Share
Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Cilat jane gjellet tipike shqiptare?

prej Sat 20 Nov 2010 - 16:00
Message reputation : 100% (1 vote)
Mund te me thoni gatime tipike shqiptare?

P.s une di vetem taven e kosit dhe fergesen ne tave dheu!


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Cilat jane gjellet tipike shqiptare?

prej Sat 22 Oct 2011 - 22:10
Do te paraqes disa nga "Gjellet e Ftohta, Mezet dhe Sallatat"!!!

Tarator me Kastravec

Ne nje tas hidhen kastarvecat e grire holle (mundesisht ne rende me vrima te medha), shtohen hurdhra te shtypura me kripe dhe perzihen me nje pjese te vajit. ne nje ene rrihet kosi, hollohet me pak uje te ftohte dhe hidhet pak e nga pak ne tasin me kastraveca. Ne qofte se kosi nuk eshte shume i tharte, shtohet pak leng limoni ose uthull. Ne fund taratori rregullohet me pake vaji ulliri, koper te grire holle dhe sipas deshires, piper te zi. Ne munges te kastravecave taratori mund te pergatitet me speca te pjekur ose kungulleshka te ferguara. Per kete, specave u hiqet cipa pas pjekies dhe pritet ne kubik te vegjel.
Per 500g kose duhen: kastravec 1 cope mesatare ose kunguj 2 cope, hurdhra disa thelpinj, vaj 3-4 luge gjelle, uthull sipas deshire, kripe piper e koper.

___

Ferges me Speca e Domate

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen, fshihen dhe skuqen. Ne yndyren e mbetur hidhen domatet e qeruara nga cipa dhe te grira holle, kaurdise derisa masa te trashet, hiqen nga zjarri, shtohen veze, spec dieges, majdanoz i grire holle, gjiz ose djathe. Masa vendoset ne pjata dhe siper ose anash vendosen speca te ferguar.

Per 4-5 persona duhen: speca 8-10 cope mesatar, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyre per skuqje 2 filxhane kafeje, miell 1 luge gjelle, veze 2 kokrra, hurdhera 5-6 thelpinnj, gjize 4-5 luge gjelle, spec dieges sipas deshires.

___

Zenia e Kosit
Qumshti valohet dhe lihet te ftohet sa te duroje gishti. Hodhet ne ene, shtohet para e perziere me pak qumesht (1 luge gjelle kos per 1 liter qumesht) dhe mbulohet ne vend te ngrohte per 2-3 ore. Ne stinen e veres ena mund te futet ne qese plasmasi dhe te lihet pa u mbuluar. Kosi behet i tharte kur qumshti zihet i nxehte dhe hidhet shume fare kosi.

___

Sallate me Finok

Finoku pastrohet nga 2-3 gjethe te jashtme, priten pak gjethet nga siper, kurse rrenja lahet, pritet ne feta te holla, vendoset ne pjate dhe sperkatet me kripe, vaji e uthull.

Per 500g finok duhen: vaji 3-4 luge, uthull 2 luge gjelle, kripe

___

Sallate me Portokalle

Portokallet qerohen nga lekura ose jo, priteen ne feta, vendosen bukur ne pjate, u hidhet pak sheqer e vaj ulliri. Kjo sallate behet edhe e perzier edhe me ulli.

Per 4-5 persona duhen: portokalle 4-5 kokrra mesatare, vaj 2-3 luge gjelle, sheqer 1-2 luge gjelle.

___

Sallate me Kunguj te Zier
Pastrohen kungujt duke ia hequr cipen me thike, zihen ne uje te valuar me kripe, kullohen priten ne feta, perzihen me koper te grire holle dhe hidhet uthull ose leng limoni, vaj e kripe, sipas deshires. Sallate me kunguj, sipas deshires, behet edhe duke e perzier me mashurka te ziera te prera ne fije.

Per 1 kg kungulleshka duhen: vaj 4-5 luge gjelle, koper 4-5 fije, uthull 2 luge gjelle, krip

___


Cilat jane gjellet tipike shqiptare?  6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Cilat jane gjellet tipike shqiptare?

prej Sat 22 Oct 2011 - 22:12
Sallate Pure me patate e hurdhera (Skordhala)
Patatet e qeruara lahen mire, te medhate ndahen pergjysem dhe zihen ne uje me kripe. Pasi te jen zier, kullohen dhe te nxeta kalohen ne makine, pastaj vendosen ne pjata porcelani ose tas plastmasi; punohet me luge druri duke i shtuar hurdhera te shtypura, pak vaj udhiri dhe spec dieges. Sallata vihet ne pjate duke i dhene forme te bukur dhe ne fund sperkatet me vaji ulliri.

Per 1 kg patate duhen: vaj 4-5 luge, uthull 3luge, hurdhera 3 kokrra mesatare, krip dhe spec djeges

___

Sallate Verore
Ne nje pjate vendosen kastravecat, domate te prera ne forme rrethi dhe speca jeshil te prere ne forme fijesh. Sallata sperkatet me vaj, uthull, krip, perzihet leht dhe vendoset ne pjate. Siper i hidhen qepe te grira holle te perziera me majdamoz
Notes
Per 500 g domate e kastraveca duhen: 200 g speca, vaj 4-5 luge gjelle, uthull 2 luge gjedhe, qepe 2 kokrra, majdanoz 2-3 fije dhe kripe

___

Sallate me laker te grire



Perberesit:
1 laker mesatare (vetëm zemra), 2 dege selino, 4 qepe te njoma, 2 luge supe majoneze, kripe dhe piper i kuq.



1.Zemra e lakres futet ne uje që valon për 5 min:nxirret dhe lihet te ftohet.

2.Grihen holle te gjitha zarzavatet dhe perzihen mirë.

3.Hidhet sipër tyre kripa,piperi i kuq dhe majoneza.Perzihen me kujdes.

___

Sallate me panxhar te bardhe



Perberesit: 1panxhar i bardhe, sardele, hudhra, vaj dhe kripe e piper.



1.Zgjidhet një panxhar që te mos këtë fije ne brendesi dhe piqet ne furre.

2.Qerohet,pritet ne copa te holla dhe te vogla dhe vendoset ne një sallatiere.

3.Hidhen sipër sardele te prera ne copa te vogla dhe hudhra te grira.Shtohet kripe vaj e piper sipas deshires.

___

Sallate me mashurka te njoma



Perberesit: 1/2 kg mashurka te
njoma, 1 patate e madhe, 2 qepe te njoma, 2 luge supe vaj, 1 luge supe
uthull, 3 thelpinj hudhra, 50 g proshute, majdanoz dhe kripe e piper.



1.Mashurkat e pastruara dhe patatja e qeruar hidhen te ziejne bashke ne një tenxhere me uje te ftohte.

2.Mashurkat e ziera vendosen mbi një sallatiere dhe mbi to patatja e copetuar.

3.Pergatitet salca:Shtypen mirë hudhrat me kripen,shtohet
piperi,uthulla dhe perzihen mirë.Pastaj shtohet vaji dhe vazhdon
perzierja derisa salca te behet kremoze.Ne fund shtohen qepet e grira
holle dhe perzihen.

4.Salca e pergatitur hidhet me luge mbi sallate,pastaj hidhet
majdanozi i grire holle dhe nese deshirohet shtohet proshuta e prere ne
copa te vogla.

___


Cilat jane gjellet tipike shqiptare?  6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Cilat jane gjellet tipike shqiptare?

prej Sat 22 Oct 2011 - 22:14
Sallate me oriz



Perberesit: 125g oriz, 3 domate,
1/2 kavanozi bizele, 4 luge supe vaj, 1 luge supe mustarde, karkaleca deti te
qeruar, ullinj te zinj, 1 spec, 2 veze, 50g rrush i thate, 1 e 1/2 uthull, kripe,
piper dhe majdanoz



1.Orizi
hidhet ne një tenxhere me uje me kripe që valon dhe lihet te zieje për
15-20min sipas llojit te orizit.Pas zierjes,shplahet me uje te ftohte
dhe kullohet.

2.Zihen vezet fort dhe qerohen.

3.Qerohet speci dhe pritet ne feta te holla për se gjeri.

4.Priten domatet me katersh.

5.Ne një sallatiere te madhe pergatitet salca: perzihen uthulla me
kripen dhe piperin derisa te tretet kripa.Shtohet mustarda dhe rrihen
bashke me to,pastaj edhe vaji dhe vazhdohet derisa salca te behet
kremoze.

6.Mbi salce hidhen me radhe : orizi,karkalecat,rrushi i thate,speci,bizelet e kulluara,dhe te gjitha keto perzihen mirë.

7.sipër sallates vendosen vezet e prera me katersh,domatet,ullinjte dhe majdanozi.

___

Sallate e kuqe



Perberesit: 150g oriz, një panxhar, një molle, 50g kackavall, 10 kokra arra, 1 grusht stafidhe dhe uthull e kripe.



1.Vihet orizi te zieje ne uje te kripur.

2.Pasi kullohet mirë orizi,vendoset ne një sallatiere me panxharin e
kuq, mollen e prere ne copa te vogla, kackavallin e prere e kuba te
vegjel, arrat e qeruara dhe stafidhet e lara.

3.Hidhet uthull dhe kripe.

___

Sallate me Patellxhanë



1/2 kg patellxhanë

2 luge vaj

1 luge uthull

disa thelpinj hudher

kripe , piper

majdanoz

speca te pjekura

domate.



1. Patellxhanet e paqeruar piqen ne furre dhe pastaj pastrohen nga lekura.

2. Pjesa e mbetur grihet holle dhe kalohet ne rrjet metalike.

3. Pureja e krijuar vendoset ne një tas porcelani , shtohen hudhrat e
shtypura , majdanozi i grire holle , kripa piperi , vaji dhe uthulla.

4. Masa perzihet mirë me luge druri , derisa te behet homogjene.

5. Vendoset ne pjata dhe zbukurohet me speca te pjekura e te
qeruara , me domate te fresketa dhe ne fund, sperkatet me vaj ulliri.

___

Sallate me patate

4 patate te ziera
5 kokrra arra

1 rrenje selino
100 g proshute
1 luge uthull

100 g kaçkavall
1 limon

ullinj te zinj.



1. Qerohen patatet e ziera dhe priten ne copa te vogla.

2. Pritet ne copa te vogla dhe selinoja.

3. Shtohen proshuta dhe kaçkavalli te prere ne copa te vogla.

4. Hidhen ullinjte dhe arrat e qeruara.

5. Perzihen te gjitha. Hidhet uthulla dhe lengu i limonit.

___


Cilat jane gjellet tipike shqiptare?  6ds9w0
blond megy
blond megy
n'Progres
n'Progres
<b>Postime</b> Postime : 51
<b>Hobi</b> Hobi : muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/04/2012

default Re: Cilat jane gjellet tipike shqiptare?

prej Tue 10 Apr 2012 - 17:21
pallaqinkat
Sponsored content

default Re: Cilat jane gjellet tipike shqiptare?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi