Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqi, shokuese! Njerëzit tashmë jetojnë nëpër shpella…!  Empty Greqi, shokuese! Njerëzit tashmë jetojnë nëpër shpella…!

Sun 23 Dec 2012 - 12:53
Greqi, shokuese! Njerëzit tashmë jetojnë nëpër shpella…!  Shpella2-300x225Janë pamje të cilat shokojnë gjithkënd!
Kriza ekonomike ka gjunjëzuar popullin grek.
Dikur ishte një fantazi, por fatkeqësisht tashmë një realitet i hidhur për një numër të madh qytetarësh të cilët dita-ditës shikojnë jetën e tyre të shkatërrohet dhe të rrënohet si një kështjellë rëre…

Për ta, çdo “privilegj” i dikurshëm, si sistemi mjekësisë, arsimi dhe çdo shërbim tjetër, çdo burim të ardhurash deri dhe pensionet po zhduken si me magji... duke i lënë të vetëm e të pambrojtur në mes të rrugës…
Kriza ekonomike dhe memorandumet e firmosura nga qeveritarët si the politikat e ndjekura prej tyre, po tregojnë fytyrën më të ashpër ndaj vetë popullit “helen”.

“Kur e pash këtë vend këtu, as që më shkonte në mendje, madje i fundit të fundmëve të ishte, nuk mund të vinte këtu”, thotë Jorgo, banorë i njërës prej shumë shpellave të banuara tashmë nga shumë bashkëkombës të tij.
“Isha si gjithë të tjerët, një 63-vjeçar si çdo bashkëmoshatar i im, por brenda pak muajsh çdo gjë u përmbys, që kur mbeta pa punë…!”, vijon ai para kamerës ndërsa gazetari i kanalit televizivë Alpha, mundohet ta “ndihmoj” atë, duke shkuar së bashku për në shpellë, që tashmë është shtëpia e tij.
Dhe gazetari gjithë dhimbje përshkruan situatën me dy fjalë: “Jorgo prej këtu, kaq larë, shikon të gjithë Athinën, por fatkeqësisht ai për të gjithë është i padukshëm…!”/alb-observer.com/
Kërkojmë ndjesë për videon, pasi ajo është në gjuhën greke!
Për më shumë në videon që vijim:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi