Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Reuters si foto-lajm, ndër të tjera publikon e foton e një gruaje shqiptare

prej Wed 19 Dec 2012 - 0:15
Reuters si foto-lajm, ndër të tjera publikon e foton e një gruaje shqiptare Reuter
Në përzgjedhjen e fotove më mbresëlënëse nga agjencia e lajmeve Reuters, është përzgjedhur si foto e ditës ndër të tjerat edhe fotoja e një gruaje të moshuar nga Kukësi.

Ajo që të bën përshtypje dhe që për këtë fakt është përzgjedhur si një foto, që flet shumë është fakti se si një grua në atë moshë, mban mbi kurriz një ngarkesë me kashtë, në një terren të vështirë e me borë.

Ajo ka një pamje të zymtë, me fytyrë të ngrysur e trup të kërrusur nga mbingarkesa, pamje kjo që nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave të huaja.

Ajo tregon gjendjen mjerane në të cilën jeton një pjesë e popullsisë në zonat e thella malore në Shqipëri. Fotoja është realizuar nga Arben Celi dhe është përzgjedhur mes të tjerash nga Reuters, si foto e ditës së datës 13 dhjetor. Përveç fotos nga Shqipëria, radhiten edhe foto të tjera origjinale e domethënëse, siç është ajo e mbretëreshës së Anglisë Elizabeth II brenda një banke duke vështruar lingnotat.

Tjetër foto që ka bërë përshtypje është ajo e sherrit të ndodhur në parlamentin e Ukrainës ku deputetët janë përballur fizikisht me njëri -tjetrin.

/Shekulli Online/ E.L/


Reuters si foto-lajm, ndër të tjera publikon e foton e një gruaje shqiptare Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi