Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

TË ZGJEDHURA PËR FUNDVITIN Empty TË ZGJEDHURA PËR FUNDVITIN

Sun 30 Dec 2012 - 14:49

Shaban Cakolli: Poezi
Publikuar më 30 dhjetor, 2012 në orën 01:33 ( Para 13 orë e 12 minutave ) Kulturë |

.

Albaniapress.com














SHEKULLI S´NA BASHKOI

U shkri një shekull
në kalendar
Shqipëri nënë e vjetër
bijët të mbetën të ndarë

Shekulli vjetrohet
po njomet gjaku
Shqipëri Nënë e dashur
ofroj djemat pranë pragu

Të parët tanë
e bënë Shqipërinë
në mes hyri mortaja
na e ndau vëllazërinë

Prandaj thirri gjithë kah janë
mos të i merr i huaj nënë këmbë
Je më e bukura në gjithë dynjanë
Gjithë shqiptarët të kanë nënë.

KRENARI E KOMBIT

M-endjendritur
E-tje kishe për Liri
T-rim kundër armikut
U-rtësi për vegjëli
SH-qiptarisht i ngritur

K-ryengritëjen
R-astësisht nuk e nise
A-shtu e kërkonte koha
S-llavia tërbuar ishte
N-uk u trembe, nuk u kërruse kurrë
I-she i pa lëkundur
Q-elitë nuk të dobësuan
I-she dhe mbete burrë

D-ashuri kishe
A-tdheun
J-asht i the sllavisë
K-y dhe është shqiptarë
O-Flamurtarë
F-orcove rininë të ngjeshej
C-ili si ti?

TË TËRBUARIT

I verbëroi magjia e zezë
Erdhën të verbër, kurrë nuk u ngopën
edhe na e bënin zap tokën
edhe na e kërkonin kokën!
Ata bijë kasapi
lakmia i kapi
të ushqeheshin me mish arbëri

Duro zemër
duro asht
të pacipët, e pa emër
i hypnin kalit mbrapsht
desh na kapërdiu
kjo bishë njeriu
se mendimi i tharbur
mëlqitë ua pat kalbur
u desh të durohen njëqindvjet
Deri sa i kalli etja e vet.

NË KËTË BOTË

Kupë qielli
e rruzull toke
sa mirë i krijove
O, Madhështia jote

Të mbretëroi drejtësia
puna, lumturia, jeta
Asgjë nuk krijove
nga urrejtëja

Po, urryesit
erdhën vet
e bënë shekullin,tërmet
më në fund
e thyan qafën e vet.

AMANET I VJETËR

Të vjetër e kemi një amanet
Dhe ky zë po thërret
Shqipëria njëqind vjet shtet
dëgjoni, or pushtet
Nëna kërkon, të bashkoi djemtë e vet
Bijët janë nda, janë shkëputur anash
Ne nuk po dëgjojmë klithma nënash
E kush ia mohon nënës fjalët
E zë mallkimi në kuvend me sllavët
Kush fjalët e nënës, i quan së koti
as nuk e don ligji, as nuk e don Zoti

Kush po kërkon kështu
të ndarë copë-copë
shqiptarët të i fus në Europë
Na hedhin pluhur syve, dritën na e bëjnë halë
Dojmë Europë të bashkuar
me shqiptarë të ndarë

Ndoshta Europa moderne
me kokën lart
Ka sikur më parë
shije të thartë
ende të bashkuar
nuk i don shqiptart

Nëna do sigurinë
Të bëjnë grusht
Rininë e Qeverinë
në Tiranë e Prishtinë
të bashkojnë shqiptarët
të e bëjnë Shqipërinë
Ashtu të bashkuar
do të jemi të fortë
Kështu do të na don
dhe zonja Europë.

QËNDRESA
(BACË ADEM DEMAQIT)

Unë jam qëndresa
me vepër e emër
jam nisur të shënoj kthesa
Armiku është kalbur në zemër.

A-tdhe janë trojet dhe njerëzit e mijë
D-eshëm dhe duam Liri
E-morët me padrejtësi
M-undës do të jeni gjithnjë

D-en baba den
E- jona ishte kjo tokë
M-ë kot korbat i bjen
A-tdheu është arma më e fortë
Q-ëndresen dot nuk na e merr
I-she dhe mbetesh, kriminel...

NJËQIND VJET SHQIPËRI SOVRANE

Stërnipat e Kastriotit
mbesat e Teutës
e bënë Shqipërinë
me majë pene, e grykë pushkës

Për Liri, kur jehoi zani
si trembi Sulltani
Veniciani

as shkja Dushani
Se kishin nderin
burrërinë, atdhedashurinë
të e bëjnë Shqipërinë

Boletini, Qemali, Gurakuqi
djemat e kësaj nëne
Dridhën diplomacitë Europiane
për të drejtën tënde

Fuqive të Mëdha
u thanë, shkurt dhe trup
nuk ka ambicje, nam as kolltuk
Shqipërinë që e humbë

Shekujt i përmbysim
në emër të kombit e zotit
të plotësojmë
porosinë e Kastriotit

Nëntori i Vlorës heroike
ngjarëje historike
me Flamurin shqiptar në dorë
mjekrrën të bardhë si borë
Ismail Qemali me krushqit dasmorë
Pavarësisë i dha kurorë

Shqipëri është kjo tokë Kastrioti
në te jetojnë shqiptarët
mbi te është
veq Zoti

Rrojmë me dinjitet kombëtar
lindim dhe vdesim shqiptar
me vullnet të çelikt
këtu edhe Zoti flet shqip

E fjalët e Isës
i zoton brezëria
Ne jemi mirë
Kur është mirë Shqipëria!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi