Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë” Empty HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë”

Thu 27 Dec 2012 - 19:25
HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë” 824-300x195Gazeta e famshme “The Huffington Post” në websajtin e saj ka postuar një reportazh mjaft interesant për vendin tonë. Shkrimi i gazetares Leyla Giray mban titullin “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë”.
Në këtë reportazh gazetarja i bën një promovim mjaft të madh vendit tonë dhe fton turistë nga e gjithë bota për ta vizituar.

“E izoluar për dekada të tëra nën diktaturën që ishte e rreptë madje edhe për standardet komuniste, Shqipëria u hap me botën në vitet 1900 dhe që atëherë e deri më tani po nxiton që të arrijë pjesën tjetër të Europës”, fillon reportazhi. Më pas, gazetarja shprehet se “në një vizitë të këtyre kohëve, vendasit më thanë se vendi i tyre po përparon shumë shpejt. Kjo është një arsye më tepër që udhëtarët duhet ta vizitojnë këtë vend sa më shpejt, para se autobusë të mbushur me turistë t’i kthejnë pikat “sekrete” në destinacione më të populluara”.
Më poshtë reportazhi vazhdon me “10 arsye të mira pse duhet që të vizitoni Shqipërinë në vitin 2013. Nëse do të shkoni aty, pa dyshim që do të ktheheni me më shumë arsye”.
Sipas këndvështrimit të HP, Ecuria e Shqipërisë drejt të ardhmes nuk ka kaluar pa dhimbje. Vendi vazhdon të jetë i papërgatitur për turizëm masiv: trajtimi i mbetjeve është i pamjaftueshëm, problemi i plehrave është serioz dhe disa rrugë janë shumë të këqija. Por është një shtet i këndshëm për udhëtarët, veçse do durim.
10. Bukuria natyrore
HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë” Natyra-1024x733
Bukuria e Shqipërisë është e zymtë, e egër dhe e vetmuar, nga Alpet në veri dhe liqeni i Komanit deri në brigjet e detit Adriatik dhe Jon. Është një bukuri e egër që të bën të pyesësh veten nëse vërtet duhej të ndodhesh aty, pasi nuk sheh të tjerë.
9. Thesaret kulturore
HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë” Butrinti-1024x682
Vendi është plot rrënoja të lashta, ku më i njohuri është Butrinti, i mbrojtur si Pasuri e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Apolonia, shumë pak e eksploruar, dikur ishte Port i Korinthit, por niveli i ujit ka sjellë ndryshime. Më të “freskët” në histori janë Berati dhe Gjirokastra, arkitektura unike otomane të cilëve mbrohet gjithashtu nga UNESCO. Dhe pastaj, kishat e veçanta të Voskopojës, në malet pranë qytetit juglindor të Korçës. Për fat të keq, ato po shkatërrohen dhe kanë nevojë emergjente për vëmendje pasi nuk mbrohen pavarësisht brishtësisë së tyre të bukur.
8. Kontrastet
HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë” 824-1024x667
Pjesë e bukurisë së Shqipërisë është progresi i saj në shekullin e 21-të. Plazhet e virgjëra dhe të shkreta konkurrojnë resortet e mbipopulluara, ndërsa plehrat dhe përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit jetojnë krah për krah. Komunizmi thuajse është zhdukur dhe shqiptarët kanë nxituar për të përqafuar kapitalizmin. Në kryeqytet, në Tiranë, ju vështirë të gjeni dikë pa celular.
7. Tradita
HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë” 729
Nëse preferoni të kombinoni të shkuarën me të ardhmen, do të ndjeni sikur koha nuk ka ecur fare. Fermerët kanë pajisjet e tyre mekanike dhe e punojnë tokën njësoj si paraardhësit e tyre. Përgjatë liqenit të Ohrit, gratë përgatisin makarona (e ka fjalën për trahana apo osa) dhe i lënë të thahen jashtë. Brenda në qytet qarkullojnë karrocat dhe gomarët përkrah makinave në rrugët me trafik. Në Alpe shtëpitë qëndrojnë të izoluara për javë të tëra gjatë dimrit, siç ka ndodhur gjatë shekujve. Dhe gratë e veriut vazhdojnë ta përgatisin vetë ushqimin për dimër, bëjnë verë kumbulle, siç bënin edhe gjyshet apo stërgjyshet e tyre.
6. Vendasit janë miqësorë
HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë” 627
Turizmi masiv nuk e ka pushtuar vendin, kështu që njerëzit janë të ngrohtë e mikëpritës me turistët dhe madje edhe kuriozë. Gjatë një vizite në një shtëpi vendase në Alpet shqiptare, një duzinë pjatash me ushqime u shfaq papritur nga askund. Të mbajtur të izoluar nga pjesa tjetër e botës për shumë kohë, tashmë shqiptarët janë të etur për t’u takuar dhe për të pritur vizitorë. Por gjithashtu, edhe për të ndryshuar reputacionin e keq të vendit të tyre, lidhur me rreziqet.
5. Siguria
HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë” 531
Vendi ka përjetuar shqetësime serioze në vitet 1990, kur skemat piramidale shkatërruan ekonomitë e familjeve të cilat humbën kursimet e tyre. Ato nxitën dhunën dhe pajisjen e popullatës me armë. Por tashmë situata është qetësuar dhe nuk përbën më rrezik.
4. Diversiteti
HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë” 451
Shtresat e ndryshme të qytetërimeve kanë bërë që në Shqipëri të ketë një dinamikë interesante të popullsisë. Gjatë pjesës së fundit të shekullit të 20-të, besimi fetar dënohej me ligj nga regjimi i Enver Hoxhës dhe Shqipëria u shpall zyrtarisht ateiste. Besimi fetar u kthye, por jo në formë hakmarrjeje. Edhe pse gjysma e popullsisë është myslimane, Shqipëria është një shtet laik.
3. Aventura
HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë” 350
Është thënë se Shqipëria është destinacioni i ardhshëm i Europës për aventura, duke u nisur nga bukuria natyrore por edhe sepse aty ka shumë gjëra për të bërë. Detet janë të boshatisura, me shumë plazhe të vegjël të vetmuar. Është një parajsë për mountain biking, rafting dhe kayaking. Por më e rëndësishmja, mund të ndjesh privatësinë pasi nuk ka shumë njerëz rreth e rrotull.
2. Koha
HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë” 260
Rrugët dhe resortet shqiptare nuk “u është zënë fryma” nga autobusët e mbingarkuar me turistë – akoma. Ndërkohë që organizohen disa ture turistike, turizmi masiv gjendet kryesisht në bregdet. Nëse shkoni tani, do të keni më shumë hapësirë për vete.
1. Përballueshmëria
HP: “10 arsye që në 2013-ën duhet të vizitoni Shqipërinë” 1130
Shqipëria mbetet një vend relativisht jo i shtrenjtë, të paktën sipas standardeve evropiane. Çmimet janë rreth 30% – 50% më lirë se fqinjët e saj si Kroacia, Greqia ose Italia, ndaj në këto kohë ekonomike të paqëndrueshme, Shqipëria mbetet një mundësi e volitshme.
(Fotografitë kanë ilustruar reportazhin). /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi