Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default 21 dhjetori një e vërtetë apo një trillim për qëllime komerciale ?

prej Thu 20 Dec 2012 - 21:33
21 dhjetori një e vërtetë apo një trillim për qëllime komerciale ? Maya-300x240
21 dhjetori një e vërtetë apo një trillim për qëllime komerciale ?
Këto ditë të acarta, lodhëse dhe shqetësuese ekonomiko sociale, që është i detyruar të përballet rruzulli ynë tokësor, na është shtuar edhe një çështje tjetër e cila konceptualisht, paraqitet si shumë herë më shumë e rëndësishme dhe shqetësuese për të gjithë.
Të mëdhenj e të vegjël. Të varfër dhe të pasur. Amerikanë, Europianë, Aziatikë, apo çfarë do qofshin. Sepse është një situatë e paramenduar, gjithëpërfshirëse, ku diskutohet ekzistenca e mëtejshme e planetit, tonë, ecuria e njerëzimit. E në këtë mënyrë frika, dyshimi për të ardhmen, u përhap , muaj më parë , me shpeshtësinë e dritës, duke pushtuar çdo cep të tokës. Të gjithë, pa përjashtim,në mënyrë të menjëhershme u përfshinë në vorbullën mendërisht shqetësuese, filluam të aludojmë, duke nxjerrë teori e konkluzione, mendime e përfytyrime, për atë se ç ka mundet të ndodhë.
Në një gjykim të ftohtë, të udhëhequr nga arsyeja, që rrjedhimisht të detyron të nisësh një analizë më të thellë.


21 dhjetori një e vërtetë apo një trillim për qëllime komerciale ? Maya-1-300x225

Të bën të pyesësh, a ia vlen gjithë ky panik vallë?

A është e nevojshme frika e për hapur, që po shkakton sa e sa vetëvrasje, apo depresion? Pse jemi të pirur të besojmë masivisht diçka, për të cilën nuk kemi as edhe një lloj informacioni bindës?
Në qoftë se kthehemi pas në kohë, disa muaj më parë, atëherë ku pati zanafillën e gjithë kjo histori, e trilluar aq bukur, tamam si ato serialet televizive, na vjen ndër mend se kjo teori nuk pati asnjë deklaratë zyrtare, thjesht dikush, identiteti i të cilit s’dihet dhe s kemi për ta mësuar asnjëherë, dhe tha, që data 21.12.2012, përkon me fundin e ekzistencës së planetit tokë, duke arsyetuar se një parashikim i tillë ishte bërë nga fisi Maya, i njohur për vërtetësinë e profecive të ndodhura më parë. Kaq u desh e lajmi mori dheun.
Na bëri të besojmë, të pabesueshme. Të imagjinojmë të parealizueshmen. Të përjetojmë një krizë arsyetimi ,ekzistence sa që ndonjëherë u shndërrua në një shok psikologjik.
Mirëpo nëse e shohim këtë,me thellë seç na paraqitet, në një tjetër aspekt dalim në konkluzionin se fisi Maya vërtet ka qenë një nga fiset më të kulturuar e të avancuar shkencërisht të kohës, pasi merreshin me matematikë, astrologji, por mënyra e analizimit, realizimit të këtyre dukurive dhe nxjerrja e përfundimeve as që mund të krahasohet me mundësitë që kemi ne në ditët tona për të vëzhguar ,paraprirë dukurive natyrore. Pra nuk mund ti besojmë më shumë një parashikimi të një fisi prehistorik, se sa një analizuesi faktik, siç është NASA, e cila këmbëngul se 21 Dhjetori nuk mund dhe nuk do të jetë fundi i ekzistencës së tokës.

21 dhjetori një e vërtetë apo një trillim për qëllime komerciale ? Maya-2-300x207
Shumëkujt mund ti ketë lindur pyetja,por pse u përhap kjo teori e pavërtetë xhanëm , kur e vetmja gjë që solli ishte praktikisht negative?
Epo disa gjera që janë negative për disa persona, për shumë të tjerë mund të rezultojnë pozitive dhe fitimprurëse, të paktën ky është konkluzioni në të cilin kam dalë pas vlerësimit me kujdes të situatës. Mund të më thoni sa e sa miliona e miliarda dollarë fituat regjisorët dhe skenaristët e filmit “2012”,i cili bazohej në këtë histori, çfarë e paraprin dhe e pason 21 dhjetorin 2012, vetëm e vetëm nga kjo tymnajë informacioni e krijuar? Apo sa e sa kopje gazetash u shitën në këtë slogan, sa e sa ueb site tërhoqën vëmendjen duke sjellë fakte të pavërteta. Pastaj, siç flitet edhe nëpër televizione, që mirja njerëz janë dyndur sa në një mal në tjetrin, nga që teoricienët e 21 DHJETORIT , i kanë shpallur si të vetmit ë cilët do ti shpëtojnë apokalipsit,a mund të përllogaritë dikush se sa kanë fituar agjencitë turistike , apo operatorët lokalë në këto zona, kur dihet se një natë e vetme e kaluar aty kushton me miliona dollarë?
Si përfundim të gjitha këto të dhëna të shpien të mendosh me optimizëm,të shohësh më larg, përtej 21 dhjetori 2012 pasi nuk është asgjë tjetër se sa një trillim për qëllime përfitimi të individëve të caktuar. Prandaj duhet të shijomë jetën e të mos biem pre këtyre “mendjeve të liga”të cilat tentojnë të ngrijnë buzëqeshje, të çoroditin, ë përhapin panik vetëm e vetëm për disa para më tepër.



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: 21 dhjetori një e vërtetë apo një trillim për qëllime komerciale ?

prej Thu 20 Dec 2012 - 21:38
qofte trillim
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Re: 21 dhjetori një e vërtetë apo një trillim për qëllime komerciale ?

prej Thu 20 Dec 2012 - 22:31
Nuk me vjen keq per asgje vetem per femijet qe edhe atyre iu eshte futur ne koke kjo dhe kane frik.. Por Zoti do ti denoj ata qe e shpifen dhe e trilluan kete...



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
Sponsored content

default Re: 21 dhjetori një e vërtetë apo një trillim për qëllime komerciale ?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi