- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Katër koecidenca nga më të çuditshmet!
Mon 17 Dec 2012 - 21:57
Katër koecidencat e mëposhtme janë kaq të çuditshme, sa do t’ju lënë me gojë hapur!
1. Mark Twain, shkrimtari i njohur amerikan lindi më 1835. Të njëjtën ditë u shfaq edhe kometa Halley. Twain u nda nga jeta në vitin 1910 dhe përsëri të njëjtën ditë u shfaq kometa përsëri mbi Tokë. Ai e kishte parashikuar vdekjen e tij një vit më parë, pasi kishte thënë: “Erdha në Tokë bashkë me kometën dhe pres të humbas bashkë me të”.
2. Më 13 shkurt 1743, një shtetas francez i quajtur Jean Marie Dubarry u ekzekutua për vrasjen e babait të tij. Fiks 100 vjet më vonë, më 1843, një tjetër shtetas francez me emrin Jean Marie Dubarry u ekzekutua edhe ai për vrasjen e babait të tij. Dy burrat nuk kishin asnjë lidhje farefisnie mes tyre.
3. Në vitin 1899, një rrufe vrau një burrë i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij, në Taranto të Italisë. 30 vjet më vonë, në vitin 1929 djali i tij u vra në të njëjtin vend dhe me të njëjtën mënyrë. 10 vjet më vonë, në vitin 1939 po në të njëjtin vend, një rrufe vrau një tjetër person. Ishte nipi i viktimës së parë dhe djali i viktimës së dytë.
4. Në vitin 1918, gjatë Luftës së Parë Botërore, një ushtarak britanik u godit nga rrufeja dhe si rezultat, mbeti pjesërisht i paralizuar. U largua nga ushtria dhe u zhvendos në Vankuver të Kanadasë.
Në vitin 1924, teksa po peshkonte në një lumë, një rrufe goditi pemën poshtë të cilës ndodhej ai. Si rezultat, paraliza iu përhap në gjithë pjesën e djathtë të turpit. Gjashtë vjet më vonë, më 1930, teksa ndodhej në një park, rrufeja e goditi përsëri, duke e lënë krejt të paralizuar.
Ish-ushtaraku vdiq dy vjet më vonë. Por në vitin 1936, një tjetër rrufe që ra në varreza, goditi varrin e tij, duke ia shkatërruar krejt. Ishte hera e katërt që rrufeja goditi të njëjtin njeri! /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|