Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ali Ahmeti ju flet hapur për jetën dhe veprimtarinë e tij Empty Ali Ahmeti ju flet hapur për jetën dhe veprimtarinë e tij

Fri 28 Dec 2012 - 15:05
Ali Ahmeti ju flet hapur për jetën dhe veprimtarinë e tij Largea_ali_ahmeti_-_r1356697776Lideri
i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në bisedën për
këtë fundvit flet pa dorëza për jetën dhe veprimtarinë e tij.
Këtu
nuk anashkalojmë ecejaket e shkollimit të tij në vendlindje, jeta
studentore në Prishtinë, organizimi i demonstratave të 81-shit, pastaj
veprimtaria ilegale në kuadër të Lëvizjes popullore në Zvicër,
organizimi i luftës së Kosovës e deri te konflikti i armatosur në
Maqedoni më 2001.
“Me fillimin e shkollimit të mesëm në Kërçovë,
disa lëndë në shqip ndodhi që të zëvendësohen me profesor maqedonas dhe u
vendosëm në një situatë të vështirë.
Pra, ishte koha që duhej të
zgjedhim, o të ndalemi të mësojmë, o të braktisim shkollimin. Zgjodhëm
rrugë goxha me rreziqe, mënyrën ebojkotit të mësimit, protestimit, nuk
pranomi mësues maqedonas dhe realisht nuk e dinim gjuhën dhe kjo ishte
një diskriminim i hapur.
Me anë të bojkotit, protestave, filluan
të bëhen zëvendësime nga arsimtarë maqedonas në shqiptarë, sepse deri në
atë kohë tre herë ishte hapur e mbyllur gjimnazi në shqip në Kërçovë
dhe kjo falë rezistencë nga disa profesorë kërçovarë si Imer Mehmeti,
Fazliu Veliu dhe ndihmës së jashtëzakonshme që jepnin profesorët e
Gostivarit në atë kohë”, rikujton në bisedën për “Zhurnal” lideri
integrist Ahmeti, bisedën e plotë të të cilit do ta ndiqni në numrin
festiv të Vitit të Ri.
Sipas tij, periudha e studimeve në
Prishtinë, pra janë këto vitet e 79-ta, ishin më tëbujshme dhe me shumë
aktivitete brenda Lëvizjes studentore ku dhe kishim vepruar prej
gjimnazit. “Atje kemi zënë lidhje me grupe të organizuara të Lëvizjes
dhe aktivitet morën dimension tjetër, por edhe barte rreziqe më të
mëdha.
Atje ramë në lidhje me Bajram Kosumin, Azem Sylën dhe
shumë aktivistë të tjerë me çka literatura ilegale që botohej në mënyrë
ilegale nga Kadri Zeka e veprimtarë tjerë shpërndahej në gjitha
bibliotekat e Universiteteve”, rikujton Ahmeti.
“Në Kosovë vlonte
nga brenda, gjendeshin pretekste të ndryshme, jo afati i nëntorit në
Fakultetin e Ekonomisë dhe nuk ishte ky qëllimi, por që Lëvizja
studentore të ketë karakterin sa më të organizuar.
Pra më 1981 në
menzën e studentëve gjetëm pretekst se ushqimi është i nivelit të dobët
dhe tërë situata mori dimensionin krejtësisht politik e deri te ajo e
njohur Republika e Kosovës si e shtatë në Ish Jugosllavi. Lëvizja
studentore dhe ajo Popullore e Kosovës mblodhi në tërësi gjitha krahinat
shqiptare, nga Struga e deri në Ulqin”, shton Ahmeti.
“Ne si
pjesë e shqiptarëve në Maqedoni donim të shfrytëzonim gjitha kërkesat në
rrugë institucionale e legale. Pra në vitet 79-80 ne si studentë bërëm
kërkesë deri te organet shtetërorë apo Komitetit qendror i Maqedonisë
për hapjen e Universitetit shqip në Shkup, por ajo nuk u realizua dhe në
vend të kësaj u shpërblyem me rrahje, keqtrajtim.
Dhe, pas
demonstratave të 81 shit u dënuam me nga dy muaj burg dhe tani
përgatiteshin procese gjyqësorë dhe ashtu ndodhi”, tha Ahmeti.
Sipas
tij, Lëvizja popullore shndërrohet në karakter ushtarak, sepse nevoja e
kohës e kërkonte atë. Tanimë shokët i kisha jashtë edhe brenda që kanë
vepruar, këto përmendi Hashim Thaçin, pra diku vitet 92-93 me shokët
tjerë të organizuar atje...
Pra, të njëjtin fat, sipas tij, e
kishin edhe Kadri Vejseli, Xhavit Haliti, Emrush Xhemajli. Kontinuiteti
ka qenë i rëndësishëm dhe për këtë është dashur të bëhet sakrificë e
madhe edhe me jetën si që ishte me Fahri Fazliun, Rexhep Mala, Afrim
Zhitia, Nuhi Berisha që ishte edhe fillimi i ndryshimit të vetë
psikologjisë së Lëvizjes.
“Situata në Maqedoni nuk ndryshonte pa u
organizuar dhe luftuar dhe këtë e solli UÇK dhe sakrifica e atyre që
janë te varrezat e dëshmorëve. Dhe, duhej një mekanizëm që të detyrojë
që gjerat të lëvizin për së mbari. Por a është bërë ajo aq sa duhet?
Them se ka ende punë për të bërë dhe proceset janë t’u shkuar për së
mbari”, thotë Ahmeti.Zh.mk
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi