Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Gjermani, ekstremistët islamik ia presin gjuhën studentit Empty Gjermani, ekstremistët islamik ia presin gjuhën studentit

Fri 28 Dec 2012 - 13:21
Gjermani, ekstremistët islamik ia presin gjuhën studentit MuslimNjë student 24-vjeçar indian në Bonn të Gjermanisë, është sulmuar brutalisht nga ekstremistë islamik, të cilët i kanë prerë gjuhën, pasi ai refuzoi të konvertonte fenë, bëri të ditur policia gjermane të enjten.

Studenti u sulmua në prag të Krishtlindjes, kur ishte duke u kthyer në vendin e tij në Bonn. Agresorët e pyetën në lidhje me fenë dhe i kërkuan të konvertohej në fenë islame, duke e paralajmëruar se do t’i prisnin gjuhën nëse refuzonte, raporton Der Spiegel.

Studenti, i cili nuk është identifikuar, tha për policinë se u sulmua nga 2 burra nga pas shpine, pasi ai i kishte shpërfillur. Agresorët e goditën atë, i prenë gjuhën dhe e futën në një makinë. Zëdhënësi i policisë nuk dha detaje në lidhje me dëmtimet e pësuara, por tha se informacioni i dhënë nga viktima ishte i besueshëm.

Një kalimtar gjeti studentin dhe thirri menjëherë ambulancën. Ai u shtrua në një spital lokal dhe doli nga aty një ditë më pas.

Departamenti i policisë së Bonn-it, për krime të motiveve politike, ka nisur hetimet. Nuk është hera e parë këtë vit, që Bonn-i ka dalë në faqet e para të mediave, si rezultat i aktivitetit islamik në këtë qytet.

Në maj, një salafist u arrestua, pasi sulmoi dy oficerë policie gjatë një kundër-demostrate ndaj shfaqjes së karikaturave të Profetit, nga një parti popullore e krahut të djathtë. Në fillim të këtij muaji, një tjetër pjesëtar i grupit mysliman-ortodoks kërcënoi se do të merrte pengje, në mënyrë që të detyronte lirimin e vrasësit.

/Shekulli Online/ E.L/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Gjermani, ekstremistët islamik ia presin gjuhën studentit Empty Re: Gjermani, ekstremistët islamik ia presin gjuhën studentit

Fri 28 Dec 2012 - 14:05
çfarë islamist të pacipë
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi