Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default 2012: 10+1 krimet që tronditën botën!

prej Sat 29 Dec 2012 - 14:59
Edhe pak ditë na ndajnë nga 2012-ta dhe mund të thuhet pa frikë se ishte një vit i dhunshëm, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën.
Kur përgatitëm këtë listë me disa prej krimeve më të tmerrshme apo seancave gjyqësore që kanë ndodhur këtë vit dhe tronditën mbarë opinionin publik, nuk kishim regjistruar masakrën në Newtown të SHBA-së.

Në këtë masakër të ndodhur në shkollën “Sandy Hook” në Newtown më 14 dhjetor, gjetën vdekjen 27 vjet, mes tyre 20 fëmijë.
Autori i këtyre vrasjeve ishte i riu Adam Lanza, i cili u gjend i vdekur brenda në shkollë. Ai mes viktimave, të parën që vrau ishte vetë nëna e tij.
Përveç kësaj masakre të ndodhur në dhjetor, kemi renditur edhe 10 ngjarje të tjera të sferës kriminale që tronditën botën gjatë 2012-ës.

Nr. 10 – Vritet “mbretëresha e kokainës”, Griselda Blanco
2012: 10+1 krimet që tronditën botën! 1020
njohur si “La Madrina”, Griselda Blanco u vra në moshën 70-vjeçare. Ajo ishte baronesha e kartelit të drogës në Kolumbi dhe u vra në vendin e saj të lindjes. “Karrierën” me drogë e kishte filluar në Nju Jork, në vitet ’70, bashkë me bashkëshortin e saj, të cilin e nxori nga loja më vonë.
Blanco arriti deri aty sa të kontrollonte gjithë prodhimin dhe transportin e drogës nga Kolumbia në SHBA, duke kapërcyer me zgjuarsi mafiozët dhe ndërmjetësit.
Pasuria e saj ishte shumë e madhe, ndërsa për t’u argëtuar, urdhëronte vrasje njerëzish…!
Pasi kreu një dënim 10-vjeçar në Amerikë, u depërtua për në Kolumbi në vitin 2004. Aty jetoi vitet e fundit të saj, larg drogës. Por kundërshtarët e saj nuk e harruan dhe në muajin shtator e ekzekutuan jashtë një supermarketi. E vranë ashtu siç i pëlqente asaj të vriste njerëz: me një plumb mbi motoçikletë.
Nr. 9 – Gjyqi i Drew Peterson
2012: 10+1 krimet që tronditën botën! 925
Drew Peterson ishte tip tërheqës dhe femrat e adhuronin. Ish-oficeri i policisë së Illions numëronte dy divorce, kur u njoh me gruan e tij të tretë, Kathleen Savio. Por gjashtë muaj pas divorcit të tyre, Kathleen u vra tragjikisht. Ngjarja ndodhi më 1 mars 2004, kur ajo u gjend e mbytur.
Tre vjet më vonë Peterson u martua për herë të katërt. Bashkëshortja e tij e re ishte Stacey Ann Cales, 30 vjet më e re në moshë. Por Stacey u zhduk në mënyrë të mistershme në tetor të vitit 2007 dhe kjo bëri që policia të rihapte dosjen e gruas së tij të tretë, Kathleen Savio.
Në vitin 2009, Peterson u akuzua për vrasje të ish-bashkëshortes së tij. Por seanca e fundit gjyqësore u mbajt në nëntor të këtij viti, ku Peterson u përball me dënimin 20 vjet heqje lirie. Ndërsa gjyqi i tij është shtyrë për në 10 janar 2013. Bëhet me dije se bashkëshortja e tij e katërt, Stacey Peterson, vazhdon të jetë e zhdukur…
Nr. 8 – Gjyqi i Anders Breivik
2012: 10+1 krimet që tronditën botën! 826
Anders Behring Breivik dukej se po argëtohej me procedurën e gjyqit të tij. Vrasjet e tij do të mbahen mend si një nga kasaphanat masive më të përgjakshme të historisë bashkëkohore. Por nuk do të harrohen as deklaratat e tij tejet raciste gjatë seancave gjyqësore. Por çështja kryesore në këtë gjyq nuk ishte nëse ishte i fajshëm apo jo, por a do të gjykohej si i sëmurë psikik për vrasjen e 69 njerëzve në ishullin Utoya dhe 8 të tjerëve gjatë sulmit me bomba në Oslo.
Gjykatësit, pas konsultimit me një grup psikiatrish, arritën në përfundimin se 33-vjeçari Breivik nuk vuante nga sëmundje psikike por ishte njeri i keq. Kështu, ai u dënua me 21 vjet burg.
Ndërsa gjithë bota u çudit me këtë dënim “të vogël”, Norvegjia ishte e kënaqur me këtë masë të gjykatës. Gjithsesi, drejtësia në këtë vend lë hapësirë për shtyrje të dënimit edhe pas 21 vjetësh…
Nr. 7 – Arrestimi i Kim Dotcom
2012: 10+1 krimet që tronditën botën! 731
Kim Dotcom përjetoi një nga eksperiencat që një herë në jetë mund të vijnë. Websajti i tij filesharing, Megaupload kishte plot 50 petabytes të dhëna (50.000.000.000.000.000) dhe pasuria e tij personale ishte plot 175 milion dollarë. Por këto nuk do kenë më rëndësi, në qoftë se ai do të dënohet nga drejtësia amerikane me 20 vjet burgim. Tashmë pritet që ai të ekstradohet nga Zelanda e Re me akuzat për pirati elektronike dhe shfrytëzim të paligjshëm të të drejtave të autorëve.
Gjyqi i tij i muajit gusht u shty për në mars 2013 dhe 38-vjeçari Dotcom ka paguar garanci për të qenë i lirë derisa gjykata të marrë vendimin.

Hakeri super i pasur këtu e shumë kohë po “luante” me autoritetet, derisa policia e arrestoi në janar 2012 në vilën e tij në Zelandën e Re.
Nr. 6 – Gjyqi i Jerry Sandusky
2012: 10+1 krimet që tronditën botën! 629
Verdikti i gjykatës e shpalli fajtor Jerry Sandusky për 52 çështjet për abuzim seksual të fëmijëve. Aktet monstruoze të ish-trajnerit asistent bënë që ai të dënohet me 30-60 vjet dhe mesa duket, 68-vjeçari nuk ka për të dalë më nga burgu. Ai nuk ka treguar asnjë shenjë pendimi, duke i lënë akoma më të pikëlluar prindërit e fëmijëve të mitur.
Nr. 5 – Masakra në tempullin Sikh në Wisconsin
2012: 10+1 krimet që tronditën botën! 533
Më 5 gusht, gjatë kohës që besimtarët ishin mbledhur për meshën e të dielës, Wade Michael Page hyri në vendin e adhurimit dhe hapi zjarr. Si pasojë, u vranë 6 njerëz dhe u plagosën 4 të tjerë. Dhe nëse nuk do të ndërhynte 65-vjeçari Santwat Singh Kaleka, i cili u përpoq ta çarmatoste, numri i të vrarëve do të ishte akoma më i madh. Pjesë e viktimave ishte edhe vetë Kaleka, pasi i armatosuri e ekzekutoi pa hezitim.
Gjatë operacionit policor polici Brian Murphy u qëllua me 9 plumba, ndërsa masakra përfundoi me vetëvrasjen e Page, kur pa se nuk kishte nga të arratisej.
Page mendohet të ketë lidhje me grupet neonaziste që janë shfaqur në SHBA, ndërkohë që deri më sot nuk është zbuluar asnjë motiv për vrasjet në tempullin e shenjtë.
Nr. 4 – Kanibali që hëngri fytyrën e të pastrehut
2012: 10+1 krimet që tronditën botën! 453
Bota akoma nuk e ka kuptuar përse Rudy Eugene vendosi të hante fytyrën e një njeriu, ndaj të shumtë janë ata që besojnë se brenda tij kishin hyrë demonët.
Mëngjesin e 26 Majit, Eugenes iu prish makina dhe vendosi të kthehej në shtëpinë e tij më këmbë. Meqë bënte shumë vapë, 31-vjeçari i zhveshi rribat dhe qarkullonte në rrugë krejt lakuriq! Derisa poshtë një ure pa të pastrehun 65-vjeçari Ronald Poppo. Eugene iu vërsul pa hezitim burrit fatkeq dhe filloi t’i hante fytyrën. Vetë policia e kishte të pamundur që të ndalte kanibalizmin e tij, ndaj dhe e vrau.
Më shumë se 75% e fytyrës së Poppo është shkatërruar dhe deri më sot ka bërë shumë operacione plastike. Për shkak të origjinës së Eugene nga Haiti, u propozua edhe voodoo ndërsa familja e tij nuk gjente dot kishë për të kryer shërbesën e fundit fetare.
Nr. 3 – Misteri i pazbuluar i vrasjes së Etan Patz
2012: 10+1 krimet që tronditën botën! 353
Më 25 mars 1979, një vogëlush 6-vjeçar nga Manhatan i Nju Jorkut, i quajtur Etan Patz po priste në stacion autobusin e shkollës. Ishte hera e fundit që e panë prindërit e tij. Zhdukja e vogëlushit i kishte tronditur tej mase prindërit e tij amerikanë dhe pikëpyetjet dhe dyshimet i ndoqën për vite me radhë. Etan u kthye në simbol të të gjithë fëmijëve të zhdukur në botë. Trupi pa jetë i vogëlushit nuk u gjend kurrë. Por këtë vit, pra më 2012, 51-vjeçari Pablo Hernandez deklaroi se ai ishte vrasësi i vogëlushit. Ndërgjegjja nuk e lejonte që të vazhdonte ta mbante sekret këtë krim të tmerrshëm.
Por autoritetet policore nuk mund ta marrin parasysh deklaratën e Hernandez në qoftë se nuk gjendet trupi pa jetë i fëmijës. Gjithsesi, ata përpiqen të gjejnë një mënyrë për ta gjykuar, ndërsa avokati i tij mbrojtës deklaron se klienti i tij ka probleme psikologjike.
Nr. 2 – Kasaphana e Batman
2012: 10+1 krimet që tronditën botën! 263
Më 20 korrik miliona miq të kinemasë iu drejtuan sallave për të parë premierën e re të Batman që mezi e prisnin: “The Dark Knight Rises”.
Por në Kolorado premiera e këtij filmi u lye me gjak. Studenti 24-vjeçar James Eagan Holmes, u sul në sallat multiplex të kinemasë dhe hapi zjarr ndaj njerëzve që shikonin filmin. Si rezultat, u vranë 12 njerëz dhe u plagosën 58 të tjerë.
Holmes iu dorëzua policëve pak minuta pas kasaphanës, ndërsa kishte ngritur kurth edhe në banesën e tij, ku kishte vendosur eksploziv. Më 30 korrik, Holmes u dënua për vrasje dhe tentativa vrasjesh.
Nr. 1 – Çështja e Trayvon Martin
2012: 10+1 krimet që tronditën botën! 1132
Më 29 shkurt, vrasja e 17-vjeçarit Trayvon Martin, në qytezën e Sanfordit në Florida nuk përbënte ndonjë lajm që të trondiste opinionin publik. Por, rrjetet sociale ndikuan që lajmi për vrasjen e tij të merrte dhenë dhe të renditej si kryefjalë e mediave më të njohura, pasi grindja që degjeneroi në vrasje filloi pikërisht aty. Ngatërresa e Martin me ngjyrë me Zimmerman, i bardhë me origjinë spanjolle do të bënte jehonë. Studenti i juridikut në Harvard University, Kevin Cunningham mblodhi firma që Zommerman të përjashtohej nga websajti i njohur change.org. Në këtë kampanjë u sensibilizuan shumë vetë dhe prindërit e Martin panë që ishin mbledhur plot 2 milion firma për djalin e tyre fatkeq. Presidenti Obama kishte komentuar më 23 Mars: “Nëse do të kisha djalë, do të ishte fiks si Trayvon”.
Pas debateve të ashpra mes grupeve të ndryshme sociale dhe organizmave politikë, Zimmerman u akuzua për vrasje të shkallës së dytë dhe çështja e tij do të gjykohet në vitin 2013.
/alb-observer.com/


2012: 10+1 krimet që tronditën botën! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi