Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default "Ofshamë ne urë" - SADIK KRASNIQI

prej Sun 21 Nov 2010 - 12:09
First topic message reminder :

KLLAPI E BLERTË

Te ky i shenjti krua
Me etjen e plasur
ujin e treqind pranverave pijë
Plagët më gjelbërohen

Vorbullës flluskat ia heq
Ia gjej damarët e lagur
Hijes plot vesë të shelgut blu

Rrjedhën e tjerr me sy
Në rrjetën ujore
Bëhem merimangë e njelmët

Me pikla në buzë
Më zënë ethet e Zanës
Treqind vjet e pres një vetëtimë
Të ma heq nga bebëza kllapinë e blertë

Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: "Ofshamë ne urë" - SADIK KRASNIQI

prej Sun 21 Nov 2010 - 12:15
PA TITULL

Shqipet e lidhura
fluturonin

e të lirat
rënë përtokë

Të shenjtë
mbetën vetëm varret
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi