Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

default “Nuk kam më frikë të dal para pasqyrës”

prej Wed 19 Dec 2012 - 21:52
“Nuk kam më frikë të dal para pasqyrës”   212-300x292
Një vajzë e re, e cila u torturua brutalisht në Afganistan nga burri i saj pasi ajo tentoi të largohej nga shtëpia, si pasojë e martesës së padëshiruar është në rrugë të mbarë, dhe doktorët thonë se fytyra e saj është drejt rikuperimit total.
Aesha Mohammadzai, e cila ende nuk e ka të qartë nëse është 21 apo 22 vjeç, u transferua për në SHBA rreth dy vite më parë, dhe tani kanë kaluar 6 muaj nga ndërhyrja kirurgjikale në spitalin Bethesda, Maryland.

“Nuk kam më frikë të dal para pasqyrës”   201-293x300

E guximshmja, Aesha që nuk ka shkuar ndonjëherë në shkollë, apo që s’ka festuar ndonjëherë ditëlindjen, insiston tashmë se ajo nuk ka frikë të dalë para pasqyrës, pasi fytyra e saj po merr formë.
Nuk e kam problem, i ka thënë ajo CNN, çdo njeri ka problemet e tij. Në fillim isha vërtetë e trishtuar. Kisha frikë të shikoja veten time në pasqyrë.
Bota u njoh me historinë e Aeshas në vitin 2010 kur ajo doli në ballinën e revistës prestigjioze TIME. Ballina ishte horror, pasi si pasojë e dhunës që ishte ushtruar mbi të, nga burri i saj, ajo kishte humbur pjesë të fytyrës.
Aesha u shndërrua në simbol kundër dhunës ndaj grave afgane.


Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/18/nuk-kam-me-frike-te-dal-para-pasqyres/#ixzz2FX7n0jK3


Gabojmë
gjithmonë. Gabojmë nga inati, nga dashuria, nga xhelozia. Gabojmë për
të mësuar. Mësojmë që të mos përsërisim kurrë disa gabime. Gabojmë për
të kërkuar falje, për të pranuar që kemi gabuar. Gabojmë për tu rritur,
për t’u pjekur. Gabojmë sepse nuk jemi perfekt!

Meshkujt janë si macet. Kur i ushqen të gërvishtin. Kur i nxjerr jashtë, qajnë pas dere.

“Nuk kam më frikë të dal para pasqyrës”   Image
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi