- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Maqedonia do të ndihmojë ngritjen e ushtrisë kosovare
Sat 29 Dec 2012 - 15:41
“Qëndrimi jonë i përgjithshëm është se Maqedonia e përkrahë anëtarësimin e Kosovës si anëtare të barabartë në të gjitha strukturat euroatlantike. Këtë qëndrim plotësisht e mbështet edhe ministria e mbrojtjes. Ne deri tani në disa raste kemi realizuar bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës”, deklaroi për “Lajm”, ministri i mbrojtjes, Fatmir Besimi
Maqedonia e përkrah formimin e ushtrisë së re kosovare dhe me kapacitetet e saj ushtarake do të ndihmojë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të rregullt, njoftojnë për “Lajm” burime të larta Brenda Ministrisë së Mbrojtjes.
“Deri tani nuk ka pasur kontakte në këtë temë, mirëpo dihet se ne prej më herët e kemi lënë në disponim të Kosovës poligonin trajnues ushtarak Krivollak, por edhe kapacitete tjera tona ushtarake. Kemi zhvilluar raporte të shkëlqyeshme me Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe nuk ka shkak pse ky bashkëpunim nuk do të duhet të vazhdojë edhe pasi Kosova do të vendosë të themelojë ushtrinë e vet”, thonë për “Lajm” të njëjtat burime.
Ato shtojnë se në Ministrinë e Mbrojtjes të Maqedonisë i vlerësojnë si të pabaza kundërshtimet e Serbisë ndaj formimit të ushtrisë së rregullt të Kosovës, andaj hedhin poshtë mundësinë që Maqedonia të lëshojë pe para presionit eventual serb që të mos bashkëpunojë me ushtrinë kosovare.
“Madje edhe Marrëveshja e Ahtisarit është shumë e qartë se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë mandat trevjeçar, që do të thotë se pas skadimit të këtij afati, Kosova si shtet i pavarur e posedon të drejtën e plotë për të themeluar ushtrinë e vet”, theksojnë të njëjtat burime.
Ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi nuk dëshiron të shprehë qëndrim direkt lidhur me paralajmërimet për formimin e ushtrisë kosovare, duke thënë se ajo do të ishte përzierje në një çështje shtetërore e cila ekskluzivisht i takon Kosovës. Mirëpo në mënyrë indirekte konfirmon gatishmërinë e Maqedonisë dhe resorit që ai drejton për të ndihmuar në kuadër të mundësive për ngritjen e forcës ushtarake të Kosovës.
“Qëndrimi jonë i përgjithshëm është se Maqedonia e përkrahë anëtarësimin e Kosovës si anëtare të barabartë në të gjitha strukturat euroatlantike. Këtë qëndrim plotësisht e mbështet edhe ministria e mbrojtjes. Ne deri tani në disa raste kemi realizuar bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës”, deklaroi për “Lajm”, ministri Besimi.
Ndryshe minisri kosovar i mbrojtjes Agim Çeku ka thënë se Ushtria e Kosovës, e cila do të formohet në vitin 2013, do të mbledhë dhe aplikojë praktikat më të mira.
“Duke ndërtuar ushtrinë në bazë të standardeve të NATO-së, në bazë të vlerave tona dhe ushtria do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë vetëm për te sjell paqe dhe stabilitet. Është një model i cili do të përfaqësojë dhe pasqyrojë popullsinë e Kosovës. Po ashtu edhe në radhët e FSK-së ka edhe pjesëtarë të komunitetit serb dhe po ashtu edhe në pozita të larta. Ata janë të kyçur. Prandaj sot dhe gjithmonë ushtria do të jetë në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe asnjë kërcënim për sigurim”, ka thënë Çeku.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|