nëse lëkundemi shumë
Zhbëhen kontinentet
Zhdukem plotësisht
Dhe po të vazhdoi kaosi
Do të fundosemi

Do të notojmë
Me velon e caktuar
Në drejtim të caktuar
Dhe era do t’na shpie
Dë drejtim të shpërtimit

Një pikë
Dhe aq të lagur

Nganjëherë të spërkatur
Të larë më shpesh
Asnjëherë të terur

Në një pikë-dy pole
Plus dhe minus
Mashkullore dhe femërore
Veriore dhe jugore

Valë,shkëmbinj
Akullnaja
Dhe shira monsunik

S’na duhet ajri
E as toka
As zjarri
Vetëm një pikë ujë dhe dashuria

Si organizëm dyqelizor
Në solucionin dashuri
Një pikë
Si hapësirë për osmozë
Domosdoshmëri për simbiozë

Një pikë ujë
Mjafton për jetë
Dhe ç’është për kozmosin një pikë ujë
Ç’më duhet ai pa të.

Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Loti im"Vehbi Klaiqi

prej Sat 20 Nov 2010 - 12:27
DASHURIA ËSHTË

Dashuria është
Lule shprese
Në zemrën time
Lot nga syri
Emër
Nga pena ime
Dridhje e pakujdesshme shpirti
Pritje e ëmbël
Shtrëngatë
Në lëvizje të pakufi
Dashuria
Është vuajtje e qetë
Dhembje
Kur nuk je këtu
Ndjenjë
Ngadhnjimtare
Ndaj urrejtjes
Vuajtje e qetë
Dhembje kur nuk je këtu
Pritje
Shpresë
Se një ditë
Do të kthehesh
Të më shpiesh diku larg
Në pakufi
Fitore ndaj vetvetes
Dhe
Ëndrrave të humbura.
Dashuria është …
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Loti im"Vehbi Klaiqi

prej Sat 20 Nov 2010 - 12:27
ËSHTË

Prrallë-rrëfim
Dashuri e pafund
Poezia
Është
Farë
Që rilindë
Përjetësitë
Apo
Urë
Që fjalët
Bashkon
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Loti im"Vehbi Klaiqi

prej Sat 20 Nov 2010 - 12:27
DËSHIROJ

Të jem p o e z i
Flutur
Në krahët tu
Jehonë
Ndaj heshtjes
Rreze përvëluese
E netëve skëterrë
Dritë
Në bebëzat tua
Frymëzim i pafund
Dëshiroj të jem
Poezi
Flutur
Jehonë
Rreze
Frymëzim
i këngëve të pakënduara.

Korrik 2007
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Loti im"Vehbi Klaiqi

prej Sat 20 Nov 2010 - 12:27
POEZIA

Shëron plagët
Ndalon dhembjen
Urrejtjen
E konverton në dashuri
Hap shtigje drite
Në horizont

Yjeve iu jep shkëlqim
Detit kaltërsinë
Dritën errësirës
Urrejtjes dashurinë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Loti im"Vehbi Klaiqi

prej Sat 20 Nov 2010 - 12:27
PEP

Idealizim
Ekranizim

Realizim
Eksploatim
I përcaktimeve ideologjike

Hospitalizim
Manipulim
I masave të gjëra popullore

Izolim
Demoralizim
Ëndërr për lirinë

Hapi rrugën dashurisë
Mbyllja zemrën padrejtësisë
Jepi rast mirësise.

X X X

Humbem s’ekzistoj sepse mendimet më janë fjalë
Ku dreqin mbet dita ime
Dhe përmes kësaj mjegulle
Të shoh që vjen prej fantazisë…
Sepse ti asgjë s’je tjetër veq ëndërr

Dhe çfar ëndrre se ëndërr e përjetësisë sime
Lindje efrikësuar ngjyrash të harlisura
Shtrij duart drejt vetvetes hapsanes shenjtëruese
Shtrij drejt diçkaje që dikur ishte imja

Dhe s’dua të ëndrroj … kurrë më
Edhe sikur ta dija se në ëndërr je ti!
Po,se gjithëçka sillet në rreth dhe shkruhet diku
Gjithëçka njëherë do të jetë,por ne kurrë më.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Loti im"Vehbi Klaiqi

prej Sat 20 Nov 2010 - 12:27
ÇASTE

(Splendidissima civitas curicaturum)

Unë
Dhe
Qyteti im
Heshtazi
Dashurohemi
Dhe jetojmë
Në harmoni
çaste momentale
Të një kohe
Zanafillë
Qyteti im
I origjinës
I përjetësisë
Unë
Kalorës i vogël
Si hije
Parakaloj
Rrugëve të tij
Ndoshta shkel
Gjurmët e lashtësisë
Të fisit
Dardan
Të cilin
Qyteti im
Heshtazi e ka dashuruar
Dhe kanë
Bashkëjetuar çastet
E një kohe
Tashmë të kaluar
Sponsored content

default Re: Loti im"Vehbi Klaiqi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi