Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president Empty Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president

Sun 23 Dec 2012 - 15:44
Ish – Kryeministri Ramush Haradinaj shfaqet i kursyer, teksa elaboron skenarin për të udhëhequr një koalicion mes PDK-së dhe AAK-së. Thotë se e ka planin se si do të bëhet Kryeministër.” Hashim Thaçi e ka dëgjuar me korrektësi idenë time dhe do të ulemi sërish për të biseduar. Nëse marrëveshja ndërmjet AAK-së dhe PDK-së e përfshin postin e Presidentit, ne do ta shqyrtojmë atë”, ka thënë lideri i AAk-së.

Haradinaj e ka të qartë se rikonfigurimi i pushtetit që mund të ndodhë gjatë javëve të ardhshme mund të përfshijë edhe ndërrimin e Presidentes aktuale, pavarësisht se këtë e elaboron kujdesshëm.

Nëse Haradinaj gjen gjuhë të përbashkët me Hashim Thaçin, ky i fundit mund ta marrë postin e Presidentit duke e larguar Atifete Jahjagën. Por, kreu i AAK-së lë të kuptohet se me postin e Shefit të Shtetit duhet të merret Lideri i PDK-së.

Këtë punë dy aktorët politikë e kanë diskutuar të mërkurën e kaluar gjatë një darke.

“Në rast se ka implikim që unë për me marrë udhëheqjen e Qeverisë, atëherë duhet me ba edhe ndërhyrje të tjera institucionale sikur rasti i institucionit të Presidentit, atëherë duhet me e rishqyrtu se a mundë të bëhet, si bëhet dhe çka vjen”, ka thënë Haradinaj në intervistë për Express

Gjatë intervistës, ai përmend 43 herë fjalën “me punu” dhe asnjëherë ndonjë akuzë për krim e korrupsion.

E për krejt këto zhvillime jo fort demokratike që mund të përsëriten me ndërrime në udhëheqjen e shtetit sikur kishte ndodhur në vitin 2006, Haradinaj ka një përgjigje.

“Është një realpolitikë e imja për gjendjen e tashme”.

“Mjaft është folur. Mjaft është thënë. Mjaft deklarata janë bërë në Kosovë. Po mendoj se e vetmja gjë që tani vlen është me mujt njerëzit me punu konkret, me ndryshu gjendjen në vend. Nuk mjafton më me vazhdu rrugëtimin e deklarimeve. Jemi dëshmitarë, nëse e përcjellim jetën institucionale, non-stop flitet për një organizëm, për një mekanizëm, për agjenci, se duhet me e ba këtë apo atë. Mendoj se për mu, po ju them sinqertë, nuk mund të hyj në këtë trend. Nuk mundem me u ba pjesë vetëm e deklarimeve. Unë po du me fillu me punu. Pra, edhe konkret. E kam marrë punën që më takon dhe funksionet e mia në Aleancë. Por, po ashtu konkret jam ofru me marrë udhëheqjen e Qeverisë së vendit. Nëse është e mundshme që nga dita e sotme ose nesër. Por, jo me humb ditë, jo me humb kohë”, ka thënë Haradinaj.



shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president Empty Re: Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president

Sun 23 Dec 2012 - 15:56
Kjo eshte shume afer mendjes,Thaqit i duhen te siguroj 80 vota,keto do i siguroj nga PDK,AAK,LDK,kurse qulli do te u behet Adifetes,e cila mund te i kthehet serish policise,apo te emrohet diku ambasadore,kurse si Duket Jakup Krasniqi,te i kthehet serish historise
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president Empty Re: Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president

Sun 23 Dec 2012 - 15:56
thaqi prezident haradinaj krye minister katasrofa e kosoves hahaha
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president Empty Re: Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president

Sun 23 Dec 2012 - 16:20
Katastrofe sot,njesoj neser
Sponsored content

Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president Empty Re: Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi