Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqia,turpi i Evropës Empty Greqia,turpi i Evropës

Sat 22 Dec 2012 - 1:27
Message reputation : 100% (1 vote)
Greqia,turpi i Evropës Metanastesastunomia_757453336-300x167Turpi i Evropës karakterizon Greqinë, gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung. Artikulli i referohet deklaratave të bëra nga përfaqësues të qeverisë gjermane për të Drejtat e Njeriut Marcus Leningk, i cili kritikoi trajtimin e emigrantëve nga Greqia.
Marcus Leningk duke përdorur një ton therës foli në lidhje me trajtimin e emigrantëve nga Greqia, madje edhe duke kërkuar ndërhyrjen e OKB-së.

“Ajo që po ndodh në Greqi është një turp për të gjithë evropianët,” tha ai fillimisht. Dhe vazhdoi: “Nga njëra anë ekzistojnë mangësi në kujdesin ndaj tyre, nga ana tjetër nuk kanë një mbrojtje të mjaftueshme për tu siguruar nga sulmet e krahut të djathtë . Ky kombinim është jashtëzakonisht shqetësues. ”

Gjithashtu, lë të nënkuptohet duke thënë se qeveria nuk ka vullnet politik për të zgjidhur çështjen. “Nëse ka pasur vullnet në Greqi që t’u jepet ndihmë emigrantëve, kjo duhej të bëhej. Ka edhe disa zyrtarë publikë që mund të merren me këtë çështje, “tha ai.
Leningk pranoi se Greqia mban brenda BE-së peshën mbi trajtimin e emigracionit të paligjshëm. Për këtë arsye në fakt, merr ndihmë financiare nga Gjermania dhe BE. “Megjithatë, situata mbetet e patolerueshme për shumë vjet . “Nëse Greqia nuk është në gjendje për të trajtuar problemin, është e nevojshme të mendojmë,se ndoshta organizatat ndërkombëtare të tilla si agjencitë e OKB-së për refugjatët duhet të aktivizohen.”
Raporti thekson se rojet kufitare greke shpesh i lënë njerëzit të vdesin, të cilët u përpoqën për t’i shpëtuar luftës civile në Siri. Sipas dëshmitarëve, një grup prej 40 emigrantësh sirianë, duke përfshirë dhe fëmijë, nën kërcënimin e armëve u detyruan të notojnë në lumin e Evros drejt Turqisë. Policia ka transportuar emigrantët me anije deri në mes të lumit dhe më pas i hedhin në ujë pa asnjë mjet shpëtimi. Vetëm 25 nga 40 njerëz shpëtuan dhe arritën deri në bregdetin turk./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi