Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Austria në mbrojtje të Leonesës

prej Sun 23 Dec 2012 - 15:07
Austria në mbrojtje të Leonesës 9f41f7861b_25-150x150

Ndezën krejt Austrinë e i pushtuan gjitha mediumet aty. 13 vjeçarja nga Kosova, Leonesa Mujaj po vazhdon të luftojë me shtetin. E bashkë me të e gjithë shkolla dhe vendi ku ajo me familje jeton që 6 vite. Në fillim të këtij muaji kësaj familjeje i erdhën lajme të mira. Menduan se tashmë depërtimi nga Austria për në Kosovë ishte kapitull i mbyllur. Por, ndodhi diçka e papritur, që Leonesës gëzimin që kishte ia ktheu në hidhërim.
Duke menduar se do marrin përgjigje pozitive, pas deklaratave pozitive të zyrtarëve të ministrisë, familja Mujaj e cila jeton që 6 vite në Vjenë të Austrisë, vendosën të bëjnë një kërkesë para Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kërkesa kishte të bënte për marrjen e një vize humanitare.
Pavarësisht gjithë atyre fjalëve, ndodhi ajo që nuk pritej. Familjes Mujaj iu kthye përgjigja negative. Enti i Emigracionit dhe Ministria e Brendshme i ka refuzuar vazhdimin e statusit të azilit, duke thënë: “Mbi vendimet e Entit të Azilit nuk mund të reagohet nga ndonjë ent i Qeverisë apo Ent tjetër politik”. Leonesës dhe familjes i erdhi urdhri për ta lëshuar shtetin sa më shpejt që është e mundur. Por, janë banorët e Vjenës dhe shkolla ku kjo vajzë ndjek mësimet ata që i kanë ndalë në mbrojtje kësaj familjeje. Ata po vazhdojnë të protestojnë kundër depërtimit të familjes Mujaj, shkruan “Express”.
Kështu kanë bërë edhe të premten pasdite, në kohën kur kjo familje ka dorëzuar kërkesën e fundit për marrjen e një vize humanitare. Qindra banorë të lagjes ku Leonesa jeton dhe e gjithë shkolla fillore “Karl Popper” ku ajo ndjek mësimet, janë mbledhur pranë objektit ku kjo familje kosovare jeton tash e gjashtë vite. “Do të bëjmë çmos për të parandaluar deportimin e kësaj familjeje për në Kosovë”, kanë thënë austriakët në protestë dhe përmes disa forumeve sociale të Austrisë.
E pavarësisht kësaj mbështetje, familjes kosovare i ka mbetur të presë edhe përgjigjen e fundit nga Enti i Emigracionit dhe Ministria e Brendshme. Kërkesa e vizës humanitare është shansi i fundit për një qëndrim të Leonesës në Austri. Nëse edhe këtë herë marrin përgjigje negative, Enti për Emigracion ka të drejtë që në çdo moment të arrestojë pjesëtarët e kësaj familjeje dhe të deportojë ata për në Kosovë. Kjo pasi asnjëri prej tyre nuk posedon leje të qëndrimit në shtetin austriak.
E gjithë shpresa e tyre tashmë ka mbetur në duart e avokatit mbrojtës dhe protestuesve. “Po premtojmë se ne do të pengojmë në çdo mënyrë deportimin e tyre për në Kosovë”, citohet të kenë thënë për mediat austriake miqtë dhe avokati i familjes Mujaj. “Leonesa Mujaj është një engjëllushe e kësaj familjeje dhe një vajzë shembullore në shoqërinë austriake”, kanë thënë miqtë e vajzës 13 vjeçare. Falë asaj janë mbledhur mijëra nënshkrime, që të premten janë dorëzuar bashkë me kërkesën për vizën humanitare, me të cilat kërkohet që kjo familje të mbetet në Austri dhe t`i lejohet vendqëndrimi i rregullt.
Sidoqoftë, para dy javësh kësaj familjeje Ministria e Brendshme e Austrisë i pati dhënë sinjale të mira. Në deklaratat e zyrtarëve të saj thuhej se kthimi i tyre në Kosovë as që bëhet fjalë. Por, në praktikë ndodhi e kundërta. Leonesa sërish mori përgjigje negative.
Ndryshe në vendimin e gjyqit të azilit thuhej se motivi kryesor për ta kthyer këtë familje në Kosovë ishte mungesa e përpjekjes së tyre për integrim dhe mosnjohja e gjuhës. Por,krejt të kundërtën e thanë atëkohë shokët e klasës dhe mësuesja e Loresës. Sipas mësueses Sylvia Floch, vajza është nxënësja më e mirë pikërisht në gjuhën gjermane, të cilën nuk e ka njohur fare para se të vinte në Austri. “Jam tejet e indinjuar dhe nuk po mund të kuptoj”, deklaroi Sylvia Floch, mësuesja e Leonesës në shkollën Karl Popper.
“Të thuash se vajza nuk është e interesuar që të integrohet është një gjë absurde. Ajo është nxënësja më e mirë në lëndën e gjuhës gjermane. Po të ishin të gjithë nxënësit e mi si ajo, atëherë do të kisha më pak flokë të thinjur”, shtoi ajo. E pos shkollës, kosovares në ndihmë i dolën edhe mediet austriake, të cilat ndihmuan në fushatë, duke realizuar reportazhe për Leonesën. Para se të merrej vendimi për qëndrim. prindërit e Leonesës nuk punonin dhe familja jeton nga ndihmat sociale, për shkak të statusit që ata kishin.
E historia e Leonesës për deportim, nuk është e vetmja. Vendim i njëjtë para dy vitesh u morr edhe për kosovaren tjetër, Arigona Zogaj, e cila pas shumë peripecish, më në fund iu lejua kthimi në Austri. E gjithë drama ka marrë një fund, ditën kur autoritetet e qarkut Vöcklabruck i kanë miratuar vizën e hyrjes në këtë vend nënës, Nurijes, Arigonës 18 vjeçe, dhe një vëllai e një motre më të vogël të saj. Arigona Zogaj ka qenë protagoniste e përhershme në mediet austriake dhe të tjera, gjermanofone.
Në shtator të vitit 2007 ajo i ishte shmangur një aksioni të policisë që kishte dëbuar në Kosovë anëtarët tjerë të familjes së saj. Pastaj, nga ilegaliteti, Arigona kishte komunikuar me opinionin përmes videove, ku kërcënonte se do të vetëvritej po qe se do ta detyronin të riatdhesohej në vendlindje. Një rezistencë e gjerë në mbrojtje të saj qe ngritur në gjithë Austrinë përgjatë këtyre viteve. Emra eminentë të politikës dhe të kulturës ishin vënë në mbrojtje të Arigonës. Madje edhe Parlamenti Federal kishte mbajtur seanca të veçanta për “Rastin Zogaj”



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi