Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Oroskopi vjetor......ketu

prej Thu 30 Jun 2011 - 4:36
Si do të jetë viti 2011 për ata që kërkojnë të gjejnë njeriun e tyre të jetës? Po për ata që shpresojnë të kenë më shumë fat, të gjejnë një punë më të mirë apo të fitojnë më shumë para? Horoskopi për 365 ditët e ardhshme mund të zbulojë pak nga ajo që do të na ndodhë duke nisur nga 1 janari.

Dashi – Duhet të mbështetet në intuitën e tij. Yjet favorizojnë një plan të ri dhe ndryshime të mëdha duke nisur nga vera deri në dhjetorin e 2011-s.

Demi – Duhet të mbështetet në fuqitë e tij, që e kanë shndërruar në një prej shenjave dominante. Probleme do të shfaqen në aspektin profesional dhe ato mund të zgjidhen vetëm me këmbëngulje dhe shumë energji.

Binjakët – Priten ndryshime në jetën personale. Shumë prej të lindurve të kësaj shenje do të takojnë partnerin e duhur. Nuk duhet të keni frikë për të marrë iniciativa, fati do të jetë në krahun tuaj.

Gaforrja – Mënyra e vetme për të patur sukses është duke u mbështetur në punën e grupit. Do të ishte mirë që të besonit më shumë në fjalën e të tjerëve.

Luani – Duhet t’i kujtojë vetes në momentet e nervozizmit se vetpërmbajtja është një veti e çmuar. Diçka e vështirë për Luanin është të mbështetet tek njerëzit e tjerë, por në vitin pasardhës fati nuk do të favorizojë ata që do të punojnë të vetëm.

Virgjëresha – Një vit shumë i mirë. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë në gjendje të rifitojnë besueshmërinë me të tjerët. Ndryshime në jetën personale dhe përmirësim i gjendjes financiare.

Peshorja – Një vit i mirë për ata që kanë lënë punë përgjysmë në 2010-n. Projektet e reja gjithashtu do të jenë të favorizuara.

Akrepi – 2011-ta rrezikon të jetë një test i vërtetë, që mund të kalohet me humbje minimale vetëm maturi dhe vendime të peshuara mirë.

Shigjetari – Do të provojë një numër ngjarjesh të paharrueshme dhe pothuajse të gjitha do të jenë me përmbajtje pozitive.

Bricjapi – Fati do të favorizojë ata që kanë projekte në kokë, ndërsa suksesi do të shoqërojë jetën profesionale.

Ujori – Mund të çlirohet prej pengjeve të së shkuarës dhe të ndiejë në vetvete atë aftësi që e bën të ketë vetbesim në jetën profesionale.

Peshqit – Do të shkëlqejnë dhe fitojnë shumë simpati nëpërmjet sharmit të tyre. Një kohë e mirë për karrierat, por vetëm për ata që janë diplomatë të aftë.


Oroskopi vjetor......ketu  6ds9w0
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

default Re: Oroskopi vjetor......ketu

prej Thu 30 Jun 2011 - 15:36
Luani – Duhet t’i kujtojë vetes në momentet e nervozizmit se vetpërmbajtja është një veti e çmuar. Diçka e vështirë për Luanin është të mbështetet tek njerëzit e tjerë, por në vitin pasardhës fati nuk do të favorizojë ata që do të punojnë të vetëm.


<br>Per te gjith shqiptaret qe ne SHQIPERI jetoni
fuck all ju qe kombesin nderroni
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Oroskopi vjetor......ketu

prej Sat 2 Jul 2011 - 10:47
Ujori – Mund të çlirohet prej pengjeve të së shkuarës dhe të ndiejë në vetvete atë aftësi që e bën të ketë vetbesim në jetën profesionale.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Horoskopi vjetor 2013

prej Fri 28 Dec 2012 - 21:10
Dashi

Viti 2013 do të jetë dinamik për ju në të gjitha fazat e jetës suaj. Roli juaj në shoqëri dhe familje do të përmirësohet ndjeshëm. Do të dalë në pah fakti se jeni një mbështetje për të gjithë personat rrotull jush. Marrëdhëniet tuaja do të çohen në një nivel më të lartë. Një lloj vetmie do të hyjë në jetën tuaj, por do të ishte mirë që ta përdornit për të gjetur paqen e brendshme dhe lirinë. Jeni të sigurt që të jepni një lloj ndihme në marrëdhëniet tuaja për një përmirësim të së ardhmes.
Karriera

Në 2013-n, ana juaj kreative do të dalë në dritë. Punoni në drejtim të një marrëdhënieje të mirë dhe të dashur me autoritetet dhe kolegët në vendin tuaj të punës. Negociatat tuaja në punë pritet që të sjellin frytet e veta këtë vit. Ambicia dhe qëllimet tuaja do të arrihen lehtësisht këtë vit. Kështu që hidhini hapat të sigurt përpara. Mundohuni të krijoni një balancë mes pikave delikate dhe kyçe në fushën tuaj të karrierës. Tre muajt e parë të vitit do të jenë të favorshëm për një pagë më të mirë apo për ndryshimin e pozicionit tuaj në punë. Besoni në vetvete dhe përgatiteni 100% të vetes drejt anës profesionale këtë vit.

Dashuria

Lidhja juaj e dashurisë do të jetë diçka mesatare për vitin 2013. Shumë gjëra komplekse mund të ndodhin duke rezultuar në ankthe të padëshirueshme dhe shqetësime. Nëse do të keni vendosmëri dhe durim, atëherë mund të jeni të aftë të zgjidhni partnerin ideal të jetës suaj. Nëse jeni të martuar, atëherë është koha e duhur që në çift të eksploroni për hapësira të reja, në mënyrë që ta bëni sa më të lumtur që është e mundur gjysmën tjetër tuajën. Mos veproni, por përpiquni të bindni dhe të fitoni të gjithë vëmendjen e partnerit tuaj. Është gjithashtu koha për të rivendosur marrëdhënie të mira nëse keni pasur probleme në këtë fushë. Largoni të gjitha mendimet e këqija dhe mundohuni të ngushtoni hendekun mes jush dhe partnerit. Dashuroni marrëzisht dhe sinqerisht, dhe vilni të gjitha të mirat e një dashurie të vërtetë në jetë.

Financat

Do të keni shpenzime të shumta këtë vit si një investim për biznesin apo karrierën tuaj. Jini të kujdesshëm me financat tuaja dhe mundohuni të shmangni shpenzimet e panevojshme. Do të keni një nevojë të menjëhershme për më shumë qëndrueshmëri financiare në jetë. Tani është edhe koha për të vepruar në këtë drejtim.

Mund të ngrihen pengesa të ndryshme, por veproni në bazë të instinkteve tuaja në drejtim të çështjeve financiare. Mendohuni dy herë para se të bëni çdo lloj veprimi për shpenzime ekstravagante. Shpenzoni ca për kënaqësinë tuaj, por sigurohuni që këto shpenzime të mos ju zgjidhin kuletën.

Shëndeti

Shëndeti juaj në përgjithësi do të jetë i mirë për vitin 2013. Ai do të jetë i lidhur me mirëqenien dhe shëndetin e personave rreth jush, në veçanti të rrethit të ngushtë familjar. Shihini gjërat më pozitivisht në jetën tuaj. Disa lloj alergjish mund të shfaqen gjatë periudhës së mesit të vitit. Mund të keni edhe probleme me dhëmbët. Mundohuni të kujdeseni sa më shumë për shëndetin tuaj dhe shmangni produktet e mishit dhe qumështit, ose t’i merrni ato në sasi të vogla.


Demi

Jeta juaj do të jetë si një këngë gjatë vitit 2013 dhe nuk do të keni shumë shqetësime. Bëni mirë që ta përdorni sa më shumë anën tuaj krijuese që do të shfaqet në këtë periudhë. Në përgjithësi, paqja dhe qetësia do t’ju shoqërojnë gjatë këtij viti. Statusi juaj shoqëror do të përmirësohet dhe do të jeni të aftë të përfitoni rehatinë për të cilën keni punuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Kënaqësia do të zërë kohën më të madhe tuajën gjatë 2013-s. Gjithashtu, do të keni shumë mundësi të mira pavarësisht se nuk do të bëni shumë përpjekje për t’i fituar ato. Do të keni më tepër liri dhe pavarësi përgjatë gjithë vitit që pritet të hyjë.

Karriera

Intuita dhe inteligjenca juaj do të jenë pasuritë më të mëdha tuajat në rrjedhën që do të marrë karriera juaj për vitin 2013.

Megjithëse do të ketë një ngadalësi fillestare, në fund të fundit do t’ia dilni mbanë që të lulëzoni në këtë fushë. Bëjini punët bazë ashtu siç duhet dhe lërjani pjesën tjetër së ardhmes. Do të keni mbështetjen e duhur nga autoritetet gjatë kësaj periudhe. Njihni gjërat teknike para se t’i hyni një sipërmarrjeje në një territor tjetër të fushës suaj. Partneriteti ose marrëveshjet bashkëpunuese mund të hasin në pengesa. Ka një qëllim në vetvete ndryshimi i synimit të karrierës këtë vit.

Dashuria

Dëshira juaj për paqe dhe qetësi në fushën e marrëdhënieve duket se do të realizohet këtë vit. Gjithsesi do të ketë disa kundërshtime në lëvizjet tuaja të dashurisë. Jeni më i prirur që të tërhiqni një partner potencial këtë vit nëse jeni beqar. Nëse tashmë jeni në një marrëdhënie, atëherë ky vit do t’ju afrojë edhe më shumë me njeriun që doni.

Kini kujdes në lëvizjet tuaja në fushën romantike gjatë 2013-s. Disa marrëdhënie intime janë të preferuara, por duhet që t’i frenoni dëshirat tuaja në maksimumin e mundshëm. Durimi është çelësi në një marrëdhënie të mirë për ju. Lëreni harmoninë t’ju përfshijë dhe kjo do të bëjë që besimi juaj do të rritet normalisht. Fundi i vitit do t’ju ndihmojë që të ndani mendjen lidhur me marrëdhënie të ndryshme.

Financat

Këtë vit duket se do të jetë e nevojshme që të bëni një miradministrim të parave. Rrethanat dhe ambjenti do të çojnë në një rritje shumë të madhe të shpenzimeve tuaja. Financat pritet që të ulen gjatë fillimit të vitit. Do të jetë qëllimi juaj që të përmirësoni rehatinë në jetën tuaj. Por mos e lejoni që duke bërë veshin e shurdhër, të zbrazni kuletën. Në fund të vitit do të shihni se do të jeni ulur mbi një sasi të madhe parash që do t’i keni fituar prej fatit ose trashëgimisë.

Shëndeti

Në vitin 2013, energjia juaj do të shpenzohet në nivelin më maksimal të mundshëm. Mbani një ekuilibër mes aktiviteteve dhe zbavitjes. Gjithashtu jepini një rëndësi të madhe higjienës dhe pastërtisë. Në përgjithësi pritet që të keni një shëndet të mirë përgjatë gjithë vitit në vijim. Mbani temperamentin tuaj dhe sigurohuni që të vendosni ekuilibrat në të kundërt mund të përfundoni me shumë probleme shëndetësore të padëshiruara.


Binjaket

Do të jeni të aftë të konsolidoni planet dhe përpjekjet tuaja këtë vit 2013. Do të jeni mundni gjithashtu që të kurorëzoni të gjitha ambiciet tuaja përgjatë këtij viti që po vjen. Pozicionimi i planeteve do t’ju ndihmojë në këtë drejtim, duke ju ndihmuar edhe që të arrini të gjitha objektivat tuaja në jetë. Rrugë të reja duket se do të hapen para jush dhe do të bëjnë që të arrini idealet tuaja. Disa pengesa apo tronditje mund të ketë përgjatë kësaj rruge, por gjithsesi mos jini zemërthyer. Bëni lëvizje praktike dhe do të bekoheni me një stil jetese më të mirë sesa vitet tuaja të mëparshme.
Karriera

Disa pengesa profesionale duket se do t’ju dalin para këtë vit. Por edhe zgjidhjet duket se do të jenë gjithashtu në dorën tuaj. Duhet të jeni të aftë që të fitoni mbështejen dhe vlerësimin e drejtuesve dhe kolegëve në vendin tuaj të punës. Fillojeni vitin me një notë pozitive dhe gjërat do të punojnë në favorin tuaj gjatë gjithë kohës. Jepini punëve tuaj një start të mirë këtë vit dhe do të jeni të aftë që të mblidhni frytet në fund të vitit. Do të ketë më shumë liri për ju në punë dhe paqja do të mbulojë fushën tuaj profesionale. Jini të gatshëm që të pranoni mendimet dhe sugjerimet e kolegëve tuaj. Fleksibiliteti dhe jo ashpërsia do t’ju ndihmojë që të zgjidhni shumicën e problemeve tuaja në këtë fushë.

Dashuria

Këtë vit jeta juaj dashurore do të jetë më e qëndrueshme se vitet e kaluara. Do të ketë shumë zhvillime ndërtuese në fushën tuaj të marrëdhënieve. Do të jeni të aftë që ta shprehni dashurinë, por edhe ndjenjat tuaja në mënyrë më të mirë e më të qartë.

Do të keni një situatë të paqëndrueshme gjatë fillimit të vitit. Por ndërsa muajt kalojnë, gjërat do të stabilizohen për aq sa u përket marrëdhënieve të dashurisë. Do të jeni të aftë të arrini harmoninë në jetë me partnerin. Nëse jeni i vetëm, ky vit do të jetë i duhuri për të dalë në kërkim të gjysmës tjetër tuaj. Dashuria me shikim të parë mund të funksionojë shumë mirë tek ju.

Financat

Ata që punojnë në fushën e shitjeve dhe marketingut do të shohin një rritje të të ardhurave të tyre financiare këtë vit. Duhet të ulni shpenzimet në një minimum të nevojshëm në mënyrë që të arrini synimet tuaja në jetë. Pozicionet e planeteve këtë vit do të jenë të afta t’ju përmbushin kërkesat financiare, por sigurohuni që të përmbushni gjërat thelbësore për ju. Mos filloni të praktikoni një stil ekstravagant jetese këtë vit. Kjo do t’ju largonte nga rruga juaj në çështjet financiare. Gjatë mesit të këtij viti do të keni disa probleme lidhur me financat, por do të dilni prej tyre i padëmtuar. Mos iu dorëzoni asnjë lloj frustracioni për aq kohë sa në to përfshihen edhe financat. Përpiquni të evitoni drejtimet e gabuara dhe marrëveshjet e këqija spekulative për këtë vit.

Shëndeti

Shëndeti dhe jeta juaj do të jenë të kënaqshme për shumicën e vitit 2013, megjithatë probleme të vogla të shëndetit nuk do t’i shmangni dot. Do të jeni shumë i ndjeshëm për disa çështje të shëndetit komunikues, gjithsesi bëni kujdes në këtë drejtim. Do të jetë thelbësore për ju që të respektoni një dietë ushqimore dhe të bëni ushtrime fizike. Përgatituni për t’u çlodhur dhe ruajtur shëndetin tuaj. Mos e dëmtoni duke u marrë me shumë punë. Do të keni ca probleme me tretjen, por që do të shfaqen në fund të vitit. Shëndeti ka gjasa që të marrë një goditje nisur nga stresi i madh dhe tensioni në jetën tuaj personale dhe profesionale.






Gaforrja

Përpjekjet dhe mundi juaj i viteve të fundit do t’i japë rezultetate e veta të mira në këtë vit që po vjen. Do të ketë një rritje të përgjithshme në të gjitha fushat e jetës suaj. Suksesi do të vijë si një pako dhurate për kënaqësinë tuaj. Vendosmëria juaj tashmë do të shpërblehet. Do të jenë të mëdha mundësitë që ju t’u tregoni të gjithëve aftësitë dhe inteligjencën tuaj. Shumë prej projekteve tuaja, qofshin ato personale apo profesionale, do të kenë një përfundim të bukur këtë vit. Mos jini nostalgjik për të shkuarën. Në vend të kësaj, jetoni me të tashmen dhe planifikojeni të ardhmen, e cila është e shndritshme si vetë dielli.
Karriera

Do të ketë shumë bisedime gjithashtu. Duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur lidhjet në jetën profesionale këtë vit. Vendosja planetare do të jetë e tillë që do të mund t’u tregoni të gjithëve inteligjencën dhe kreativitetin tuaj.

Frymëzimi do të vijë nga ata që janë rrotull, sidomos prej më të vjetërve në shoqëri. Mos vajtoni për mundësitë e humbura. Në vend të kësaj ecni para me jetën tuaj ashtu siç vjen. Nëse bëhet fjalë për biznes, 2013-a është ideale për të hyrë në çdo lloj marrëveshje bashkëpunuese. Negociatat pritet të përfundojnë me nota pozitive. Kurseni ca kohë për t’u marrë edhe me aktivitete jashtë punës. Këtë vit nuk duhet të bëni kompromise me objektivat tuaj të karrierës.

Dashuria

Ky vit do t’ju ndihmojë që të realizoni ëndrrat tuaja në fushën e ndjenjave. Jini të duruar mjaftueshëm për të pritur kohën e duhur për të filluar. Sigurohuni që t’i jepni lirinë e duhur partnerit/es suaj për të shprehur ndjenjat e veta kundrejt jush. Duket se në këtë periudhë do të jeni një magnet për të tërhequr gjininë e kundërt drejt jush. Një dashuri e vjetër do të vijë krejt papritur në jetën tuaj. Duhet ta ndani mirë mendjen nëse doni të qëndroni me të apo nuk doni të riktheheni. Jini besnikë ndaj partnerit/es suaj. Për ata që janë të vetëm, duket se këtë vit kanë një mundësi të madhe për të takuar partnerë të mirë dhe për ta ndarë mendjen në këtë drejtim.

Financat

Këtë vit financat do të jenë në një nivel mesatar për ju pa pasur shumë për të shpenzuar, por jo dhe aq pak sa për t’u shqetësuar për paratë. Mundohuni të bëni një vlerësim lidhur me sasinë e parave që ju duhen për të pasur një jetë normale, pa shumë shtrëngime dhe pjesën tjetër mund ta kurseni ose mund ta përdorni me punë bamirësie, nëse e ndani mendjen për një gjë të tillë. Shmangni çdo lloj sentimentalizmi që mund t’ju shkaktojë probleme në fushën financiare. Bëni mirë t’i shtrini këmbët sa keni jorganin dhe të kini kujdes nga kurthet gjatë rrugës. Gjithsesi, duket se disa shpenzime të panevojshme nuk do të mund t’i shmangni. Punoni shumë për të arritur financat që doni, por mos bëni shpenzime të panevojshme.

Shëndeti

Stresi i akumuluar përgjatë këtij viti duket se do t’ju lërë të sfilitur në fund. Mbrojeni veten nga kjo gjë duke përdorur sende ose aktivitete antistres. Jini të qetë dhe lëreni paqen që të mbrojë anën tuaj shëndetësore. Një komunikim i padëshiruar mund të bllokojë lidhjet tuaja. Megjithatë, bëni mirë që herë pas here ta shkëpusni veten nga bota e internetit. Ndajeni mendjen për të ulur ca sasinë e të ngrënit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga ushqimet e nevojshme apo përbërësit e shëndetshëm që ju duhen. Ky vit është viti i duhur që ju të regjistroheni në palestër ose sporte të tjera ku mund të keni aktivitet të mjaftueshëm fizik.

Luani

Jeta do të rrjedhë më e bukur dhe më e organizuar për ju këtë vit. Marrëdhëniet do të hyjnë në marrëveshje të reja dhe ju do të jeni të aftë të vilni frytet e projekteve të viteve të kaluara. Disa momente pasigurie dhe melankolie mund t’ju përfshijnë nga mesi i këtij viti, por mos e humbisni toruan. Do të keni më shumë mundësi për të treguar veten ndërsa vitet kalojnë. Do të jeni të aftë që të bini në sy të të gjithëve me një shpërthim. Lëreni aftësinë tuaj krijuese të arrijë në një nivel të ri dhe lërini të tjerët ta shohin këtë. Ndiqni idealet dhe ambiciet tuaja në jetë dhe këtë vit do të jetë shumë herë më mirë seç mund ta keni parashikuar.
Karriera

Në fushën e karrierës këtë vit pritet që të bëni goxha përparime. Do të ketë gjithashtu edhe shumë bashkëbisedime, si dhe disa mosmarrëveshje në marrëdhëniet me drejtuesit dhe kolegët në vendin e punës. Trajtojini çështjet me një kujdes të madh. Mundohuni që të tregoheni objektiv në gjykimin që jepni për njerëzit rrotull jush, duke i trajtuar të gjithë njësoj. Në jetën tuaj profesionale një ndihmë e madhe do t’ju vijë nga persona që nuk i njihni. Ecni para në karrierën tuaj pa pasur dyshime dhe duke mos u fiksuar pas shqetësimeve për të ardhmen. Shokët e punës do të tregohen më të dashur ndaj jush në këtë periudhë dhe projektet tuaja ka shumë mundësi që të zhvillohen lehtësisht dhe pa pengesa ndërsa vitet ecin.

Dashuria

Në fushën e ndjenjave viti 2013 do të sjellë një qetësi dhe kënaqësi të madhe. Dëgjoni mendimin e partnerit tuaj dhe vlerësojeni atë. Ndjeshmëria juaj nuk duhet të vijë në mënyrë të tillë që ta cenojë atë. Por vendosja e planeteve këtë vit do të jetë e tillë që paqja do të mbizotërojë mbi gjithçka. Do të ketë disa mosmarrëveshje mund të lindin herë pas here, por jini i durueshëm që t’i anashkaloni ato dhe të shihni përtej tyre.

Nëse jeni vetëm, atëherë ta dini që është koha e duhur të fusni dikë në jetën tuaj, dhe mundësisht të duhurin. Ata që tashmë janë në një lidhje ose gati duke u martuar, duhet të gjejnë kohë për ta kuptuar më mirë gjysmën tjetër të tyre. Emocionet e forcat dhe lëvizjet romantike janë në horizont për Luanin në këtë vit.

Financat

Ndryshime të mëdha financiare pritet të keni gjatë 2013-s. Liria juaj në harxhime dhe shpenzimet ekstravagante duket se do të ndryshojnë për mirë. Do të keni një fitim të madh parash në rrugë ligjore ose nga trashëgimia. Planetet sigurojnë se do të plotësohen nevojat dhe dëshirat tuaja, por jo lakmia juaj. Mund të bëni disa shpenzime financiare të lidhura me studime të mëtejshme apo zhvillime projektesh që keni ndërmend. Do të jeni të aftë që të ndihmoni ata që janë rrotull jush lidhur me çështjen e financave.

Shëndeti

Në përgjithësi shëndeti juaj do të jetë shumë i mirë përgjatë gjithë vitit 2013. Do të ketë një rilindje të energjive tuaja që do t’ju ndihmojnë që të arrini gjërat që dëshironi në jetë. Por duhet të kryeni më tepër aktivitet fizik këtë vit. Kjo madje është koha e duhur për t’iu futur ndonjë lloj sporti, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj si fizik, ashtu edhe mendor. Është mirë që të dëgjoni anën tuaj të brendshme kur vjen puna tek ushqimi. Një lloj lodhjeje mund të ndihet herë pas here, dhe nuk do të ishte keq nëse do të mbanit një ekuilibër të mirë mes punës dhe kohës për të pushuar.


Virgjeresha

Ritmi juaj këtë vit do të jetë shumë i shpejtë në të gjitha përpjekjet tuaja. Gjërat do të fillojnë të konsolidohen në jetën tuaj gjatë kësaj kohe. Një mungesë sigurie duket se do t’ju bezdisë. Në përgjithësi në të gjitha fushat do të keni një performancë më të mirë se në vitet e fundit. Do të keni një zbehje të natyrës suaj materialiste dhe do të jepeni më shumë në gjërat shpirtërore ose në çështjet e bamirësisë, të cilat do t’ju japin atë qetësi dhe paqe të mendjes që e dëshironi aq shumë. Këtë vit pritet që të merrni pjesë në aktivitete shumë të vlefshme për ju, megjithëse ambienti rrotull mund të duket pak i ngurtë dhe jo i qartë.
Karriera

Jeta juaj profesionale do të ketë një ripërtëritje gjatë 2013-s. Një ndryshim posti ose pozicioni është gjithashtu një gjë e pritshme këtë vit. Do të merrni mirënjohje të madhe për punën tuaj, por një gjë e tillë nuk do të vijë aq shpejt sa e mendoni. Punët do të lëvizin në drejtime aspak të favorshme për një periudhë kohe, mjaftueshëm për t’ju hidhëruar. Përpiquni shumë dhe kjo do të bëjë që më pas të zgjoheni në pozita krejt të ndryshme. Ndërsa muajt kalojnë, durimi dhe sinqeriteti juaj do të shpërblehen në fushën profesionale.

Dashuria

Në fushën e ndjenjave këtë vit do të keni rezultate të mira. Do të keni kohë të mjaftueshme për t’iu dedikuar njeriut që dashuroni. Pasione të shumta dhe kënaqësi pa fund ju presin këtë vit. Nëse tashmë keni probleme me të dashurin tuaj, atëherë është koha e duhur për të rivendosur marrëdhëniet. Nëse jeni në një lidhje, viti do të sjellë për të dy një marrëdhënie vërtet të qetë e të rehatshme. Mbi të gjitha një atmosferë e paqtë do të përfshijë jetën tuaj dashurore. Paqja dhe durimi duket se do të jenë pjesë e natyrshme juaja për këtë vit.

Financat

Jeta juaj financiare do të jetë ideale për 2013-n. Ecni në rrugën tuaj dhe gjërat do të fillojnë të lulëzojnë avash avash. Një dorë ndihmëse është e mirëpritur, por sigurohuni që të keni edhe rezervat tuaja. Mos u zhysni në shpenzime të panevojshme gjatë kësaj kohe. Planifikoni për një të ardhme financiare më të mirë dhe punoni për të arritur synimet tuaja. Tregohuni të kujdesshëm kur bëhet fjala për huadhënie dhe huamarrje, pasi mund të përfshiheni në situata të padëshirueshme.

Shëndeti

Këtë vit do të keni një shpërthim energjish më shumë se vitet e tjera. Do të jeni të aftë të shpalosni aftësitë tuaja dhe energjia juaj do të jetë thjesht e pashtershme. Kanalizojeni këtë energji për të bërë të mundur materializimin e ambicieve dhe qëllimeve tuaja në jetë. Pjesa e fundit e vitit do të jetë më e mirë për shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Gjeni kohë të lirë për t’u përfshirë në aktivitete të kënaqshme. Disa çështje që kërkojnë energji mendore duket se do t’ju bëjnë mirë dhe do t’ju vënë në lëvizje.




Peshorja

Këtë vit 2013 do të shikoni që idetë dhe planet tuaja afatgjata, do të gjejnë zbatim. Vlerat dhe ndërgjegjja juaj do të vihen në provë ndërsa muajt kalojnë. Do të jetë një periudhë në të cilën do t’ju mungojë çdo lloj frymëzimi. Nevojat tuaja personale dhe financiare do të materializohen. Qëndroni në kontakt gjatë gjithë kohës me personat rrotull jush, të afërmit dhe të dashurit. Komunikimi duket se do të jetë shumë i rëndësishëm në kohë të vështira.
Karriera

Ky është një vit kur aftësitë tuaja profesionale vihen në provë. Duhet të dilni i padëmtuar dhe i paprekur prej tij. Është e rëndësishme gjithashtu që të vilni frytet e punës suaj. Promovimi dhe një rritje page janë shumë të mundura. Do të keni gëzoni mirënjohjen për të cilën keni pasur nevojë për një kohë goxha të gjatë. Kushtojini rëndësi edhe detajeve. Kolegët e punës do të jenë pranë jush këtë vit. Mundohuni ta përdorni këtë situatë në favorin tuaj për të arritur ambiciet tuaja personale. Ndoshta do të keni edhe mundësi të mira për të filluar studime të mëtejshme këtë vit.

Dashuria

Në fushën e ndjenjave do të keni një vit të mbarë. Do të jeni të aftë që të kuptoni partnerin dhe marrëdhënien tuaja më mirë gjatë kësaj kohe. Magjia e dashurisë do t’ju mbajë në krahë duke ndikuar mbi anën tuaj emocionale. Shmangni çdo lloj gabimi trashanik në marrëdhënie gjatë vitit 2013. Punoni për të pasur harmoni me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, ky vit do t’ju sjellë takime shoqërore të tilla që do t’ju ndihmojnë për të pasur një lidhje të qëndrueshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një marrëdhënie, kjo periudhë do t’ju ndihmojë që të jeni më të hapur me partnerin dhe të sheshoni diferencimet që mund të jenë shfaqur mes jush.

Financat

Ky vit do të jetë për ju fatlum kur bëhet fjalë për paratë. Gjithçka që prekni do të kthehet në ar, apo në fjalë të tjera, çdo gjë që dëshironi do të materializohet në diçka pozitive. Mund të ketë edhe disa probleme financiare që mund t’ju acarojnë, por kjo do të ndodhë rrallë, sepse nuk do të jenë probleme për të cilat duhet të shqetësoheni. Projektet tuaja do të realizohen për mirë. Jepuni besim të tjerëve rrotull jush kur bëhet fjalë për çështjet e financave.

Shëndeti

Ky vit 2013 do të sjellë shumë energji në jetën tuaj. Metabolizmi juaj në përgjithësi do të ketë rritje të mëdha. Do të jetë një periudhë pozitive në çështjet tuaja të shëndetit. Disa çrregullime tretjeje dhe nervoziteti janë të pritshme, por do ta merrni veten shumë shpejt. Është koha për të marrë vendime të mëdha lidhur me dietën ushqimore dhe ushtrimet fizike. Planetet do të sigurojnë që ju të keni një shëndet të mirë përgjatë gjithë vitit, megjithëse herë pas here mund të keni shqetësime të vogla.


Oroskopi vjetor......ketu  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Oroskopi vjetor......ketu

prej Fri 28 Dec 2012 - 21:11
Akrepi


Viti 2013 do t’ju ndihmojë që të mblidhni punët që keni bërë në të shkuarën. Por ndërkohë planetet janë rrotull jush, të gatshëm për t’ju dëmtuar. Jeta juaj përgjatë kësaj kohe do të kalojë përmes shumë proceseve dhe tundimesh. Qetësohuni, prapsuni dhe ripërtërihuni që të mund të ndiheni më mirë. Afër fundit të vitit ka shumë mundësi që ambiciet tuaja të materializohen. Ana juaj kreative do të dalë në pah për mirë. Fazat e presionit intensiv të punës dhe qetësisë duhet të alternohen.
Karriera

Këtë vit jeta juaj profesionale do të jetë më shpërblyese se në kohët e kaluara. Më shumë lidhje dhe shpërblime më të mëdha do të ketë gjatë punës suaj. Do të jetë si qëllim përmirësimi dhe rritja e njohurive tuaja. Sipërmarrjet e përbashkëta duket se do të jenë një zgjedhje e mirë juaja këtë vit dhe kjo do të jetë një periudhë shumë motivuese për ju. Disa çështje artistike tuajat do të sjellin frytet e veta. Mungesa e kohës mund të pengojë ambiciet tuaja profesionale, por mos i shtyni gjërat për më vonë kur bëhet fjalë që vendime të rëndësishme që kanë lidhje me karrierën tuaj.

Dashuria

Ky vit 2013 do të jetë një vit aventurash në fushën e ndjenjave. Një anë më pozitive e lidhjes do të shfaqet për ju. Do të ketë shumë mendime konstruktive me një rritje pozitive. Do të jeni të aftë ta shprehni veten në mënyrë më të qartë ndaj partnerit gjatë këtij viti. Një harmoni e përkryer është në horizont dhe ju nuk do të përballeni me asnjë situatë të sikleteshme për aq sa i përket marrëdhënieve tuaja. Keni nevojë që të vendosni më shumë intimitet dhe romancë në lidhjen tuaj në mënyrë që të arrini të fitoni partnerin tuaj.

Financat

Kujdesuni që të mos përfshiheni në shpenzime të padëshiruara përgjatë këtij viti. Disa mendime impulsive për blerje të tilla duhet thjesht të hiqen për një periudhë kohe. Duket se do të keni disa marrëveshje të mira financiare për këtë vit. Ana juaj kreative mund t’ju sjellë ca para të mira gjithashtu. Mos u përfshini në shumë situata spekulative përgjatë kësaj kohe sepse mund të futeni në probleme të padëshirueshme financiare ndërsa vjen fundi i vitit. Në përgjithësi parashikohet një status financiar i kënaqshëm për ju.

Shëndeti

Disa probleme të vogla shëndetësore të herëpashershme duket se do ta trondisin pak varkën tuaj këtë vit. Kujdesuni mirë për veten tuaj dhe shmangni çdo lloj pakujdesie kur bëhet fjalë për shëndetin. Disa probleme me dhëmbët duket se do të shfaqen herë pas here. Në fund të vitit mund të keni disa probleme shëndetësore, të cilat mund të shmangen nëse mbani një dietë ushqimore të duhur. Më pas do të keni një ripërtëritje të energjive për të ecur në ditët në vijim.



Shigjetari
Ky vit 2013 do të sjellë një faqe të re në jetën tuaj. Të gjitha pengesat dhe problemet që keni përballuar në vitet e kaluara, do të zhduken krejt papritur. Do të kaloni një fazë shumë optimiste në jetën tuaj. Të gjitha kufizimet dhe shtrëngesat e jetës duket se do të qëndrojnë larg jush. Por duhet që të krijoni siguri për veten dhe ata rrotull jush. Drejt fundit të vitit duket se disa gjëra në jetën tuaj do të ngadalësohen.
Karriera

Jeta juaj në fushën profesionale do të jetë me shumë energji reja. Rezultat e vitit të mëparshëm do t’ju godasin pak. Por mos iu kushtoni shumë vëmendje. Vijoni të ecni para dhe mendoni që punët asnjëherë nuk mbarojnë. Pozicionimi i planeteve do t’ju ndihmojë të lëvizni në drejtimin e duhur pa shumë përpjekje gjatë këtij viti. Çështje të lidhura me administrimin dhe punët ligjore do të jenë një shpërblim për ju. Do të keni marrëdhënie më të mira me drejtuesit dhe kolegët e punës. Në fund të vitit, në jetën tuaj profesionale mund të fitoni një rritje në detyrë, si dhe një rritje page. Nëse jeni i përfshirë në biznes, kjo është koha më e mirë për të konsoliduar pozitën tuaj.

Dashuria

Në fushën e ndjenjave këtë vit do të jeni më të qëndrueshëm dhe do të përballoni problemet normale dhe të pritshme në një marrëdhënie. Planetet do të bëjnë të sigurt që nevojat tuaja romantike dhe emocionale të përmbushen në një mënyrë delikate. Më shumë intimitet pritet nga ana juaj këtë vit. Hidhni të gjitha maskat që keni qenë duke mbajtur së fundmi dhe tregoni veten tuaj të vërtetë. Kjo është një kohë shumë e përshtatshme që ju të dini qëllimet e vërteta të partnerit apo gjysmës suaj tjetër. Mos u vini shumë në pozita vetëmbrojtëse. Disa ndryshime thelbësore pritet të ndodhin në marrëdhënien tuaj gjatë gjysmës së dytë të vitit. Nëse jeni të vetëm, atëherë duhet fusni në jetën tuaj patjetër dikë që t’ia vlejë dhe ta kujtoni edhe në vitet në vijim.

Financat

Ky vit mund të çojë në një rritje të madhe në perspektivën e karrierës suaj. Do të keni përfitime të mëdha në të gjitha çështjet tuaja financiare. Përpjekjet e viteve të mëparshme do të sjellin frytet e veta dhe duket se fati do t’ju buzëqeshë kur bëhet fjalë për paratë. Mos hezitoni që të futeni në territore financiare të panjohura. Ka ende shumë fusha në të cilat ju mund të investoni paratë tuaja. Por jini të kujdesshëm që të mos i investoni të gjitha paratë në të njëjtin vend.

Shëndeti

Problemet tuaja shëndetësore do të pakësohen gjatë fillimit të vitit. Duket se do të ketë shumë gjëra për të bërë që do t’ju marrin shumë energji mendore. Por fizikisht do të jeni në formë më të mirë se vitet e shkuara. Sigurohuni që të bëni gjumë të mjaftueshëm dhe të stërviteni. Një gjë e tillë është e nevojshme, pasi do të punoni nën një stres të vazhdueshëm për shumicën e vitit. Në përgjithësi do të keni një imunitet të fortë këtë vit. Kini kujdes nga problemet shëndetësore të lidhura me kokën dhe hundët. Mundohuni t’i trajtoni me butësi dhe qetësi.




Bricjapi

Viti 2013 do t’ju ndihmojë ta shihni jetën në një këndvështrim të ri dhe do të ndryshojë përparësitë tuaja në jetë. Do të keni më shumë kohë të lirë për t’u çlodhur dhe për t’u rigjallëruar sesa në vitin që kaloi. Sidoqoftë, duket se duhet të praktikoni ndjenjën e tolerancës në jetë. Një atmosferë më e qetë pritet që të vijë për ju këtë vit. Planetet premtojnë më shumë të mira materiale përgjatë kësaj periudhe, kështu që ju mund të përfshiheni në fushat sociale dhe të bamirësisë shumë lehtësisht.
Karriera

Në fushën profesionale gjithçka duket se do të jetë më e efektshme gjatë 2013-s. Inteligjenca, arsyetimi dhe kreativiteti juaj të mbledhura së bashku pritet që t’ju ngrenë në një nivel të ri në karrierë. Afrimiteti juaj me drejtuesit dhe kolegët do të jetë e përzemërt dhe do të keni paqe dhe mirëkuptim në vendin tuaj të punës. Përpjekjet dhe puna e rëndë pritet që të marrin shpërblim gjatë fundit të vitit. Kolegët e skuadrës suaj do të përfitojnë nga prania juaj. Mos iu dorëzoni asnjë lloj tundimi kur bëhet fjalë për çështjet financiare dhe pozitat në punë.

Dashuria

Dyert e dashurisë do të jenë të hapura cep më cep për ju këtë vit. Planetet do t’ju ndihmojnë që të stabilizoheni në fushën e ndjenjave. Do të ketë një transformim tërësor në marrëdhënien tuaj dashurore. Do të ketë vend për ju që të mund ta shprehni vetveten në mënyrë më të ndjeshme ndaj partnerit. Madje kjo është koha e duhur për të shprehur ndjenjat dhe dëshirat tuaja të brendshme ndaj gjysmës tjetër tuajës. Jeta profesionale do të kryqëzohet gjithashtu me fushën tuaj të ndjenjave. Por bëni mirë që të mbani një kufi mes të dyja dhe mos ta zhdukni atë kufi. Mos fshihni asgjë nga partneri juaj. Mund të pritet një ëmbëlsim i mëtejshëm në lidhjen tuaj gjatë fundit të vitit.

Financat

Ky vit do t’i shohë financat tuaja që të arrijnë në lartësi të reja. Do të jeni në gjendje që të kurseni më shumë për të ardhmen. Do të keni më shumë liri në botën materialiste rrotull jush. Do të jeni të aftë të gjeni kënaqësi në punët e bamirësisë tani që do të keni më shumë për të marrë. Bëni mirë të kurseni për ditët e këqija dhe të stabilizoni të ardhmen tuaj financiare. Mbani një listë për të gjitha paratë që nxirrni dhe fusni në xhepin tuaj.

Shëndeti

Ky vit do të sjellë një gjendje më të mirë mendore dhe shëndet më të mirë fizik. Shumë energji pozitive do të rrezatojnë nga ju dhe do të keni veprime të shumta në të gjitha drejtimet. Jini i avashtë kur vjen puna për të ndryshuar dietën ushqimore, oraret e gjumit dhe aktivitetet fizike. Mos bëni asgjë të tepruar. Shmangni babëzinë për të ngrënë dhe kini kujdes në çështjet e ushqimeve me karbohidrate dhe yndyrna. Qetësohuni, meditoni dhe herë pas here bëni mirë që të merrni një pushim të shkurtër nga puna.



Ujori


Ky vit 2013 do të jetë shumë herë më i qetë dhe i paqtë seç mund ta keni menduar. Do të jetë një periudhë e mundësive të mëdha dhe me shanse për rritje në të ardhmen. Do të keni shumë situata, të cilat do të kërkojnë një angazhim të plotë nga ana juaj. Sigurohuni që veprimet tuaja impulsive të mos ju kthehen mbrapsht dhe të përplasen tek ju. Do të keni marrëdhënie të favorshme me të gjithë personat rrotull jush, në të gjitha aspektet e jetës. Ky vit pritet të jetë shumë kërkues ndaj jush.
Karriera

Do të keni shumë ndryshime dhe evolim në fushën e karrierës përgjatë vitit 2013. Drejtime apo rrugë të reja janë të hapura për ju në këtë fushë. Disa aktivitete artistike dhe punë të pavarura mund t’ju propozohen dhe nëse i shfrytëzoni, do t’ju japin mundësinë që t’u tregoni të gjithëve aftësitë tuaja. Sidoqoftë, parashikohet që për të arritur rezultate më të mira në karrierë, duhet të përpiqeni shumë dhe të punoni tepër. Më shumë progres është parashikuar për ju, por jini të sigurtë se do të keni një kënaqësi të madhe nga ana mendore në të gjitha sferat. Kjo është një periudhë për të mbjellur, dhe jo për të korrur kur bëhet fjalë për çështjet e punës.

Dashuria

Viti 2013 premton kënaqësi dhe lumturi të plotë në jetën tuaj dashurore. Kini kujdes që të mos e teproni shumë kur bëhet fjalë për t’i shprehur ndjenjat partnerit tuaj. Jini të natyrshëm dhe tregoni veten tuaj të vërtetë. Disa marrëdhënie të mëparshme mund të shfaqen në jetën tuaj këtë vit. Një gjë e tillë mund t’ju trondisë shpirtin. Sigurohuni që të mos e lejoni veten të bini në grackë. Këshilla e miqve mund të jetë shumë e dobishme në rastet kur do t’ia ndjeni nevojën. Nëse jeni beqar, ky vit do të jetë periudha e emocioneve dhe romancës përgjatë gjithë kohës. Jetoni të tashmen dhe ndërtoni themele të forta për të ardhmen.

Financat

Financat duket se nuk do të jenë të rëndësishme për ju këtë vit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se duhet të jeni i vetëkënaqur në këtë fushë. Puna e madhe e viteve të fundit pritet që të sjellë të korra të mira në të tashmen. Çështjet materiale duket se do të hidhen pas krahëve tani. Në mes të vitit ka mundësi të fitoni disa para prej fatit ose trashëgimisë. Një gjë e tillë do të kërkojë një menaxhim më të mirë të parave. Kini kujdes kur bëhet fjalë për shpenzime, sepse kjo mund të rrezikojë të ardhmen tuaj financiare.

Shëndeti

Ky vit do t’ju sjellë shëndet dhe gjallëri të madhe. Mos jini shumë i ndjeshëm për të marrë përsipër gjithë shqetësimet dhe ankthet e të tjerëve. Kjo do të ishte e dëmshme për problemet tuaja shëndetësore afatgjata. Lërini mënjanë ndjenjat dhe emocionet për një periudhë kohe. Sigurohuni që të mos i përdorni të gjitha energjitë tuaja. Mundohuni të shmangni konsumin e tepër të ushqimit dhe sigurohuni që të zbatoni këshillat që ju janë dhënë kohë më parë. Përgatituni për t’u qetësuar dhe medituar në kohën që presioni rritet.


Peshqit


Do të keni progres në jetën tuaj këtë vit 2013. Do të jeni gjithashtu shumë aktiv dhe do të keni rrugë të reja në jetën tuaj. Duhet të jeni të aftë të krijoni lidhje të mira me njerëz të lartë në shoqëri. Niveli juaj i besimit do të rritet dhe do të jeni të aftë që të vini në zbatim idealet tuaja. Pritet që të keni shumë liri dhe të mund të kapërceni çdo pengesë që do t’ju dalë në rrugën tuaj këtë vit. Por për këtë duhet të përdorni shumë takt dhe diplomaci.
Karriera

Ky vit do të jetë një periudhë gjatë së cilës mund të mendoni lidhur me planet tuaja të karrierës për të ardhmen. Është koha që të vlerësoni aftësitë personale. Dhe gjithashtu duhet të punoni shumë që të kapërceni kufijtë tuaj. Disa probleme mund të përjetohen kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me drejtuesit apo me bashkëkolegët. Trajtojini këto probleme me qetësi dhe shkathtësi. Aspiratat tuaja duket se do të arrihen dhe do të keni përparësi të mëdha në vendin e punës. Projektet afatgjata gjithashtu do të jenë në hapa pozitivë për këtë periudhë.

Dashuria

Do të jetë një periudhë euforike kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e dashurisë. Do të keni më tepër kënaqësi në këtë fushë. Do të gjeni momente kënaqësie të mëdha që do të vazhdojnë në rrugën tuaj. Do të jetë gjithashtu një periudhë optimiste. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë mirë, siç prisni. Disa ngjarje të së shkuarës mund të shfaqen duke sabotuar marrëdhëniet tuaja. Do të keni nevojë që të jeni më i qartë në vetvete dhe të vlerësoni mirë motivet tuaja të brendshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një marrëdhënie, momente edhe më intime janë në pritje për ju. Një harmoni e përgjithshme pritet të përfshijë jetën tuaj dashurore.

Financat

Ky vit do të ketë një ekuilibër të përkryer mes të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja. Këtë vit bëni mirë të mësoni nga dështimet e shkuara kur bëhet fjala për paratë. Mos bëni të njëjtat gabime të mëparshme në këtë fushë. U shkoni çështjeve deri në fund dhe analizoni në dritën e duhur për të pasur një status financiar më të mirë. Kjo nuk do të thotë se duhet të bëni më shumë përpjekje, por thjesht që duhet t’i menaxhoni lëvizjet financiare në mënyrë më të mirë. Shpirti juaj krijues do t’ju ndihmojë që të përballoni çdo situatë jo të mirë financiare të paparashikuar për këtë vit. Fundi i vitit do t’ju sjellë edhe disa ide fitimprurëse për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare.

Shëndeti

Ky vit do t’ju bekojë me më shumë energji dhe gjallëri dhe do t’ju ndihmojë që të ecni përpara gjatë gjithë vitit me fuqi të ripërtërira dhe forcë. Duhet të ndryshoni stilin tuaj të jetës në disa gjëra dhe të ndani mendjen për t’i dhënë fund disa zakoneve të këqija, të cilat për një kohë jo pak të gjatë ju kanë ndjekur. Jini spontan dhe bëjini këto ndryshime, të cilat do të rezultojnë më të shëndetshme për ju. Tregohuni i qetë, dhe mundohuni ta shmangni stresin e gjithashtu mos u tendosni shumë. Një gjë e tillë do të ndikonte shumë keq në sistemin tuaj nervor. Menaxhoni emocionet dhe gjendjen mendore me lehtësi. Ky është një vit në të cilin do të bëni mirë të keni më shumë aktivitet fizik. Evitoni ushqimet e gatshme dhe qëndroni larg karriges sa më shumë të jetë e mundur.

Parajsa.com


Oroskopi vjetor......ketu  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Re: Oroskopi vjetor......ketu

prej Tue 8 Jan 2013 - 10:29
Dashi

Viti 2013 do të jetë dinamik për ju në të gjitha fazat e jetës suaj. Roli juaj në shoqëri dhe familje do të përmirësohet ndjeshëm. Do të dalë në pah fakti se jeni një mbështetje për të gjithë personat rrotull jush. Marrëdhëniet tuaja do të çohen në një nivel më të lartë. Një lloj vetmie do të hyjë në jetën tuaj, por do të ishte mirë që ta përdornit për të gjetur paqen e brendshme dhe lirinë. Jeni të sigurt që të jepni një lloj ndihme në marrëdhëniet tuaja për një përmirësim të së ardhmes.
Karriera

Në 2013-n, ana juaj kreative do të dalë në dritë. Punoni në drejtim të një marrëdhënieje të mirë dhe të dashur me autoritetet dhe kolegët në vendin tuaj të punës. Negociatat tuaja në punë pritet që të sjellin frytet e veta këtë vit. Ambicia dhe qëllimet tuaja do të arrihen lehtësisht këtë vit. Kështu që hidhini hapat të sigurt përpara. Mundohuni të krijoni një balancë mes pikave delikate dhe kyçe në fushën tuaj të karrierës. Tre muajt e parë të vitit do të jenë të favorshëm për një pagë më të mirë apo për ndryshimin e pozicionit tuaj në punë. Besoni në vetvete dhe përgatiteni 100% të vetes drejt anës profesionale këtë vit.

Dashuria

Lidhja juaj e dashurisë do të jetë diçka mesatare për vitin 2013. Shumë gjëra komplekse mund të ndodhin duke rezultuar në ankthe të padëshirueshme dhe shqetësime. Nëse do të keni vendosmëri dhe durim, atëherë mund të jeni të aftë të zgjidhni partnerin ideal të jetës suaj. Nëse jeni të martuar, atëherë është koha e duhur që në çift të eksploroni për hapësira të reja, në mënyrë që ta bëni sa më të lumtur që është e mundur gjysmën tjetër tuajën. Mos veproni, por përpiquni të bindni dhe të fitoni të gjithë vëmendjen e partnerit tuaj. Është gjithashtu koha për të rivendosur marrëdhënie të mira nëse keni pasur probleme në këtë fushë. Largoni të gjitha mendimet e këqija dhe mundohuni të ngushtoni hendekun mes jush dhe partnerit. Dashuroni marrëzisht dhe sinqerisht, dhe vilni të gjitha të mirat e një dashurie të vërtetë në jetë.

Financat

Do të keni shpenzime të shumta këtë vit si një investim për biznesin apo karrierën tuaj. Jini të kujdesshëm me financat tuaja dhe mundohuni të shmangni shpenzimet e panevojshme. Do të keni një nevojë të menjëhershme për më shumë qëndrueshmëri financiare në jetë. Tani është edhe koha për të vepruar në këtë drejtim.

Mund të ngrihen pengesa të ndryshme, por veproni në bazë të instinkteve tuaja në drejtim të çështjeve financiare. Mendohuni dy herë para se të bëni çdo lloj veprimi për shpenzime ekstravagante. Shpenzoni ca për kënaqësinë tuaj, por sigurohuni që këto shpenzime të mos ju zgjidhin kuletën.

Shëndeti

Shëndeti juaj në përgjithësi do të jetë i mirë për vitin 2013. Ai do të jetë i lidhur me mirëqenien dhe shëndetin e personave rreth jush, në veçanti të rrethit të ngushtë familjar. Shihini gjërat më pozitivisht në jetën tuaj. Disa lloj alergjish mund të shfaqen gjatë periudhës së mesit të vitit. Mund të keni edhe probleme me dhëmbët. Mundohuni të kujdeseni sa më shumë për shëndetin tuaj dhe shmangni produktet e mishit dhe qumështit, ose t’i merrni ato në sasi të vogla.


gjynah jo keq per kyt vit


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Oroskopi vjetor......ketu  N
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

default Re: Oroskopi vjetor......ketu

prej Wed 23 Jan 2013 - 5:23
Luani

Jeta do të rrjedhë më e bukur dhe më e organizuar për ju këtë vit. Marrëdhëniet do të hyjnë në marrëveshje të reja dhe ju do të jeni të aftë të vilni frytet e projekteve të viteve të kaluara. Disa momente pasigurie dhe melankolie mund t’ju përfshijnë nga mesi i këtij viti, por mos e humbisni toruan. Do të keni më shumë mundësi për të treguar veten ndërsa vitet kalojnë. Do të jeni të aftë që të bini në sy të të gjithëve me një shpërthim. Lëreni aftësinë tuaj krijuese të arrijë në një nivel të ri dhe lërini të tjerët ta shohin këtë. Ndiqni idealet dhe ambiciet tuaja në jetë dhe këtë vit do të jetë shumë herë më mirë seç mund ta keni parashikuar.
Karriera

Në fushën e karrierës këtë vit pritet që të bëni goxha përparime. Do të ketë gjithashtu edhe shumë bashkëbisedime, si dhe disa mosmarrëveshje në marrëdhëniet me drejtuesit dhe kolegët në vendin e punës. Trajtojini çështjet me një kujdes të madh. Mundohuni që të tregoheni objektiv në gjykimin që jepni për njerëzit rrotull jush, duke i trajtuar të gjithë njësoj. Në jetën tuaj profesionale një ndihmë e madhe do t’ju vijë nga persona që nuk i njihni. Ecni para në karrierën tuaj pa pasur dyshime dhe duke mos u fiksuar pas shqetësimeve për të ardhmen. Shokët e punës do të tregohen më të dashur ndaj jush në këtë periudhë dhe projektet tuaja ka shumë mundësi që të zhvillohen lehtësisht dhe pa pengesa ndërsa vitet ecin.

Dashuria

Në fushën e ndjenjave viti 2013 do të sjellë një qetësi dhe kënaqësi të madhe. Dëgjoni mendimin e partnerit tuaj dhe vlerësojeni atë. Ndjeshmëria juaj nuk duhet të vijë në mënyrë të tillë që ta cenojë atë. Por vendosja e planeteve këtë vit do të jetë e tillë që paqja do të mbizotërojë mbi gjithçka. Do të ketë disa mosmarrëveshje mund të lindin herë pas here, por jini i durueshëm që t’i anashkaloni ato dhe të shihni përtej tyre.
Nëse jeni vetëm, atëherë ta dini që është koha e duhur të fusni dikë në jetën tuaj, dhe mundësisht të duhurin. Ata që tashmë janë në një lidhje ose gati duke u martuar, duhet të gjejnë kohë për ta kuptuar më mirë gjysmën tjetër të tyre. Emocionet e forcat dhe lëvizjet romantike janë në horizont për Luanin në këtë vit.

Financat

Ndryshime të mëdha financiare pritet të keni gjatë 2013-s. Liria juaj në harxhime dhe shpenzimet ekstravagante duket se do të ndryshojnë për mirë. Do të keni një fitim të madh parash në rrugë ligjore ose nga trashëgimia. Planetet sigurojnë se do të plotësohen nevojat dhe dëshirat tuaja, por jo lakmia juaj. Mund të bëni disa shpenzime financiare të lidhura me studime të mëtejshme apo zhvillime projektesh që keni ndërmend. Do të jeni të aftë që të ndihmoni ata që janë rrotull jush lidhur me çështjen e financave.

Shëndeti

Në përgjithësi shëndeti juaj do të jetë shumë i mirë përgjatë gjithë vitit 2013. Do të ketë një rilindje të energjive tuaja që do t’ju ndihmojnë që të arrini gjërat që dëshironi në jetë. Por duhet të kryeni më tepër aktivitet fizik këtë vit. Kjo madje është koha e duhur për t’iu futur ndonjë lloj sporti, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj si fizik, ashtu edhe mendor. Është mirë që të dëgjoni anën tuaj të brendshme kur vjen puna tek ushqimi. Një lloj lodhjeje mund të ndihet herë pas here, dhe nuk do të ishte keq nëse do të mbanit një ekuilibër të mirë mes punës dhe kohës për të pushuar. Oroskopi vjetor......ketu  3137150671Oroskopi vjetor......ketu  3137150671Oroskopi vjetor......ketu  3137150671Oroskopi vjetor......ketu  3137150671 YAAAAAYYYYYY LOOKING FORWARD TO 2013 YEEEEEEESSSSSSSSSSSSS IT WILL BE MY YEAR Oroskopi vjetor......ketu  1986279574Oroskopi vjetor......ketu  1986279574Oroskopi vjetor......ketu  1986279574Oroskopi vjetor......ketu  1986279574Oroskopi vjetor......ketu  1986279574Oroskopi vjetor......ketu  1986279574


I AM QUEEN OF MY KINGDOM!
Oroskopi vjetor......ketu  Bar_glitter_crown_bar
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Re: Oroskopi vjetor......ketu

prej Wed 23 Jan 2013 - 10:51
"Horoskopi 2011, zbuloni fatin tuaj"
me
"Horoskopi vjetor 2013"

temat u bashkun


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Oroskopi vjetor......ketu  N
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Oroskopi vjetor......ketu

prej Sun 10 Feb 2013 - 1:53
Peshorja

Këtë vit 2013 do të shikoni që idetë dhe planet tuaja afatgjata, do të gjejnë zbatim. Vlerat dhe ndërgjegjja juaj do të vihen në provë ndërsa muajt kalojnë. Do të jetë një periudhë në të cilën do t’ju mungojë çdo lloj frymëzimi. Nevojat tuaja personale dhe financiare do të materializohen. Qëndroni në kontakt gjatë gjithë kohës me personat rrotull jush, të afërmit dhe të dashurit. Komunikimi duket se do të jetë shumë i rëndësishëm në kohë të vështira.
Karriera

Ky është një vit kur aftësitë tuaja profesionale vihen në provë. Duhet të dilni i padëmtuar dhe i paprekur prej tij. Është e rëndësishme gjithashtu që të vilni frytet e punës suaj. Promovimi dhe një rritje page janë shumë të mundura. Do të keni gëzoni mirënjohjen për të cilën keni pasur nevojë për një kohë goxha të gjatë. Kushtojini rëndësi edhe detajeve. Kolegët e punës do të jenë pranë jush këtë vit. Mundohuni ta përdorni këtë situatë në favorin tuaj për të arritur ambiciet tuaja personale. Ndoshta do të keni edhe mundësi të mira për të filluar studime të mëtejshme këtë vit.

Dashuria

Në fushën e ndjenjave do të keni një vit të mbarë. Do të jeni të aftë që të kuptoni partnerin dhe marrëdhënien tuaja më mirë gjatë kësaj kohe. Magjia e dashurisë do t’ju mbajë në krahë duke ndikuar mbi anën tuaj emocionale. Shmangni çdo lloj gabimi trashanik në marrëdhënie gjatë vitit 2013. Punoni për të pasur harmoni me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, ky vit do t’ju sjellë takime shoqërore të tilla që do t’ju ndihmojnë për të pasur një lidhje të qëndrueshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një marrëdhënie, kjo periudhë do t’ju ndihmojë që të jeni më të hapur me partnerin dhe të sheshoni diferencimet që mund të jenë shfaqur mes jush.

Financat

Ky vit do të jetë për ju fatlum kur bëhet fjalë për paratë. Gjithçka që prekni do të kthehet në ar, apo në fjalë të tjera, çdo gjë që dëshironi do të materializohet në diçka pozitive. Mund të ketë edhe disa probleme financiare që mund t’ju acarojnë, por kjo do të ndodhë rrallë, sepse nuk do të jenë probleme për të cilat duhet të shqetësoheni. Projektet tuaja do të realizohen për mirë. Jepuni besim të tjerëve rrotull jush kur bëhet fjalë për çështjet e financave.

Shëndeti

Ky vit 2013 do të sjellë shumë energji në jetën tuaj. Metabolizmi juaj në përgjithësi do të ketë rritje të mëdha. Do të jetë një periudhë pozitive në çështjet tuaja të shëndetit. Disa çrregullime tretjeje dhe nervoziteti janë të pritshme, por do ta merrni veten shumë shpejt. Është koha për të marrë vendime të mëdha lidhur me dietën ushqimore dhe ushtrimet fizike. Planetet do të sigurojnë që ju të keni një shëndet të mirë përgjatë gjithë vitit, megjithëse herë pas here mund të keni shqetësime të vogla.


Oroskopi vjetor......ketu  6ds9w0
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

default Re: Oroskopi vjetor......ketu

prej Sat 24 Jan 2015 - 5:24
Horoskopi Vjetor per vitin 2015!

Oroskopi vjetor......ketu  Zodiac-circle-2015-300x225

DASHI

Shëndeti - Viti i Ri 2015 do të nisë për të gjithë ata që i përkasin shenjës së Dashit në mënyrë shumë energjike. Pikërisht kjo nisje plot vrull dhe energji do t’ju bëjë që sa herë të dilni përpara pasqyrës apo t’i hidhni një sy vetes të bëni të njëjtat pyetje: A jam unë ky? Cili është ky person kaq energjik? Deri më datën 21 Mars ju do të arrini të gjeni një gjendje konstante për shëndetin tuaj mendor, fizik dhe psikologjik. Pikërisht, edhe në 10-ditshin e fundit të muajit mars ju do të mund ta përdorni vetëbesimin dhe qëndrueshmërinë tuaj për të ideuar dhe për të realizuar projektet që keni në mend. Kjo qetësi në fillim do t’ju shqetësojë, por në muajin gusht do të mund të shihni se qetësia është shumë herë më fitimprurëse për idetë dhe projektet tuaja. Një muaj më vonë, në shtator do t’ju duhet të bëni një bilanc, duke kërkuar më shumë se qëndrueshmëri edhe një këndvështrim realist, ndërkohë që, nëntori do të kërkojë më shumë përgjegjshmëri dhe autoritet. Sepse fundi i vitit do t’ju përballë me mundësi që kërkojnë një njeri të maturuar.

Dashuria - Personat që i përkasin shenjës së Dashit kryesisht japin shumë në një lidhje. Për ata që e kanë tashmë partnerin e tyre ky (2015- a) është një vit i mbarë. Lidhja juaj nuk do të jetë shumë energjike dhe nuk do të përmbajë shumë pasion të shfrenuar. Viti 2015 do të jetë viti i një pasioni të qetë, i një marrëdhënieje të pjekur që do të thellohet edhe më shumë. Kjo nuk do të thotë që këtë vit ju do të humbni beteja në shtrat, por çdo periudhë do t’ju gjejë më të fortë dhe gjithnjë bashkë. Momenti më i keq për lidhjen tuaj në çift do të jetë në ditët e fundit të muajit shtator, atëherë kur dy planetët e dashurisë do të përplasen. Ndërsa për ata që janë “të lirë” dhe i përkasin kësaj shenje ka mundësi që në muajin gusht të takojnë një njeri që do t’ia bëjë fytyrën të shkëlqejë. Shtatori do të jetë shumë intensiv për beqarët. Nuk do të ndodhë asgjë në 6-mujorin e parë të vitit, pasi ju vetë do të jeni shumë kërkues dhe energjikë.

Karriera dhe paratë - Nëse keni tashmë një karrierë të konsoliduar apo keni biznesin tuaj, viti 2015 do të jetë viti i sfidave. Kompanitë tuaja do të duhet t’i shtyni drejt një stadi tjetër. Mundësitë për t’i vënë ato të garojnë mes kompanive të të njëjtit lloj do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë për gjithçka që keni arritur. Kujdes me mbingarkesën pasi do të jetë disi e vështirë nëse punoni për shumë projekte njëherazi. Financat tuaj këtë vit do të jenë të stabilizuara dhe përpjekja për të rënë disi përfitimi do të vijë diku nga muaji nëntor. E megjithatë, përfitimi që mund të keni pasur gjatë gjithë vitit ju bën të mos ndieni ndonjë ulje të vogël.





DEMI

Shëndeti - Ky do të jetë viti juaj për sa i përket shëndetit. Psikologjikisht dhe fizikisht do të ndiheni mirë dhe më e rëndësishmja është që ju do të dini ta çmoni gjendjen tuaj. Psikologjikisht do të jeni gati që të ndërmerrni hapa të efektshëm, kjo sepse ju keni filluar që të përgatiteni më herët për iniciativa dhe sfida të reja. Muajt prill dhe maj do të jenë koha më e mirë për të marrë vendime dhe për t’u ndier të sigurt që zotëroni potenciale të jashtëzakonshme. Në marrëdhëniet tuaja sociale, miqësore dhe ato të bashkëpunimit ju do të dini të krijoni falë shëndetit dhe humorit tuaj marrëdhënie të shkëlqyera, ndërsa për sa i përket marrëdhënies me njerëzit tuaj të zemrës, mendja do të kërkojë gjithnjë e më shumë në muajin shtator. Dozën e të kërkuarit do të duhet ta ulni me partnerin tuak, pasi shtrati mund të jetë një muaj që kërkon më shumë qetësi se sa energji vetëm nga ana juaj. Mos i vini njerëzit e zemrës përballë mendjes dhe fizikut tuaj energjik, pasi ata nuk do ta vlerësojnë aq shumë energjinë e mendjes sa ju. Ata do të mjaftohen edhe nëse do t’ju kenë pranë fizikisht dhe të shëndetshëm.

Dashuria - Këshilla e vetme që mund të japin yjet për vitin 2015 është të shiheni me partnerin sy më sy. Gjithçka që keni ta diskutoni bashkë dhe kaq do të mjaftojë për ju që këtë vit të shijoni një lidhje të mirë në çift. E keni zgjedhur partnerin prej kohësh dhe keni një marrëdhënie të konsoliduar? Ky do të jetë një vit që do ta thellojë dhe forcojë edhe më shumë marrëdhënien tuaj. Do të ketë vetëm pak luhatje në shtator, atëherë kur lidhja do të duket sikur e humbet potencialin e saj, por kjo nuk do të duhet t’ju shqetësojë. Ju do të dini ta kaloni shumë thjesht këtë fazë, madje edhe vetëm duke u parë në sy. Për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje dhe janë beqarë, i gjithë viti do të sjellë emocione, por nëse vërtet mendoni për diçka serioze kjo do të mund t’ju dhurohet vetëm në muajin e dhjetë të këtij viti. Tetori do të jetë mëse emocional. E nëse në tetor e gjeni shpirtin tuaj binjak, kjo lidhje është e predispozuar që të zgjasë shumë, vërtet shumë kohë. Deri në tetor do të duhet të orientoni veten çfarë kërkoni te partneri që dëshironi të keni në krah për gjatë gjithë jetës.

Karriera dhe paratë - Karriera juaj i ka të gjitha shanset për të shkëlqyer këtë vit. Thuajse gjatë gjithë vitit do t’ju ofron shumë mundësi të mira për të shkëlqyer. Projektet që ju serviren, mjaft që t’i peshoni mirë dhe të veçoni elementet më të mira. Ju vetë do të jeni aq të fortë sa të merrni qoftë edhe vetëm peshën e realizimit të tyre. E megjithatë, nëse do të flasim për financat tuaj, ky vit parashikon shpenzime për të kënaqur shpirtin. Luksi dhe gjërat që ju bëjnë të shkëlqeni kanë qenë gjithnjë një pasion i madh i juaji. I kushtoni vërtet rëndësi pamjes së jashtme dhe shkëlqimit tuaj në veshje, por gjatë muajve korrik dhe gusht do t’ju duhet që ta frenoni pak veten. Përpos, faktit që do të shpenzoni për pushime, ju do të duhet të përballeni me koston e atyre gjërave që ju pëlqejnë më shumë të keni në gardërobën tuaj. E megjithatë, një vit i mirë në karrierën tuaj profesionale do t’i justifikojë shpenzimet e kryera.





BINJAKËT

Shëndeti - Muaji i parë i vitit do të jetë për të gjithë ju që i përkisni shenjës së Binjakëve, një muaj i qetë, ku do të doni të shijoni pushimet që mendja juaj do t’i zgjasë deri në fund të muajit janar. Nuk do të bindeni kollaj se puna duhet të rinisë dhe me një potencial të madh mendor. Megjithatë në marrëdhënie me kolegët dhe të afërmit duket se gëzoni dashurinë e tyre. Kjo lloj ngrohtësie dhe mikpritjeje do t’ju mbushë me siguri. Në 2015-ën për ju duket se nuk kanë rëndësi sëmundjet që qarkullojnë në muajt e parë dhe të fundit të vitit. Edhe pse nuk do të keni kohë të merreni me sport, ju do të jeni shumë aktivë në ambientin e punës. Kjo do t’ju sigurojë juve një gjendje të mirë shëndetësore gjatë gjithë vitit. Problemi më i madh shëndetësor për ju mund të koha e pushimit. Sigurohuni që gjumin dhe pushimin ta realizoni më së miri. Gjithçka tjetër mes fizikut dhe psikologjisë tuaj duket se do të shkojë më së miri gjatë këtij viti.

Dashuria - Në marrëdhënien që keni në çift, këtë vit do t’ju duhet të jeni të duruar. Kjo nuk është një shenjë e karakterit tuaj, e sidomos në një raport më të ngushtë si ai që keni me partnerin. Viti 2015 do të jetë një vit i vështirë, në një farë mënyre, e sidomos në periudhën e parë të vitit. Do të duhet të duroni e të mos përfshiheni në aventura që bindshëm mund të vënë në rrezik marrëdhënien tuaj. Kujdesi më i madh duhet bërë në komunikimin me partnerin. Edhe pse shumë kërkues ndaj jush, ju nuk do të duhet të shpërfytyroheni apo të humbni toruan kur të flisni me të për paratë, apo për gjëra të tjera materiale. Ndërkohë që për beqarët që i përkasin kësaj shenje, viti 2015 do të jetë një vit sharmant. Ata do të shfaqen në pjesën më të madhe të vitit shumë joshës dhe të gatshëm për aventura. Jo pak raste beqarët e kësaj shenje do të ndihen të admiruar. Shkëlqimi më i madh i tyre pritet të vijë në mes të muajit shtator.

Karriera dhe paratë - Këtë vit në aspektin profesional do të duhet të punoni jo pak herë me njerëz që nuk i keni njohur më parë. E mira është që ju të tregoheni bashkëpunues që në takimet e para me njerëz të rinj. E në qofshin ata më të zotë se ju, atëherë një gjë e mirë vjen sërish në bashkëpunimin tuaj. Do të dini të mësoni dhe të pranoni metoda të reja pune. Sa më bashkëpunues të jeni, aq më mirë për karrierën tuaj. Do të mësoni shumë këtë vit. Në aspektin financiar, ju do të mund të ndiheni të sigurt, sepse do të dini për çfarë të shpenzoni. Këtë vit keni mësuar vërtet si të shpenzoni për gjërat që ju nevojiten më shumë. Nuk do të keni të ardhura të shumta, por ama do të dini të ruani më së miri stabilitetin tuaj ekonomik, edhe pse në shifra modeste në krahasim me ato që dëshironi të arrini në 2015-ën.





GAFORRJA

Shëndeti - Ky vit do të jetë për ju viti i instinkteve, intuitës dhe sensacioneve të reja. Dy muajt e parë të vitit 2015 ju do të jeni më shumë se kurrë të fokusuar në shëndetin dhe në mirëqenien e të tjerëve, familjarëve dhe miqve, ndërkohë që do të harroni veten. Do ta ndieni veten jashtëzakonisht të kënaqur që keni mundur të mblidhni rreth vetes miq që ju harmonizojnë dhe që ju shpërndajmë pozitivitet. Por, kjo nuk do të ndihmojë gjendjen tuaj shëndetësore. Gjatë muajve maj dhe qershor do të jeni shumë të zënë në punë, ndaj edhe nuk do t’ju mbetet shumë kohë që të kujdeseni për veten. Këshillohet që të jeni të angazhuar me punë, por edhe me aktivitete sportive që në pjesën e parë të vitit. Sepse pas 14 qershorit, pra në pjesën e dytë të vitit, gjendja nuk do të jetë shumë e mirë.

Dashuria - Personi që keni në krah ndoshta do të dojë të jetojë me ju përgjithmonë. Edhe pse nga ana shëndetësore ju nuk do të ndiheni shumë energjikë në këtë lidhje, marrëdhënia juaj gjatë vitit 2015 do të bëhet më e thellë dhe do të marrë më shumë formën e një lidhjeje të gjatë dhe të pamundur për t’u shkëputur apo shkatërruar nga të tjerët. Ditët tuaja më pasionante do të jenë 10-ditshi i fundit i muajit shkurt, fundi i muajit gusht dhe ditët e para të nëntorit. Beqarët me shumë gjasa do ta gjejnë gurin e tyre të çmuar gjatë muajit mars. E megjithatë, edhe nëse asgjë nuk keni bërë deri më tani ju do të duhet që t’i jepni më shumë kohë vetes dhe personave që dëshirojnë t’ju qëndrojnë pranë. Bëni mirë që të mos gënjeni në marrëdhëniet që do të krijoni.

Karriera dhe paratë - Nëse keni tashmë një punë apo keni një biznes tuajin, viti 2015 do të jetë viti i përgjegjësive. Me siguri që keni qenë gjatë gjithë vitit në trajnime dhe programe edukimi, por ky vit do të kërkojë më shumë praktikë se teori. Dituria dhe njohuritë që keni fituar me eksperiencën tuaj profesionale janë të vetmet, që do t’ju ngushëllojë gjatë këtij viti. Kreativiteti dhe bujaria duhet të jenë objektet kryesore mbi të cilat do të ndërtoni marrëdhënie të reja profesionale dhe financiare. Në muajt e verës ju do të jeni më shumë se kurrë të gatshëm për të dhuruar disa para për bamirësi. Por gjithsesi, paratë do të mund ta përmirësojnë gjendjen tuaj financiare vetëm pas muajit gusht. Në fillim të dhjetorit, kur të bëni bilancin financiar, do ta gjeni veten në të njëjtën situatë si një vit më parë. Gëzohuni që nuk keni pasur humbje, pasi 2015 nuk është viti juaj në karrierë dhe financë.





LUANI

Shëndeti - Ky vit do të jetë shumë kompleks për ju për sa i përket shëndetit. Në fillim të vitit do të jeni i ndjeshëm, si në fizik ashtu edhe moralisht. Në fund të muajit shkurt do të mund ta qetësoni pak veten dhe të fitoni pak imunitet edhe ndaj virozave apo shqetësimeve që ju vijnë. Ndjeshmëria do të ulet dhe ju do të jeni më të fortë. Muaji prill do të jetë më energjik, madje mund të jetë muaji më energjik i vitit. Rivlerësimi i marrëdhënieve tuaja miqësore është mirë të bëhet gjatë pjesës së parë të vitit 2015, në mënyrë që psikologjikisht të ndiheni mirë gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit dhe në mënyrë që ju t’i gjykoni marrëdhëniet tuaj me më shumë gjakftohtësi. Ndonjëherë stresi, që të induktojnë ngjarjet e këqija me miqtë është më i dëmshëm për shëndetin se sa një ftohje që zgjat edhe më shumë se në javë.

Dashuria - I gjithë ky vit që po vjen do të ofrojë për të gjithë të dashuruarit një intensitet dhe pasion që gjithkush që ju njeh do ta ketë zili. Lidhja juaj e jashtëzakonshme dhe plot me energji do të xhelozojë thuajse të gjithë shenjat e tjera, përveç jush dhe partnerin. Nuk ka një periudhë shkëlqimi, pasi ju do të shkëlqeni gjatë gjithë kohës. Në muajit e stinës së nxehtë të verës do të shijoni një raport më shumë romantik se sa intensiv dhe pasionant. E megjithatë kjo do ta përgatisë edhe më shumë raportin tuaj në çift për erërat e vjeshtës dhe të ftohtin e dimrit. Në muajin tetor, kur Dielli dhe Hëna, do të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore brenda shenjës tuaj, do të krijohet një mjedis i përsosur, që do të vazhdojë deri në fund të vitit 2015. Dhjetori do të jetë muaji i surprizave në çift dhe viti do të mbyllet më së miri për ju dhe partnerin tuaj. I vetmi kujdes që duhet të bëni është të mos dëgjoni të tjerët se çfarë do t’ju thonë për marrëdhënien tuaj. Beqarët nuk do të kenë frikë të njihen me persona të rinj. Të gjithë relacionet miqësore të reja, të cilat do të kenë ulje dhe ngritje do të kthehen për ta, në mundësi të mira joshjeje. Ditët më të mira janë ato mes 25 gushtit dhe 6 shtatorit, kur më shumë se kurrë beqarët do të ndihen joshës dhe plot energji.

Karriera dhe paratë – Vitit 2015 do të jetë një vit shumë produktiv për të gjithë ata që i përkasin shenjës së luanit. Instinkti dhe inteligjenca do të bashkohen bashkë tek ju dhe do të sjellin vetëm fitore dhe suksese. Mos u frikësoni për të guxuar. Ky do të jetë viti juaj i suksesit në projektet, hapat e realizimit të të cilëve i keni menduar më së miri. Vetëm në Mars juve do t’ju duhet të zgjidhni mes të dy alternativave që do t’ju paraqiten. Duhet të mendoheni gjatë nëse do t’i nënshtroheni burokracive, apo do të bëni të një hap tjetër drejt krijimit të një mjedisi më të mirë profesional që ndonjëherë nuk vjen nga ana materiale. Fundi i vitit 2015 do t’ju gjejë nga ana monetare apo thënë ndryshe në aspektin financiar më mirë se një vit më parë, ndaj gëzohuni që, jo vetëm që keni ruajtur balancat, por edhe i keni përmirësuar ato dukshëm.





VIRGJËRESHA

Shëndeti - Ky vit për Virgjëreshat do të jetë një vit fatlum. Më shumë se punë për të arritur një shëndet të mirë mendor e fizik rrethanat do të jenë ato që do t’ju ndihmojnë më së shumti. Përpiquni të mos i refuzoni drekat dhe darkat, të cilat i shtrojnë miqtë tuaj e sidomos në pjesën e parë të vitit. Sepse do të ndiheni mirë psikologjikisht në këto darka, por edhe mos e teproni me konsumimin e ushqimeve të konservuara apo ato që bëhen jashtë ambientit shtëpiak. Frutat, perimet dhe zarzavatet e stinës do të jenë burimi i një shëndeti të mirë për këtë vit. Nëse gjatë gjysmës së parë të vitit keni marrë ushqimin e duhur, gjatë gjysmës tjetër nuk do të jeni aspak të detyruar të shkoni në palestra për të tonifikuar trupin. Do të dini shumë mirë që gjatë këtij viti të menaxhoni energjitë tuaja dhe të prezantoheni gjithnjë energjikë.

Dashuria - Jeta në çift do të jetë e qëndrueshme gjatë gjithë vitit, por edhe juve do t’ju duhet të mundoheni pak. Do të gaboni herë pas here duke e mërzitur partnerin tuaj, por do t’ju duhet gjithashtu t’i kërkoni falje me anë të dhuratave. Dhuratat dhe surprizat jo të zakonshme do të ulin për këtë vit të gjithë intensitetin e zënkave tuaja. Edhe gjatë verës, stinë në të cilën ju mendoni se do t’i lini pak pas dore romancat dhe dashuriçkat, situata në çift do të jetë e qëndrueshme. Do të keni besim tek partneri që keni në krah dhe do të flisni për gjithçka me të. Kjo do të bëjë të mundur që ai\ajo t’i kuptojë më së miri angazhimet tuaja. Në dashuri suksesi i takon beqarëve të kësaj shenje. Nëse ata që janë të angazhuar në një lidhje do të kalojnë një periudhë të keqe gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2014, për beqarët kjo do të jetë një kohë e mbushur plot romancë. Gjithsesi pasioni i shfrenuar do të mungojë edhe për këto të fundit.

Karriera dhe paratë - Ky vit nuk do të jetë i mbarë për ju, nëse nuk përpiqeni ta përmirësoni seriozisht nivelin tuaj të përgatitjes dhe të veprimit në projektet ku do të përfshiheni. Duhet të mbusheni me vetëbesim njëherë e më pas të filloni të pranoni angazhime të reja. Nëse jeni ende të papunë, duhet që t’i jepni vetes forca dhe të mendoni seriozisht për strategjitë dhe aftësitë që ju duhet të për të punuar në ambientin dhe në fushën që ju kërkohet. Por, përpara se të hidhni ndonjë hap, mendojini mirë alternativat, pasi pa i peshuar mirë avantazhet e secilës alternativë, do të ndërmerrni hapa të gabuar. Marsi është muaji i parave, ndërsa këshilla më e mirë për karrierën tuaj është: Jepni sa më shumë në mënyrë që edhe ju të merrni dyfishin e asaj që jeni mësuar të keni nëpër duar.





PESHORJA

Shëndeti - Në pjesën më të madhe të këtij viti do të jeni shumë energjikë dhe të shëndetshëm. Duket sikur sëmundjet do të jenë larg kësaj shenje këtë vit, pasi më së shumti vëmendjen do ta çoni te sendet e luksit dhe të bukurisë. Pra, jo vetëm që nuk do të keni probleme me shëndetin, por do të kërkoni gjithnjë dhe më shumë, që të dukeni bukur. Që t’i jepni shumë rëndësi pamjes suaj të jashtme vëmendjen më të madhe duhet t’ia kushtoni kujdesit për lëkurën. Një lëkurë e mirë rrezaton shëndet edhe atëherë kur gjendja psikologjike është disi e trazuar. Muajt qershor dhe korrik do të jenë më të bukurit dhe më energjikët. Mërkuri do të jetë në shenjën tuaj gjatë gjysmës së dytë të shtatorit dhe gjysmës së parë të tetorit për t’ju bërë më të rregullt dhe më organizativë. Në dy muajt e fundit të vitit 2015 ju do të ndiheni të rilindur dhe plot fuqi. Energjia që do të rrezatoni gjatë këtyre muajve do t’i bëjë edhe të tjerët pranë jush shumë të lumtur e pozitivë.

Dashuria - Viti 2015 do të rezervojë për ju periudha magjike, periudha të qeta dhe periudha pasioni. Muajt e parë do të duhet të bëni shumë shpesh pyetje në lidhje me raportin tuaj në çift. Do të mundoheni shumë që gjërat mes jush dhe partnerit të jenë edhe më të mira. Lidhja juaj e veçantë do të bëjë që ju ta realizoni qëllimin tuaj, thjesht duke dëgjuar veten dhe instinktet tuaja. Muajt e verës do të jenë jo vetëm energjikë, edhe të nxehtë në marrëdhënien tuaj në çift, por edhe shumë ekstravagantë. Ju do të rrezatoni modernizëm në mënyrën se si e shijoni raportin tuaj në çift. Stina e vjeshtës do ta bëjë më të qetë lidhjen tuaj, ndërkohë që në dimër do të shijoni një lidhje tashmë të pjekur, që nuk ka nevojë për shumë fjalë dhe vepra, por thjesht mirëkuptim. Për të gjithë beqarët këshilla e vetme është kjo: Bëhuni të duruar deri në muajt e vjeshtës. Sepse jo gjithmonë kur bien gjethet e pemëve, duhet të bjerë edhe humori juaj. Është mirë që të mbaheni me sa të mundeni, sepse gjatë muajve shtator dhe tetor ju do të keni kohën e shkëlqimit.

Karriera dhe paratë - Për vitin 2015, horoskopi parashikon se aftësia juaj joshëse do t’ju hyjë në punë edhe në sferën profesionale. Kujdesi që do t’i kushtoni pamjes së jashtme, do t’i përgjigjet njëkohësisht edhe dëshirës suaj për të rritur kujdesin tuaj kundrejt karrierës. Për t’u rritur profesionalisht dhe për të realizuar pritshmëritë e shefave, do të shtoni dhe çoni përpara punën në ndërmarrjen tuaj dhe do të lidhni kontrata të reja. Megjithatë, duke u treguar shumë të zellshëm, rrezikoni të bëni xhelozë disa njerëz në punë. Mësoni të jeni diskretë, që të mos lëndoni egot e disa kolegëve. Përsa i përket, anës financiare ju do të duhet të bëni kujdes. Është e vërtetë që paratë shkojnë e vijnë, por në pjesën e dytë të vitit do t’ju duhet të shpenzoni më shumë. Dhe nëse keni shpenzuar shumë gjatë muajve të parë, do të ndiheni keq gjatë muajve të fundit. Deri në fund të vitit duhet të bëni kujdes me paratë.





AKREPI

Shëndeti - Kryesisht 2015-a do të jetë një vit i fuqishëm. Ju nuk do të ndiheni të dobët nga ana shëndetësore. Kryesisht nuk do të prekeni nga virozat apo sëmundjet, por ama do t’ju duhet të punoni me gjendjen tuaj emocionale. Në muajt shkurt dhe mars do të duhet të jeni të duruar dhe shpeshherë ta vini veten në pozicionin e atyre që ju qëndrojnë pranë. Nëse arrini të evitoni sforcime të tepërta, qoftë në punë apo në aktivitete sportive që do t’ju duhet të ndërmerrni, viti 2015 do të jetë një vit ku do t’ju shoqërojë një formë e mirë fizike dhe emocionale. Gjatë muajve maj dhe prill, disa gjëra mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës suaj, ndaj do t’ju duhet që të gjitha ndryshimet t’i merrni me qetësi dhe të mos reagoni si të ishin surpriza, edhe pse impakti që do të krijojë te ju do të jetë i madh. Mundohuni që të mos e dëmtoni veten e të vuani psikologjikisht për incidente të kota e të papritura, që nuk ju ndodhin vetëm juve. Mundohuni sepse energjia nuk do t’ju mungojë gjatë këtij viti.

Dashuria - Fuqia e fjalëve dhe e veprave do të jetë e madhe këtë vit. Do të duhet të jeni më të kujdesshëm në 2015-ën, pasi marrëdhënia juaj që tashmë ka marrë një hije tjetër mund të kërcënohet shpejt. Viti që po mbyllet (2014-a) ka qenë i bukur dhe i ka stimuluar të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje dhe që kanë një raport në çift. Edhe viti 2015 do t’ju dhurojë momente akoma më të bukura dhe pasionante. Do të zbuloni se logjika juaj do t’i bindë njerëzit që t’ju ngarkojnë me përgjegjësi dhe të keni edhe fuqinë për t’i ngarkuar me përgjegjësi. Por, duhet të keni kujdes. E gjitha kjo fuqi mund të shpërdorohet. Një flirt i rastësishëm mund të kthehet në një histori të nxehtë dhe një marrëdhënie si e juaja mund të marrë fund shpejt. Mjafton t’i besoni aftësisë suaj për shndërrimin e eksperiencave në aventura të paharrueshme dhe asgjë nuk mund t’ju ndalojë, ndryshe do të duhet t’i besoni komunikimit me fjalë të zgjedhura për ta mbajtur gjallë raportin në çift. Shtatori, tetori dhe nëntori do të jenë muajt më të qetë të vitit, si për ata që janë në çift edhe për beqarët që do të vënë pikat mbi i dhe do të jenë më të qetë për të kuptuar se çfarë duan.

Karriera dhe paratë - Do të rrethoheni gjatë Vitit të Ri nga një atmosferë serioze, ku do të ndjeheni më të bindur se çdo herë tjetër për punën dhe karrierën tuaj. Do të merrni një vrull energjie, që do t’ju surprizojë me intensitetin. Fuqitë e bindjes suaj do të zmadhohen në mënyrë të ndjeshme dhe do ta gjeni veten duke mësuar se në çfarë drejtimi janë rezultatet më interesante. Kjo do të zgjasë të paktën 3 muajt e parë të vitit, kur do të mund të merrni edhe oferta të reja. Shumë shpejt, në muajin prill do të duket sikur asgjë nuk ka qenë mirë. do të kërkohet nga ju që të jeni të hapur, të duruar dhe herë pas here të merrni frymë thellë përpara se të flisni. Për financat nuk do të jeni të interesuar. Por, në pjesën e parë të vitit është më mirë që të filloni të mendoni se si të investoni të ardhurat tuaja, edhe jo si t’i shpenzoni apo t’i keqpërdorni ato.





SHIGJETARI

Shëndeti - Ky është një vit i jashtëzakonshëm për ju. Admirim, respekt dhe autoritet do të jenë fjalët me të cilat do të mund t’ju përshkruajnë kur t’ju shohin të shëndetshëm dhe të kuruar deri në detajet më të vogla. E vetmja gjë që do t’i mungojë shëndetit tuaj psikologjik është modestia, me të cilën miqtë më të mirë tashmë janë mësuar. E megjithatë këshilla edhe pse do të ndiheni në mënyrë të shkëlqyer nuk mungon. Bëni mirë që të ushqeheni gjithnjë shëndetshëm, edhe pse ju ushtroheni. Mos abuzoni me kaloritë dhe gjumin e tepërt. Shijoni gjithçka në tavolinë, por gjithnjë me një masë të caktuar, nëse dëshironi që të shkëlqeni edhe për shumë vite të tjera. Vetëm muaji mars mund të ofrojë disa shqetësime të vogla, por që do të kalojnë edhe pa nevojën e një mjeku. Sepse mjeku është në mendjen tuaj.

Dashuria - Për ata persona që jetojnë një histori serioze ky do të jetë një vit ndryshimesh për shkak të krizave të partnerit në muajt e para të stinës së pranverës. Por, kryesisht marrëdhënia juaj në çift do të jetë elektrizuese, entuziaste, inovative dhe rigjeneruese. Jo çdo ndodhi që do t’ju godasë së jashtmi do të mund të lërë gjurmë në marrëdhënien tuaj në çift. Pra, në vitin 2015, jeta sentimentale do të jetë tepër e kënaqshme. Momentet më të bukura pritet të jenë në muajt tetor dhe nëntor. Ndërkohë që, muajt më të mirë për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak do të jenë qershori, korriku dhe gushti, pikërisht në këta muaj do të jetoni një aventurë të re tepër të këndshme. Por, gjithashtu edhe shumë gjëra do të jenë të paparashikuara. Dashuria do të vijë ashtu papritur, dhe befas ju, do të gjendeni ne krahët e një personi të ri. Nuk do të ishte e çuditshme, nëse ky person vjen nga një kulturë komplet ndryshe nga e juaja.

Karriera dhe paratë - Vitit që po vjen është edhe periudhë e mirë për pavarësi, nëse jeni përpjekur për një drejtim të ri. Vizioni juaj për karrierën do ta bëjë 2015-n akoma më të mirë se vitet e tjera. Çdokush me të cilin do të përballeni në punë do të dëgjojë atë që ju doni të dëgjojnë dhe kjo nuk do të jetë fare e vështirë për ju. Në mars është një periudhë e mirë për të kërkuar investime apo për të mbledhur projekte të reja. Jupiteri do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj deri në fund të muajit nëntor. Kjo do të ndihet më tepër në anën financiare. Viti 2015 do të duket që në fillim, që është i jashtëzakonshëm për ekonominë tuaj. Projektet që do të arrini të realizoni do t’ju sigurojnë edhe shpërblime pozitive. Këto shpërblime do t’ju vlejnë për vite me radhë.





BRICJAPI

Shëndeti – Këtë vit aspekti fizik dhe emocional do të jetë për t’u pasur zili. Ndryshimet në karakterin dhe fizikun tuaj në fakt fillojnë përpara se të vijë vetë 2015-a. Pikërisht në 21 dhjetor ju do të filloni të ndërroni fytyrë e të dukeni edhe më mirë. Në fillim të vitit bëni mirë të jeni mik i vetes. Kini respekt për vetveten dhe kaq do të mjaftojë që të shndrisni gjatë gjithë vitit. Kujdesi për veten do t’ju lindë në mënyrë të natyrshme në ditët që do të vijojnë nëpërmjet një ushqimi të ekuilibruar dhe lëvizjes së përditshme fizike. Që në javët e para të vitit 2015 do të jeni në një formë të shkëlqyer. Një formë e tillë do të jetë shoqëruese gjatë 12 muajve të vitit, me përjashtim të fillimit dhe mesit të stinës së verës. Në atë periudhë në fakt, nuk do të jeni të kujdesshëm për mënyrën dhe sasinë e ushqimit. Nuk do të jeni në gjendje që të bini nga pesha, por sapo të riktheheni në aktivitetin tuaj të përditshëm do të ktheheni në gjendjen tuaj më të mirë.

Dashuria – Në krahasim me vitin 2014, ky vit që po vjen do të jetë edhe më i mirë. Ndershmëria mund t’ju bëjë që të tërhiqeni nga ana romantike. Mundësitë romantike po lulëzojnë në çdo vend dhe kohë gjatë këtij viti, por ju do të tregoheni mëse të kujdesshëm për hir të një dashurie të madhe. Nuk jeni njeriu i mërzitshëm dhe xheloz siç thuhet për ju. Seksualiteti juaj do të shtohet në vitin 2015 duke u shprehur në mënyra të reja. Do të jeni shumë magnetik gjatë muajve janar dhe shkurt. Në muajin korrik do të përjetoni një periudhë seksualisht intensive. Muaji tetor do të sjellë një lidhje në distancë, ndërsa dhjetori do të sjellë tepër gëzim do të keni mundësi që këtë vit të gjeni një person që do të duhet të dini ta vlerësoni. Mos u surprizoni nëse takoni një njeri premtues për të ardhmen në fillim të vitit 2015.

Karriera dhe paratë – Viti 2015 është i mrekullueshëm për të publikuar veten tuaj, edhe nëse thjesht do të vazhdoni punën e zakonshme, duke ndërtuar pak nga pak, ditë pas dite, biznesin apo karrierën tuaj. Mundohuni të mësoni leksionin që do t’ju dërgojnë yjet në mars: se çdokush, në çfarëdolloj niveli, mund të përfitojë gjëra të mira nga pak ekspozim në publik. Horizonti i karrierës suaj do të zgjerohet më shpejtësi. Mos u mundoni për të krijuar reklama, ato do të krijohen vetë rreth jush. Keni një reputacion të mirë për punën që bëni, sepse jeni brenda rregullave. Në fund të vitit, ju do të jeni të aftë për të “rrëshqitur” pak nga puna dhe për të shijuar gjërat që ju interesojnë më shumë. Viti 2015 është viti i një përgatitjeje për suksesin që do të vijë në dy vitet e ardhshëm. Pozicioni i Jupiterit, do të bëjë të mundur që të jeni të aftë për të mbajtur një stabilitet ekonomik më të madh në krahasim me menaxhimin që ua keni bërë parave tuaja gjatë 2014-ës.





UJORI

Shëndeti – Viti 2015 nuk do të jetë një vit i mirë për shenjat e ujit nga ana shëndetësore. Do t’ju duhet që të kujdeseni më shumë për veten sesa për të tjerët. Sepse pozicioni i vështirë i Jupiterit dhe Saturnit nuk do t’ju favorizojë, edhe nuk do t’ju dhurojë ndihmë të mjaftueshme për t’ju bërë që të ndiheni në një formë shumë të mirë fizike për këtë vit. Kjo nuk duhet t’ju dekurajojë. Ju duhet që të reagoni ndaj kësaj gjendjeje, duke i kushtuar shëndetit tuaj vëmendjen e duhur gjatë gjithë vitit. Nëse nuk luftoni vetë për formën tuaj fizike, në gusht, nuk do t’ju pëlqejnë as të tjerët dhe për më tepër, as vetja juaj! Kini kujdes nga një ndjesi xhelozie dhe zilie që do t’ju shoqërojë gjatë fillimit të vitit 2015. Dhjetë ditët e fundit të janarit dhe stina e verës do të jenë muajt më produktivë dhe të shëndetshëm për ju.

Dashuria - Ky vit do të këtë shumë magji në një marrëdhënie në çift, nëse njëri nga partnerët i përket shenjës së Ujorit. Në vitin e kaluar keni mësuar të disiplinoni veten dhe ta shikoni realitetin ashtu siç është. Keni siguruar një praktikë të përsosur për të shkuar drejt rezultatit të dëshiruar. Këtë Vit të Ri që është duke ardhur, do të mësoni që të shikoni se kjo anë e jetës ka joshje të ndryshme. Muaji i parë i vitit do të ofrojë përgjegjshmëri. Në shkurt dhe mars, niveli i besueshmërisë dhe i komunikimit do të jetë i shkëlqyer. Këta dy muaj ju dhe partneri do të ndiheni më afër se kurrë. Në muajt prill dhe maj, do të argëtoheni më shumë, ndërkohë që gjatë verës do të argëtoheni pamasë me miqtë dhe me festat e tyre. Edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit do të rikthehet komunikimi që gjithkush që ju qëndron pranë ua ka zili. Për të gjithë “beqarët”, dikush nga e kaluara do të rihyjë në jetën tuaj në korrik. Shikoni thellë në veten tuaj nëse keni interes për të ringjallur këtë lidhje. Merreni admirimin e tyre si kompliment. Ka shumë kënaqësi në jetën tuaj si “beqar” dhe pavarësia juaj e ëmbël do t’ju shijojë. Në të vetmen dilemë që do të bini do të duhet të dilni shpejt, sepse nuk do t’ju presin për përgjigjet tuaja shumë.

Karriera dhe paratë - Pjesa e parë e vitit është një periudhë e mirë për të bërë planifikime; prisni nevojën e burimeve ekstra në mars dhe në fund të shtatorit do të lindin papritur shpenzime relativisht të mëdha. Jupiteri, planeti që ndodhet në kuadratin e shenjës suaj për shkak të transitit të tij nga Akrepi, nuk i privon për këtë vit, të paktën deri në muajin nëntor, në fund të vjeshtës, lëkundjet e mëdha të çështjes financiare. Në fillim të këtij viti mund të akuzoheni për shpërdorim nga disa të afërm apo familjarë, por edhe nga njeriu i zemrës. Kjo do të ndodhë për shkak të planetit Mars në shenjën e Demit. Në pranverë më në fund do të ndieni se në këtë sektor po merrni frymë lirisht, por nga qershori deri në fund të shtatorit, do të keni ndjesinë që po ju kërkohet nga të gjithë njerëzit që ju rrethojnë, më shumë sesa ju mund të ofroni. Për fat të mirë, muaji dhjetor do të jetë më i qetë. Jupiteri do të jetë në përputhje me shenjën tuaj. Gjendja ekonomike do të jetë më e qetë. Do të keni mundësi edhe për dhurata të mira për Vitin e Ri.





PESHQIT

Shëndeti - Edhe për shenjën e Peshqve, ashtu sikurse edhe për Ujorin, ky vit nuk do të jetë një vit i shëndetshëm nëse seriozisht nuk i kushtohet vëmendje atij. Do të ketë momente gjatë këtij viti, në të cilat do të ndiheni shumë në formë. Kontrollet mjekësore kryesisht do të duhet të realizohen gjatë katër muajve të parë të vitit. Pas 21 shkurtit do të jeni të zënë me punë, edhe me të afërmit. Edhe pse do të ndiheni mirë në praninë e tyre, kontrollet mjekësore mos i anashkaloni. Ndërsa gjatë muajve të fundit, përkundrazi, do të përjetoni një ndjesi lodhjeje, e cila, nëse nuk kujdeseni në mënyrë specifike të kujdesur, do të shpërfaqet edhe në aspektin e jashtëm fizik, i cili do të ketë një pamje të lodhur dhe pa gjallëri. Gjatë verës do të jeni të pajisur me një look shumë të veçantë dhe tërheqës, falë ushqimit të shëndetshëm dhe faktit që më në fund e keni detyruar veten, që të lëvizni sa duhet për të mbajtur formën fizike. Kjo do të jetë edhe periudha më e mirë e vitit.

Dashuria – Ju keni punuar dhe keni ndryshuar shumë në emër të një dashurie. Kupidi do t’ju vlerësojë për këtë vit për sjelljen e mirë, i keni kryer të gjitha detyrimet e punës me një angazhim të vështirë. Nëse jeni në një marrëdhënie, radari juaj do të fillojë të perceptojë ndryshime interesante ndërmjet jush. Nga fundi i vitit, nëse i keni përvetësuar ato ndryshime, mund të zbuloni se një marrëdhënie e mirë mund të kthehet në një lidhje vërtet të mrekullueshme. Universi mund t’ju japë mundësi për argëtim gjatë gjithë vitit, duke ju bërë të qeshur edhe plot histori të bukura. Nëse jeni i vetëm në mes të verës do të organizohen takime nga njerëz, që ju u besoni, edhe që mund t’i kthehen një marrëdhënieje të lumtur. Miqtë që doni do t’ju marrin kohën e lirë për ta bërë atë më të dëshirueshme.

Karriera dhe paratë – Viti 2015 apo të paktën pjesën më të madhe të tij, në mënyrë të veçantë do të jeni me shumë fat, përsa i përket sferës suaj financiare. Intuita me të cilën jeni të pajisur, kur bëhet fjalë për shpenzime apo investime, do të jetë për t’u pasur zili, edhe kjo do të bjerë në sy. Kujdes të veçantë duhet të bëni me shpenzimet e dimrit! Serioziteti, një nga proceset tuaja më të forta, do të luajë një rol kyç në detyrimet tuaja të punës, ndërsa viti 2015 do të fillojë. Një klient i veçantë do të ketë nevojë për ju më shumë se zakonisht dhe do t’ju duhet të punoni shumë për t’i kryer kërkesat e tij. Ndërsa fillon të hyjë pranvera, ulje-ngritjet e organizimit tuaj do të vënë re më shumë suksesin tuaj, edhe do të fillojnë kujdesin kundrejt një përgjegjësie më të madhe, por edhe rezultati që do të presin nga ju do të rritet. Bëhuni elastik dhe krijoni më shumë afërsi me një pjesë të mirë të miqve tuaj dhe ju do të takoni apo tejkalojnë karrierën tuaj historike gjatë të gjithë vitit. Gjërat mund të ndryshojnë për mirë në gusht.


I AM QUEEN OF MY KINGDOM!
Oroskopi vjetor......ketu  Bar_glitter_crown_bar
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Oroskopi vjetor......ketu

prej Sat 24 Jan 2015 - 5:52
Vec sexs mpaska ra muve per 2015 '
Epo ja me kembe te mbare dhe lulebora pranoi.
Per $ do bojm hall . Kete vit .si cdo vit thesi I cpuar do na bjeri
ShtriGa
ShtriGa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 24
<b>Postime</b> Postime : 220
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Burrel
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/01/2014

default Re: Oroskopi vjetor......ketu

prej Sat 24 Jan 2015 - 15:24
GAFORRJA

Shëndeti - Ky vit do të jetë për ju viti i instinkteve, intuitës dhe sensacioneve të reja. Dy muajt e parë të vitit 2015 ju do të jeni më shumë se kurrë të fokusuar në shëndetin dhe në mirëqenien e të tjerëve, familjarëve dhe miqve, ndërkohë që do të harroni veten. Do ta ndieni veten jashtëzakonisht të kënaqur që keni mundur të mblidhni rreth vetes miq që ju harmonizojnë dhe që ju shpërndajmë pozitivitet. Por, kjo nuk do të ndihmojë gjendjen tuaj shëndetësore. Gjatë muajve maj dhe qershor do të jeni shumë të zënë në punë, ndaj edhe nuk do t’ju mbetet shumë kohë që të kujdeseni për veten. Këshillohet që të jeni të angazhuar me punë, por edhe me aktivitete sportive që në pjesën e parë të vitit. Sepse pas 14 qershorit, pra në pjesën e dytë të vitit, gjendja nuk do të jetë shumë e mirë.

Dashuria - Personi që keni në krah ndoshta do të dojë të jetojë me ju përgjithmonë. Edhe pse nga ana shëndetësore ju nuk do të ndiheni shumë energjikë në këtë lidhje, marrëdhënia juaj gjatë vitit 2015 do të bëhet më e thellë dhe do të marrë më shumë formën e një lidhjeje të gjatë dhe të pamundur për t’u shkëputur apo shkatërruar nga të tjerët. Ditët tuaja më pasionante do të jenë 10-ditshi i fundit i muajit shkurt, fundi i muajit gusht dhe ditët e para të nëntorit. Beqarët me shumë gjasa do ta gjejnë gurin e tyre të çmuar gjatë muajit mars. E megjithatë, edhe nëse asgjë nuk keni bërë deri më tani ju do të duhet që t’i jepni më shumë kohë vetes dhe personave që dëshirojnë t’ju qëndrojnë pranë. Bëni mirë që të mos gënjeni në marrëdhëniet që do të krijoni.

Karriera dhe paratë - Nëse keni tashmë një punë apo keni një biznes tuajin, viti 2015 do të jetë viti i përgjegjësive. Me siguri që keni qenë gjatë gjithë vitit në trajnime dhe programe edukimi, por ky vit do të kërkojë më shumë praktikë se teori. Dituria dhe njohuritë që keni fituar me eksperiencën tuaj profesionale janë të vetmet, që do t’ju ngushëllojë gjatë këtij viti. Kreativiteti dhe bujaria duhet të jenë objektet kryesore mbi të cilat do të ndërtoni marrëdhënie të reja profesionale dhe financiare. Në muajt e verës ju do të jeni më shumë se kurrë të gatshëm për të dhuruar disa para për bamirësi. Por gjithsesi, paratë do të mund ta përmirësojnë gjendjen tuaj financiare vetëm pas muajit gusht. Në fillim të dhjetorit, kur të bëni bilancin financiar, do ta gjeni veten në të njëjtën situatë si një vit më parë. Gëzohuni që nuk keni pasur humbje, pasi 2015 nuk është viti juaj në karrierë dhe financë.


Oroskopi vjetor......ketu  Animation1-1
Sponsored content

default Re: Oroskopi vjetor......ketu

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi