Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ish zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin: S'ka gjasa që të ketë Shqipëri të Madhe! Empty Ish zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin: S'ka gjasa që të ketë Shqipëri të Madhe!

Sat 29 Dec 2012 - 14:26
Ish zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin: S'ka gjasa që të ketë Shqipëri të Madhe! Stiven_160590368











Stiven Majer, ish zëvendës shef i CIA-s për Ballkanin, në një
intervistë për MIA-n thotë se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë në fazë
të rënies dhe Maqedonia bën mirë që i mbron interesat e saj në procesin
e integrimeve.

Majer, i cili ka qenë aktiv në Ballkan gjatë luftërave në vitet e
90-ta, i konfirmon konstatimet se udhëheqësia e Maqedonisë në kohën e
embargos drejt Serbisë ka kontrabanduar naftë dhe mallra të tera dhe
personalisht ka profituar prej saj.

Për të ardhmen e Ballkanit, vlerëson se kufijtë akoma mund të
ndryshohen por nuk sheh mundësi për krijimin e shteteve të mëdha etnike.

Në periudhën kur ka qenë aktiv si udhëheqës i CIA-s nga Ballkani
thotë se çështjet me Maqedoninë ishin para së gjithash të parandalohet
që të mos përhapet lufta në Maqedoni. Kjo ishte çështja kryesore.
Çështja tjetër rreth vitit 1999 ishin refugjatët. Kjo është një çështje
të cilën e kishim me të gjitha shtetet e Ballkanit. Gjithsesi pati
përpjekje për presion nga administrata e Klintonit, që të ndërpritet
kontrabandimi dhe dërgesa e armëve nga Maqedonia për serbët. Për këtë
gjë asnjëherë nuk ia arritëm. Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja asnjëherë
nuk arritën shumë mirë ta kontrollojnë çështjen me kontrabandimin nga
Maqedonia. Unë personalisht njoh shumë njerëz nga Serbia të cilët janë
pasuruar me kontrabandim. Kishim interaksion të vazhdueshëm me Qeverinë e
Maqedonisë për këtë çështje dhe unë kam kaluar një kohë në Maqedoni, në
bisedime me zbulimin e Maqedonisë. Nga ana e tyre, pjesërisht
ekzistonte dëshirë që shteti të mbijetojë ekonomikisht, por privatisht
do të thonin se kontrabanda është burim i mirë i të ardhurave, për ta
personalisht si dhe për vendin.

Në pyetjen nëse kontrabandimi do të ndërpritet me hyrjen e vendit në
Bashkimin Evropian Majer thotë se kontrabanda nuk do të ndërpritet me
BE-në.

"Mund të marrë dimension tjetër. Edhe bullgarët për këtë gjë kanë
shumë probleme me BE-në, pasi hynë korrupsioni dhe kontrabanda te ta nuk
janë ndërprerë. Gjithmonë do të ketë kontrabandë dhe punë të tjera të
këqija si tregtia me fëmijë. Ato punë nuk u ndërprenë me hyrjen në BE,
shumë para janë në pyetje. Veçanërisht atje ku është Ballkani, në
periferi të Evropës. Shumë shtete ballkanike, pas pranimit në BE, do të
jenë shtete kufitare të BE-së, kështu që deri në hyrjen tuaj në BE punët
munden madje edhe të përkeqësohen", thotë Majer në intervistë.

Në pyetjen për ndryshimin e mundshëm të kufijve në Ballkan thotë se
kufijtë e Ballkanit akoma janë çështje e hapur, në të ka kufij të cilat
akoma nuk kanë gjetur zgjidhje.

"Kufijtë në Ballkan akoma janë çështje e hapur. Klinton para ca
kohësh në Serbi deklaroi se nuk do të ketë ndryshim të kufijve dhe
ndarje, me ç'rast përfaqësuesit shqiptarë në Uashington i kanë bërë
thirrje autoriteteve serbe ta njohin Kosovën, pasi që plani për ndarjen e
saj nuk është i pranueshëm nga SHBA-ja. Pavarësisht se shkojnë
bisedimet me Kosovën, mendoj se ndarja e saj akoma është mundësi, me
ç'rast pjesa veriore e Kosovës do të kalonte në Serbi, ndërsa dy komuna
të jugut të Serbisë do të bëheshin pjesë e Kosovës. Në Bosnjë gjithashtu
ka mundësi për ndryshimin e kufijve. Në ndërkohë patëm ndryshim kufijsh
me Malin e Zi, kroatët dhe sllovenët të cilët në njëfarë mënyrë
pjesërisht e zgjodhën çështjen e kufijve. Kur Kosova shpalli pavarësinë
edhe ajo de fakto ishte ndryshim kufijsh, si dhe kur u bë pavarësia e
Maqedonisë. Gjithsesi se ndryshimi i kufijve është i mundshëm por ai
duhet bërë me marrëveshje, duhet të jetë si pjesë e pakos", shton Majer
në intervistën për MIA-n.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit shqiptar Sali Berisha i cili
foli për kombin shqiptar, e cila deklaratë shkaktoi reagime të shumta
thotë se konkretisht me Maqedoninë, keni gjendje në perëndim, por
Maqedonia funksionon.

"Liderët shqiptarë në Maqedoni, kur kam folur me ta, dëshironin që
Marrëveshja e Ohrit të realizohet dhe të punohet sipas saj. Nuk e di
sinqerisht se çfarë mund të sjell e ardhmja, vlerësoj se Maqedonia e
meriton të ekzistojë përgjithmonë. Udhëheqësia maqedonase dhe shqiptare
duhet të flasin me sinqeritet. Personalisht mendoj se nuk ka gjasa që të
ketë Shqipëri të Madhe ose Serbi të Madhe. Kur flas për ndryshim
kufijsh nuk mendoj se Ballkani mund të përjetojë ndryshime të mëdha.
Pikëpamja ime drejt Maqedonisë është si ndaj një shteti kundër së cilit
shkojnë shumë gjëra. Të gjithë dëshironin një pjesë nga Maqedonia por
ajo është vend i cili vepron me përgjegjësi", deklaroi ish zëvendës shef
i CIA-s për Ballkanin në fund të intervistës./Almakos
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi