Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Krishtlindje të trishtuara në Greqi

prej Wed 26 Dec 2012 - 13:44
Krishtlindje të trishtuara në Greqi 4B4FA2B4F901752455E7D0799761C490-300x187Me titull “Krishtlindje të trishtuara në Greqi”agjencia e lajmeve gjermane Deutche Welle pasqyron një reportazh të gjerë të atmosferës së krishtlindjeve në vend.
Artikulli bën fjalë për dyqanet bosh,për përmbysjet që ka sjellë kriza në traditat e krishtlindjeve në Greqi.


Sic theksohet në këtë publikim zbukurimet e shumta,ushqimi i mirë dhe dhuratat për fëmijët janë një pjesë e rëndësishme e Krishtlindjeve tradicionale në Greqi.Por tani,asgjë nuk është më si më parë.Greqia provon në kurriz më shumë se cdo vend tjetër krizën ekonomike dhe kjo krizë vazhdon të gjenerojë një përmbysje.
“Sivjet ne kemi harruar Krishtlindjet”thotë një e papunë në Athinë për Deutche Welle .”Unë jam e papunë,pensioni i burrit tim do përgjysmohet këtë vit dhe sivjet nuk jemi në gjendje të blejmë dhurata për nipërit dhe mbesat tona”.
Referencë e vecantë i kushtohet lëvizjes së tregut në Athinë,”Sheshi kryesor ka shumë njerëz,vitrinat janë me të vërtetë mbresëlënëse,por megjithatë dyqanet janë bosh.Pavarësisht se cmimet janë të mira,cilësia e mallrave duket e mirë,dyqanet nuk kanë punë”.
Në reportazh gjithashtu ka dhe deklarata të pronarëve të dyqaneve ku thuhet”Njerëzit vinë dhe na thonë me të vërtetë na pëlqejnë këto që shisni por,rrogat dhe pensionet janë shkurtuar.Keni dhurata me…5 deri në 10 euro?”thotë njëri prej tyre./alb-observer.com/



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi