Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Nesër fillon dimri Empty Nesër fillon dimri

Thu 20 Dec 2012 - 11:35


Nesër, më 21 dhjetor 2012, në orën 12 e 12 minuta, në Republikën e Maqedonisë dhe në hemisferën veriore fillon dimri. Gjithashtu për banorët e hemisferës jugore fillon vera.
Kjo është data më e hershme e fillimit të dimrit që në vitin 1896. Momentalisht, në hemisferën veriore rrezet e diellit bien më ulët mbi horizont, ndërsa më lart do të jenë në hemisferën jugore.
Prandaj, nesër në hemisferën veriore do të jetë dita më e shkurtër e vitit, ndërsa në atë jugore do të jetë dita më e gjatë. Në Maqedoni dita më e shkurtër do të zgjatë 9 orë e 7 minuta, kur dielli në Shkup do të lindë në orën 6 e 58 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 16 e pesë minuta.
Dimri në hemisferën veriore është stina më e shkurtër dhe zgjat 88 ditë, dy deri në tre ditë më e shkurtër se stinët e tjera të vitit.
Dimri do të përfundojë më 20 mars të vitit 2013 në orë 13 e dy minuta, gjatë barazimit të ditës dhe natës në pranverë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi