Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E pabesueshme! Grekët dekorojnë për heroizëm pas vdekjes dy pakistanezë! Empty E pabesueshme! Grekët dekorojnë për heroizëm pas vdekjes dy pakistanezë!

Sat 29 Dec 2012 - 21:58
Message reputation : 100% (1 vote)
E pabesueshme! Grekët dekorojnë për heroizëm pas vdekjes dy pakistanezë! Pak-300x239E pabesueshme por mëse e vërtet!
Akademia e Athinës, çmoi dhe dekoroi pas vdekjes dy pakistanezët, Hamayun Anwar 18-vjeç dhe Wakar Ahmed 32-vjeç, për aktin e Lartë të Vetë-sakrificës, pasi gjetën vdekje tragjike në tentativën e tyre për të shpëtuar një çift të moshuarish grekë që ishin izoluar në rrënojat e makinës mbi shinat e trenit!

Ngjarja: Prillin e viti 2012, në pikën e kalimit të quajtur Krioneri, një çift të moshuarish tentuan të kalonin argjinaturën e shinave të trenit me makinën e tyre, por pasi u përplas me argjinaturën makina ngeci mbi shinat e trenit. Të dy pasagjerët e makinës, u izoluan të plagosur në makinë.

Pak metra më tej, po punonin tre pakistanez të cilët nxituan menjëherë për të ndihmuar. Kështu, dy prej tyre u futën në makinë për të shpëtuar dy të moshuarit. Në atë moment mbërrin treni i linjës Selanik – Athinë, i cili udhëtonte me një shpejtësi të madhe dhe përplasi atë. Për pasojë të përplasjes së madhe makina u shndërrua në një mazë hekurishteje, duke u marrë jetën dy të moshuarve dhe dy punëtorëve nga Pakistani të cilët kishin hyrë në makinë për të shpëtuar të moshuarit.
Ndërsa pakistanezi i tretë, i cili ndodhe aty për të ndihmuar u plagos rëndë dhe u transportua në spital, ku dhe u kurua./alb-observer.com/
Duhet theksuar se është hera e parë që në një vend kaq të diskutueshëm si Greqia, që të drejtat e njeriut, e sidomos të emigrantëve shkelen në mënyrë sistematike, ku për ketë shkelje Greqia është gjobitur për të disatën herë nga Bashkimi Europian dhe nga Organizma Ndërkombëtar, që dekorohet dhe vlerësohet një akt i tillë heroizmi dhe kaq njerëzor e shumë më tepër kur ky akt është bërë nga emigrantë me ngjyrë, të cilët konsiderohen si “delja” e zezë dhe të padëshirueshëm në këtë vend.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

E pabesueshme! Grekët dekorojnë për heroizëm pas vdekjes dy pakistanezë! Empty Re: E pabesueshme! Grekët dekorojnë për heroizëm pas vdekjes dy pakistanezë!

Sat 29 Dec 2012 - 22:01
greku esht shum racist ne europe per te huajt
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi