Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Thaçi: Shkupi, kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës  Empty Thaçi: Shkupi, kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës

Sun 23 Dec 2012 - 20:37
Kreu i PDK-së dhe i Qeverisë, Hashim Thaçi, të dielën në
Kaçanik ka ripërsëritur se platforma e fundit e Serbisë për Kosovën nuk
do të zbatohet kurrë, ndërsa ka nënvizuar se qëndrimi i shtetit të
Kosovës për këtë dokument mbështetet nga BE, NATO dhe SHBA.
“Po
ju them edhe juve sot se, siç kanë dështuar të gjitha elaboratet,
planet, idetë dhe projektet e Serbisë në raport me shqiptarët dhe
Kosovën, do të dështojë plotësisht, ende pa filluar, edhe ky projekt i
Nikolicit. Kurrë nuk do të realizohet në asnjë cep të territorit të
Republikës së Kosovës. Ky është vendimi, ky është zotimi ynë, ky është
qëndrimi i shtetit të Kosovës dhe ky qëndrim yni e ka mbështetjen e
fuqishme të BE-së, të NATO-s dhe të SHBA-së”, ka thënë Thaçi në Kuvendin
IV-të zgjedhor të Degës të PDK-së në Kaçanik, transmetot koha.net.

Sipas tij, “është bërë zhurmë e panevojshme mediale lidhur me platformën e fundit të Serbisë për Kosovën”.

Ai ka folur edhe për “konsolidim dhe forcim të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit”.

“Pardje ndodhi njohja nga një shtet jashtëzakonisht i fuqishëm me 157
milionë banorë, Pakistani. Do të kemi njohje edhe më të fuqishme. Pra,
po e konsolidojmë dhe forcojmë subjektivitetin ndërkombëtar. Njohje të
reja do të vijnë, nuk do të ndalen. Dhe e ardhmja euroatlantike e
Kosovës do të jetë e sigurt. Kosova do të anëtarësohet edhe në NATO edhe
në BE”, ka thënë Thaçi.

Hashim Thaçi nga Kaçaniku ia ka uruar LDK-së 23-vjetorin e
themelimit, kurse duke folur për ndërtimin e autostradës
Prishtinë-Shkup, ai ka thënë se ato do të nisin mot në pranverë, ndërsa
kryeqendrës së Maqedonisë i është referuar si kryeqytet i Vilajetit të
Kosovës.

“Me padurim pres pranverën e hershme kur do të fillojë ndërtimi i
projektit madhor, fillimi i ndërtimit të autostradës. Mjetet i kemi
ndarë, pra nga Prishtina, Ferizaj, Kaçaniku, Hani i Elezit e deri në
kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, në Shkup”.

Delegatët e kuvendit zgjedhor kanë votuar për 35 anëtarë të Këshillit
drejtues të Degës dhe për 10 delegatë të Kongresit të PDK-së.
/Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi