Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ahmadinexhad, shkarkon ministren e vetme femër të qeverisë së tij

prej Fri 28 Dec 2012 - 20:58
Ahmadinexhad, shkarkon ministren e vetme femër të qeverisë së tij Ministria-300x168Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad ka shkarkuar të vetmen grua të kabinetit të tij qeveritar, ministren e Shëndetësisë, Marzije Vahid Dastjerdi. Ai nuk e ka toleruar dot deklaratën e saj se rritja e vlerës së shkëmbimit të monedhave të huaja të shkaktuar nga sanksionet ndërkombëtare, do sjellë pashmangshmërisht rritjen e çmimeve të ilaçeve. Gjithashtu ajo u ankua se ministria e saj nuk ka mundësi që të ketë akses në monedhat e huaja, siç i ishte premtuar dhe kërkoi 2.5 miliard dollarë, ndërkohë që i ishte caktuar si buxhet shuma prej 650 milion dollarë.

Sipas Ahmadinexhad, ajo ka pasur gjithë buxhetin e duhur për të menaxhuar situatën dhe nuk ka përse të përhap panic. Sanksionet nuk lidhen direkt me ilaçet, ato kufizojnë importimin e tyre për shkak të kufizimeve me transaksionet financiare.

Dastjerdi është e para grua ministre në historinë 30- vjeçare të republikës islamike./alb-observer.com/


Ahmadinexhad, shkarkon ministren e vetme femër të qeverisë së tij Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi