Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Kush ishte Pablo Pikaso?

prej Sat 20 Nov 2010 - 17:43
Duke mos e ndier veten më të qetë në Paris gjatë verës së vitit 1964, Pikaso kishte vendosur të shkojë në jug. Me të ishte edhe e dashnorja e tij e re dhe e mençur, Fransoaze Gilot. Me gjithë zemërimin e Fransoazës, ai e dërgoi atë në një shtëpi të cilën më parë ia kishte dhënë dashnores së mëparshme, të quajtur Dora Mar, kur ata u ndanë.



Frymëzimi nga ambienti mediteran

Menerbesi është një fshat i bukur kodrinor në lindje të Avinjonit, por Fransoaza e urrente atë dhe u përpoq të ikte. Fatmirësisht, Mari Kutoli, e veja e një senatori të rëndësishëm, dhe gruaja e cila e kishte angazhuar Pikason, Matisin dhe shumë të tjerë të dizajnojnë tapiceri, i ftoi ata të qëndrojnë në Antibe. I kthyer në mediteran, Pikaso mori disa dhoma me qira në Golfe-Juan. Dhe, një ditë, (ku tjetër pos në plazh?), Pikaso takoi disa njerëz të cilët i propozuan atij të shpërngulej në Valauris - një qytet i qeramikës i cili kishte furnizuar botën me enë kuzhine që nga kohërat romake - dhe të provonte të punojë me qeramikë. Përpjekjet e para ishin zhgënjyese, por kur Georg dhe Suzana Ramie të “Madoura Pottery” ia dërguan atij një asistent teknik, ai hyri në kohën e dy ose tri viteve për të bërë revolucion në zanatin e punimit të qeramikës dhe të transformojë qytetin e Valaurisit në një qytet artistik.“La Galloise”, kasollja e vogël ku ishin vendosur Pikaso dhe Fransoaza, dukej sikur të ishte zgjedhur për thjeshtësinë e tij. Ishte pothuajse e pamundur të gjendej një e tillë. Një garazh e bllokonte hyrjen e kësaj shtëpie, mbi të cilët jetonte një plakë e çmendur, e cila organizonte kurse të vallëzimit të lirë për nimfa trupmëdha, të cilat mund të shiheshin shkurt duke kërcyer në shkurret e pluhurosura. Plaka ishte edhe piktore dhe ajo e urrente Pikason. Në një shenjë në derën e hyrje kishte shkruar: “Këtu jeton zonja Boasije. Këtu nuk jeton zotëri Pikaso”. Nëse shenja nuk pengonte vizitorët, Fransoaza kishte shkruar, zonja Boasije qëndronte në ballkon duke bërtitur se Pikaso ishte piktor i tmerrshëm dhe se ata duhej të mos vinin më në atë shtëpi. Pas garazhit gjendej shtëpia e thjeshtë në të cilën jetonte artisti i madh dhe jetonte në një mënyrë komuniste të jetesës. Prania e fëmijëve ishte evidente, lodra në tërë shtëpinë, por asnjë kukull të cilën Pikaso e kishte bërë për Palomën: “Shumë delikate për të luajtur me to”, tha ajo. Pikaso kishte bërë po aq portrete të saj dhe të vëllait të saj sa edhe të Fransoazës dhe atë në secilën mënyrë të imagjinueshme. Duke diskutuar mbi portretet naive të Matisit që ia kishte bërë të bijës së tij, Margeritës, Pikaso tha se Matisi i kishte thënë atij se vizatimet e fëmijëve të tij kishin pasur ndikim në të. Në mënyrë të ngjashme, ngathtësia fëmijërore në vizatimet e Klodit dhe Palomës dukshëm kishin ndihmuar babanë e tyre për ta arritur imazhin bindës të tyre, të mëshirshëm dhe pa ndjenja.



Pikturat në objektin e braktisur

Mungesa e hapësirës në “La Galloise” bëri të nevojshme blerjen e “Le Fournas”, një ish-fabrike parfumi, ku ishin distiluar aromat luleve të jaseminit dhe portokallit. E rrethuar nga bimë të larta deri në bel të cilat kishin dështuar t’i kontrollojnë gomarët e Pikasos, vendi dukej si i braktisur. Megjithatë, Pikaso kishte mbushur punishtet dhe dollapët plot me piktura, vizatime, printe dhe, mbi të gjitha, me skulptura. “Unë jam mbret i mbledhësve të bërllokut”, i kishte thënë ai Koktosë, duke treguar figurat dhe kafshët të cilat ai i kishte fabrikuar prej bërllokut që e kishte gjetur në rrugë. Ai do të kthehej në shtëpi prej kërkimit nëpër kanale dhe djerrina të Valaurisit të këpucëve të vjetra, ashklave, dhe lodrave të thyera, të cilat ai i transformonte në skulptura pothuajse të vërteta. “Ajo është më dhi se dhia”, tha Pikaso për skulpturën e tij të njohur “La Chevre” (1950). Ai donte që skulpturat e tij të ishin aq të gjalla sa që të mund të i merreshin erë, e jo për të gudulisur imagjinatën ose intelektin në mënyrën që e bënin sendet e humbura të surrealistëve..


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Re: Kush ishte Pablo Pikaso?

prej Sat 20 Nov 2010 - 17:54
 Kush ishte Pablo Pikaso? Sw-1093


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Re: Kush ishte Pablo Pikaso?

prej Sat 20 Nov 2010 - 17:55
 Kush ishte Pablo Pikaso? Hd-4366


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Re: Kush ishte Pablo Pikaso?

prej Sat 20 Nov 2010 - 17:57
 Kush ishte Pablo Pikaso? Pablo-picasso

Kjo eshte nje nga pikturat e Pikasi qe mua me pelqen shume!


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Romeo
Romeo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 1676
<b>Hobi</b> Hobi : gjithcka qe ka ne kete bote..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : i larguar ne nje rruge pa kthim..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/10/2010

default Re: Kush ishte Pablo Pikaso?

prej Sat 20 Nov 2010 - 19:14
Karamelica shkruajti: Kush ishte Pablo Pikaso? Pablo-picasso

Kjo eshte nje nga pikturat e Pikasi qe mua me pelqen shume!
shume e bukur kjo pikture
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Kush ishte Pablo Pikaso?

prej Sun 15 May 2011 - 21:56
 Kush ishte Pablo Pikaso? Images?q=tbn:ANd9GcRoDG1FElYcq1LUnRqxZ07HA20iK5KOXVLW_ShnjT8haTRlmidAhAnje nga pikturat qe me pelqen shume te Picasos
Sponsored content

default Re: Kush ishte Pablo Pikaso?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi